LISTA E KUQE KOMBËTARE NË MAQEDONINË E VERIUT

Gjarpri ujit

Natrix tessellata

Македонски

Змија рибарка

English

Dice snake

Përsëri në përmbledhjen e specieve
<< I mëparshëm – Shigjeta hollë
Gjarpri ujit – Në vijim >>

Nuk është I

Vlerësuar

Të dhëna të

pamjaftueshme

Më pak I

rrezikuar

AFËR

RREZIKIMIT

I prekshëm

I rrezikuar

Kritikisht i

rrezikuar

I zhdukur në

natyrën e egër

I zhdukur

NE DD LC NT VU EN CR EW EX
Taksonomia
Informacioni i vlerësimit
Popullata
Habitatet dhe ekologjia
Kërcënimet
Përdorimi dhe tregtia
Ruajtja
Bibliography

Taksonomia

Emër shkencor

Natrix tessellata

Autoritet

(Laurenti, 1768)

Sinonimet

Coluber gabinus Metaxa, 1823; Coluber hydrus Pallas, 1771; Coluber penttatus Menetries, 1832; Coluber ponticus Guldenstadt, 1811; Coronella tessellata Laurenti, 1768; Tropidonotus elaphoides Brandt, 1838; Tropidonotus tessellatus (Laurenti, 1768)

Informacioni i vlerësimit

IUCN Red List Category and Criteria

NT, B2b(ii,iii)

Data e vlerësimit

Nëntor 2019

Vlerësuesi(t)

Sterijovski, B.

Arsovski, D.

Rishikuesi(t)

Tomović, L.

Kontribuesi(t)

/

Lehtësuesit/Hartuesit

Hofman, M.P.G.

Arsyetimi i vlersimit

Pavarësisht së shpërndarjës të gjërë (shtrirja e shfaqjes [EOO] = 22.632km2), dieta e Gjarpërit të ujit e cila perbëhet pothuajse ekskluzivisht nga peshku (dhe nganjëherë amfibë, Weiperth dhe bashkëpunëtorët 2014) ka kufizuar zonën e tij të banimit (AOO; 452km2) në afërsi të ekosistemeve të ujërave të ëmbla. Preja e tij mund të shfaq luhatje të përgjithshme të mëdha në madhësinë e popullsisë për shkak të përgjigjeve të shpejta ndaj kërcënimeve (p.sh. anoksi e shkaktuar nga mbingarkesa dhe hipertrofikimi), duke sjellë një përsosmëri në luhatje ekstreme në AOO dhe numrin e vendndodhjeve të Gjarpërit të ujit, si dhe zvogëlimeve në AOO dhe EOO. Dobësia e ekosistemeve të ujërave të ëmbla ndaj kërcënimeve si mini hidrocentralet dhe ndotja (Agasyan dhe bashkëpunëtorët 2009) përforcojnë këto nocione dhe sugjerojnë kategorinë e Rrezikuar. Sidoqoftë, atje ku është i pranishëm Gjarpëri i ujit duket e zakonshme, dhe në mungesë të studimeve të kryera mbi popullatën, përfundimi i luhatjeve në AOO dhe numri i vendeve mund të mos jetë i vërtetë. Për veç kësaj, AOO e tij është në skaj të kategorisë EN dhe ka shumë të ngjarë që të jetë një nënvlerësim duke marrë parasysh që speciet shpërndahen në të gjithë vendin. Përfundimisht, duke pasur parasysh gjithë këtë dhe faktin që speciet mund të gjenden në të gjitha vendet fqinje nga ku ka shumë gjasa që të arrijnë në Maqedoninë e Veriut përmes pellgjeve të përbashkëta, në rang kombëtar kategoriaGjarpëri i ujit u ul dy vende, duke u radhitur në kategorinë Afër Kërcënimit. Global: LC; Europe: LC.

Popullata

Trendi i popullatës aktuale

Në rënie

Përshkrim

Në Maqedoninë e Veriut madhësia e popullsisë nuk është percaktuar me saktësi. Ku është i pranishëm, eshtë në dukje mjaft të zakonshme. Për shembull, popullsia ishullore e ishullit Golem Grad ka 500 individë për hektar (Ajtić dhe bashkëpunëtorët, 2013), që ka ngjarje të jetë pasojë e një burimi ushqimi jashtëzakonisht të bollshëm dhe një lokaliteti që është nën mbrojtje të rreptë.

