LISTA E KUQE KOMBËTARE NË MAQEDONINË E VERIUT
PROCESI I VLERËSIMIT
Kategoritë dhe kriteret e listës së kuqe të IUCN
Lista e Kuqe e IUCN rendit speciet sipas rrezikut të tyre të vlerësuar të zhdukjes. Në Listat e Kuqe Kombëtare ose Rajonale, specieve u caktohet një nga njëmbëdhjetë Kategoritë e kërcënimit (shiko Tabelën 1 dhe here). Këto kategori tregojnë statusin e ruajtjes së specieve, me ç’rast speciet që kategorizohen si të rrezikuara në mënyrë kritike, të rrezikuara ose të prekshme konsiderohen të jenë specie tëkërcënuara, d.m.th zhdukja e tyre është e menjëhershme.
Tabela 1. Përkufizimi i Kategorive të Listave të Kuqe të IUCN
Kategoria | Sqarim |
E ZHDUKUR (EZH) | Një takson është i zhdukur kur, pas anketimeve shteruese, nuk ka asnjë dyshim të arsyeshëm se individi i fundit është zhdukur. |
ZHDUKJE NË NATYRË (ZHN) | Një takson është i zhdukur në natyrë kur, pas anketimeve shteruese, dihet vetëm të mbijetojë në kultivim, i kapur ose si popullata e natyralizuar shumë larg sferës së mëparshme. |
ZHDUKJE RAJONALE (ZHR) | Një takson është i zhdukur në rajon kur është në zhdukje brenda rajonit por ekziston në pjesë të tjera të botës. |
I RREZIKUAR NË MËNYRË KRITIKE (RRK) | Një takson rrezikohet në mënyrë kritike kur provat më të mira të disponueshme tregojnë se ai po përballet me një rrezik jashtëzakonisht të lartë të zhdukjes në natyrë, bazuar në atë që plotëson cilindo nga kriteret A deri E për I Rrezikuar në Mënyrë Kritike. |
E RREZIKUAR (RR) | Një takson është I Rrezikuar kur provat më të mira të disponueshme tregojnë se ai po përballet me rrezik shumë të lartë të zhdukjes në natyrë, bazuar në atë që plotëson cilindo nga kriteret A deri E për “I Rrezikuar”. |
E PREKSHME (PR) | Një takson është I Prekshëm kur provat më të mira të disponueshme tregojnë se ai po përballet me rrezik të lartë të zhdukjes në natyrë, bazuar në atë që plotëson cilindo nga kriteret A deri E për “I Prekshëm”. |
GATI I KËRCËNUAR (GK) | Një takson është Gati i Kërcënuar kur është vlerësuar në krah të kritereve, por nuk kualifikohet si I Rrezikuar në Mënyrë Kritike, I Rrezikuar ose I Prekshëm tani, por është afër kualifikimit ose ka gjasa të kualifikohet si kategori e kërcënuar në të ardhmen e afërt. |
I SHQETËSIMIT MË TË VOGËL (SHV) | Një takson është I Shqetësimit më të Vogël kur është vlerësuar në krahasim me kriteret dhe nuk kualifikohet si I Rrezikuar në mënyrë kritike, I Rrezikuar, I Prekshëm ose Gati i Kërcënuar. Taksonet e përhapura dhe të bollshme përfshihen në këtë kategori. |
MUNGESË TË DHËNASH (MDH) | Një takson është me Mungesë të Dhënash kur ka informacion të papërshtatshëm për të bërë vlerësim të drejtpërdrejtë, ose indirekt të rrezikut të tij të zhdukjes bazuar në shpërndarjen e tij dhe / ose statusin e popullatës. |
I PA VLERËSUAR (PV) | Një takson është I Pa Vlerësuar kur akoma nuk është vlerësuar në krahasim me kriteret. |
I PAZBATUESHËM (PZ) | Një takson mund të kategorizohet si I Pazbatueshëm në një numër rastesh: taksonet e përhapura që shfaqen në një numër shumë të ulët në rajon, taksonet që shfaqen vetëm në popullatat e kapura, speciet pushtuese ose endacake. |
Indeksi i Listës së Kuqe
Për të vlerësuar statusin e ruajtjes së specieve, Lista e Kuqe e IUCN përdor një grup prej pesë kritereve (A-E) në lidhje me numrin e popullatës, gamën gjeografike dhe shkallën e rënies që janë të zbatueshme në të gjithë gamën taksonomike të specieve (shih Katrorin 1, dhe për më shumë detaje here). Kriteret janë zhvilluar për vlerësimin sasior të rrezikut të zhdukjes, por lejojnë që disa nivele të paqartësisë të llogariten në procesin e vlerësimit. Aplikimi i sistemit mbi një specie përfundimisht jep përmbledhje objektive, gjithëpërfshirëse të statusit të saj të ruajtjes.