Habitatet dhe ekologjia

Sistemet

Ujëra të ëmbla, tokësore (= ujërat e brendshme)

Habitatet dhe ekologjia

Shumë ujorë, gati gjithmonë gjenden afër ose në trupat e ujit. Ka tendencë të zërë trupa më të mëdhenj uji kur bashkëjeton me gjarprin e ujit (Speybroeck dhe bashkëpunëtorët 2016). Gjarpëri i ujit pre kryesisht në peshk (për Maqedoninë e Veriut shih Ajtić dhe bashkëpunëtorët 2013; Speybroeck dhe bashkëpunëtorët, 2016; Weiperth dhe bashkëpunëtorët 2014) dhe vë një tufë midis pesë dhe 37 vezë (Agasyan dhe bashkëpunëtorët 2009). Në Maqedoninë e Veriut, të dhënat e detajuara të historisë së jetës vijnë vetëm nga popullata e ishullit Golem Grad (Ajtić dhe bashkëpunëtorët, 2013), e cila mund të mos zbatohet për pjesën tjetër të vendit. Gjarpërinjtë janë aktivë për gjashtë deri në shtatë muaj të vitit (Prill-Tetor). Të rriturit përbëjnë pjesën më të madhe të popullsisë (88%) dhe dimorfizmi në madhësi seksuale (femrat më të mëdha) është i dukshëm. Miftëzimi ndodh nga prilli deri në mes të majit dhe në korrik femrat vënë më pak vezë. Klloçitja vërrehet në fund të gushtit dhe fillimit të shtatorit.

Përdorimi dhe tregtia

Përdorimi dhe tregtia

Nganjëherë vërehen individe të kapur nga hobiistët dhe të shpërndarë brenda komunitetit hobiist. Në një rast, një ekzemplar ishte ekspozuar në një dyqan manar në Shkup, ku ishte në shitje si nepërkë (Vipera berus).

Kërcënimet

Kërcënimet

Për shkak të dietës me peshk, gjarpërinjtë e ujtit shpesh bien viktima të rrjetave të peshkimit, ku ata lehtë ngatërohen dhe mbyten (Sterjovski dhe bashkëpunëtorët 2011). Speciet janë të kërcënuara nga humbja ose modifikimi i habitatit të ligatinës në pjesë të gamës së tij, për shembull përmes kanalizimit të lumenjve dhe zhvillimit të bregut të liqenit (Agasyan dhe bashkëpunëtorët 2009).Siç është rasti me të gjitha speciet e gjarprit në Maqedoninë e Veriut, ai shpesh persekutohet nga njerëzit, por jo aq intensivisht sa shumica e gjarpërinjve helmuëse. Kërcënimi më i madh për këtë specie janë tokat e të gjuetisë të tyre, me degradimin e trupave të ujit nga hipertrofikimi (nga ndotja e madhe e përrenjve, liqeneve dhe lumenjve, në shkallë vendi, në mungesë virtuale të funksionimit të strukturave të trajtimit të ujit) që mund të shkaktojnë anoxia e ndjekur nga incidente masive të vdekjes së peshkut, si dhe nga ndërtimi i mini hidrocentraleve. Për më tepër, burimi i tyre i ushqimit të peshkut po varfërohet vazhdimisht përmes peshkimit të tepërt (vëzhgime personale dhe dëshmitë e peshkatarëve rreth Liqenit të Prespës).

Ruajtja

Ruajtja

Është shenuar në Shtojcën II të Konventës së Bernit dhe Shtojca IV nga Direktiva e Habtateve e BE-së. Në shkallë vendi, është në listën e specieve të egra të mbrojtura.

Aksioni kombëtar për “parandalimin e humbjes, degradimit dhe copëzimit të habitateve natyrore me rëndësi kombëtare dhe ndërkombëtare” nga “Strategjia Nacionale për Biodiversitet me Plan Veprim i Republikës së Maqedonisë” (Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësonor, 2018) i jep përparësi veprimeve të mëposhtme:

o   10.4 Mbrojtja dhe restaurimi i habitateve / ligatinave dhe habitateve të kënetës

o   10.4.1 Identifikimi i kënetave / ligatinave më të prekura të ultësirës dhe përgatitja e planeve të veprimit për ruajtjen e tyre

o   10.4.2 Identifikimi i kënetave / ligatinave më të prekura në lartësi të larta dhe përgatitja e planeve të veprimit për ruajtjen e tyre

o   10.4.3 DHartimi i një plani dhe zbatimi i aktiviteteve për parandalimin e degradimit të kënetës dhe ligatinave për shkak të intensifikimit të bujqësisë, ujitjes, rezervimit të peshkut dhe aktiviteteve të tjera të sektorëve ekonomikë

o   10.4.4 Zbatimi i pilot masave për restaurimin e ligatinave.

Bibliografia

Bibliografia

Sillero, N., Campos, J., Bonardi, A., Corti, C., Creemers, R., Crochet, P.-A., Crnobrnja-Isailović, J., Denoël, M., Ficetola, G.F., Gonçalves, J., Kuzmin, S., Lymberakis, P., de Pous, P., Rodríguez, A., Sindaco, R., Speybroeck, J., Toxopeus, B., Vieites, D.R., Vences, M. 2014. Updated distribution and biogeography of amphibians and reptiles of Europe. .p 1-31.

Ajtić, R., Tomović, L., Sterijovski, B., Crnobrnja-Isailović, J., Djordjević, S., Djurakić, M., Golubović, A., Simović, A., Arsovski, D., Andjelković, M., Krstić, M., Šukalo, G., Gvozdenović, S., Aïdam, A., Michel, C.L., Ballouard, J.M., Bonnet, X. 2013. Unexpected life history traits in a very dense population of dice snakes. .p 350- 358.

Micevski, B. 2015. Report of Biodiversity conditions of amphibians and reptiles of Ograzden Mt. 2014-2015. Skopje . .p/.

Uzunova, D., Kitanova, D., Spirovska, M., Hristovski, S. 2015. Integral Report for the Project implementation. Final report of the project “Ecological data gap analysis and ecological sensitivity map development for the Bregalnica river watershed” . Skopje . .p/.

Pharmachem .2018. The Study on Biological Diversity in the Area of Sasa Mine – Makedonska Kamenica. Pharmachem Skopje Skopje . .p/.

Sterijovski, B., Tomović, L., Ajtić, R. 2014. Contribution to the knowledge of the Reptile fauna and diversity in FYR of Macedonia. .p 83–92.

Uhrin et al. 2016. Distribution updates to amphibian and reptile fauna for the Republic of Macedonia. .p 201-220.

Ministry of environment and physical planning. 2018. National biodiversity strategy and action plan : for the period 2018 – 2023. Ministry of environment and physical planning. Skopje. .p 183.

Speybroeck, J. Beuckema, W., Bok, B., Voort, J.V.D. 2016. Field Guide to the Amphibians and Reptiles. Bloomsbury Publishing Plc London . .p/.

Sterijovski, B., Ajtić, R., Tomović, Lj., Djordjević, S., Djurakić, M., Golubović, A., Crnobrnja-Isailović, J., Ballouard, J.-M., Desmonts, D., Groumpf, F., Bonnet, X. 2011. Natrix tessellata on Golem Grad, FYR of Macedonia: a Natural Fortress Shelters a Prosperous Snake Population. .p 298-301.

Agasyan, A., Avci, A., Tuniyev, B., Crnobrnja-Isailović, J., Lymberakis, P., Andrén, C., Cogalniceanu, D., Wilkinson, J., Ananjeva, N., Üzüm, N., Orlov, N., Podloucky, R., Tuniyev, S., Kaya, U., Ajtić, R., Vogrin, M., Corti, C., Pérez Mellado, V., Sá-Sousa, P., Cheylan, M., Pleguezuelos, J., Baha El Din, S., Konrad Nettmann, H., De Haan, C.C., Sterijovski, B., Schmidt, B., Meyer S. 2009. Natrix tessellata. The IUCN Red List of Threatened Species 2009 . .p/.

Weiperth, A., Potyó, I., Puky, M. 2014. Diet Composition of the Dice Snake (Natrix tessellata Laurenti, 1768) (Reptilia: Colubridae) in the Danube River Catchment Area. .p 51-56.

Gasc, J-P., Cabela, A., Crnobrnja-Isailović, J., Dolmen, D., Grossenbacher, K., Haffner, P., Lescure, J., Martens, H., Martinez-Rica, J.P., Maurin, H., Oliveira, M.L., Sofianidou, T.S., Veith, M., Zuiderwijk, A. 1997 Atlas of Amphibians and Reptiles in Europe Societas Europaea Herpetologica & Museum Nationall d’ Histoire Naturelle (IEGB/SPN). Paris. .p 496.