Katrori 1 – Kriteret e listës së kuqe të IUCN |
---|
Kriteri A vlerëson nëse ka ndodhur ulje në madhësinë e popullatës prej 30% ose më shumë gjatë 3 brezave ose 10 viteve (cilado që është më e gjatë). Ulja mund të matet nga çdo pikë në të kaluarën deri në çdo pikë në të ardhmen, në varësi të të dhënave në dispozicion dhe mund të konkludohet nga të dhënat e habitatit ose shfrytëzimit. Sa më e madhe të jetë ulja, aq më e lartë do të jetë kategoria e kërcënimit. |
Kriteri B vlerëson nëse shpërndarja gjeografike e specieve është e vogël dhe / ose e copëzuar, duke marrë parasysh çdo rënie të vazhdueshme në shpërndarje, madhësinë e popullatës ose shtrirjen e habitatit dhe / ose cilësinë. |
Kriteri C kërkon që numri i popullatës së specieve të jetë e vogël që nga fillimi, dhe të marrë parasysh rënien e vazhdueshme, si dhe përhapjen e individëve mbi nën-popullatat. |
Kriteri D ipërdoret për vlerësimin e specieve që kanë një numër jashtëzakonisht të vogël të popullatës (p.sh. 1.000 individë në të gjithë botën), dhe zakonisht kanë shpërndarje gjeografike shumë të kufizuar. |
Kriteri E përdor analizë sasiore të rrezikut nga zhdukja e një specie. Sa më i lartë të jetë probabiliteti që speciet të zhduken brenda sferës së caktuar, aq më e lartë do të jetë kategoria e saj e kërcënimit. |
Vlerësimet kombëtare
Në ndryshim nga vlerësimet globale, vlerësimet rajonale ose kombëtare duhet të japin llogari për popullatën fqinje dhe taksonat jo-rezidente. Ka disa udhëzime shtesë të përcaktuara nga IUCN për vlerësime të tilla. Statusi i ruajtjes së një specieje brenda një vendi ose rajoni mund të ndryshojë nga statusi i tij global i Listës së Kuqe, sepse rreziku i zhdukjes nuk është i njëjtë në të gjithë llojin e specieve. Sidoqoftë, kur një specie është endemike për vendin, vlerësimi i saj kombëtar do ta përcaktojë statusin e saj të ruajtjes globale.
Procesi i Listës së Kuqe Kombëtare
Vlerësimet e Listës së Kuqe bazuar në metodologjinë e IUCN duhet të ndjekin praktikën e duhur shkencore dhe t’i nënshtrohen rishikimit nga kolegët. Kjo është e vërtetë për vlerësimet globale si dhe për vlerësimet kombëtare. Një proces tipik i vlerësimit të Listës së Kuqe të IUCN-së në përgjithësi përbëhet nga një numër hapash:
- Para-vlerësimi: Përpilohet përmbledhje e të gjithë informacionit në dispozicion në mbarë vendin për speciet që duhen vlerësuar.
- Vlerësimi: informacioni përdoret për të vlerësuar rrezikun e zhdukjes së specieve sipas Kritereve të IUCN dhe për të caktuar Kategorinë përkatëse. Procesi i vlerësimit është i dokumentuar plotësisht, në mënyrë që vendimet dhe supozimet të mund të vlerësohen gjatë procesit të rishikimit.
- Rishikimi dhe kontrolli i qëndrueshmërisë: Vlerësimi kontrollohet nga rishikuesit e pavarur për zbatimin e duhur të kritereve, zbatimin e duhur të standardeve shkencore dhe interpretimin e vazhdueshëm të termave dhe përkufizimeve të Listës së Kuqe.
- Publikimi: Ueb faqja e Listës së Kuqe përditësohet në intervalet e paracaktuara dhe çdo vlerësim i ri do të publikohet gjatë përditësimit të ardhshëm.
Informacioni përkrahës – Vlerësimet e Listës së Kuqe duhet të dokumentohen gjerësisht dhe të kërkojnë informacion përshkrues si dhe sasior. Vetë Kriteret e Listës së Kuqe të IUCN janë të natyrës sasiore dhe çdo kriter varet nga një ose më shumë lloje specifike të të dhënave.
Katroi 4 – Informacion mbështetës i kërkuar për vlerësimin e Listës së Kuqe të IUCN
Informacioni i kërkuar | Qëllimi |
1. Emri shkencor | Për të identifikuar, cili takson është duke u vlerësuar |
2. Detaje më të larta të taksonomisë | |
3. Autoriteti taksonomik | |
4. Kategoria dhe kriteret e listës së kuqe të IUCN | Për të identifikuar dhe justifikuar statusin aktual të taksonit Për të lejuar analizat themelore |
5. Arsyetimi për vlerësimin e Listës së Kuqe | |
6. Të dhëna që tregojnë se Kriteret e Listës së Kuqe janë përmbushur | |
7. Fushat e paraqitjes | |
8. Të dhënat e shpërndarjes me referencë gjeografike | |
9. Drejtimi i trendit të popullatës | |
10. Ekosistemet | |
11. Habitat i përshtatshëm i përdorur | |
12. Bibliografia | Siguron të gjitha burimet e të dhënave dhe informacioneve të përdorura |
13. Detaje për vlerësuesit dhe recensentët | Të pranojmë të gjithë të përfshirët
Të demonstrohet përshtatshmëria e procesit të vlerësimit dhe rishikimit |
Menaxhimi i të dhënave – FPas vlerësimeve të Listës së Kuqe, Kategoritë dhe Kriteret e caktuara nga të gjitha vlerësimet, si dhe dokumentacioni i plotë i tyre në mënyrë ideale ruhen në një bazë të dhënash që mund të përditësohet sipas nevojës. Aktualisht, vlerësimet e Listës së Kuqe Kombëtare janë ruajtur dhe menaxhuar në IUCN-në globale Shërbimi i Informacionit për Speciet (SHIS). Informacioni nxirret nga SIS dhe paraqitet në këtë ueb faqe.
Rolet në procesin e Listës së Kuqe – Ndërkohë që kornizë por vendoset një kornizë ligjore për Listën e Kuqe Kombëtare në Maqedoninë e Veriut, momentalisht mungon kornizë për planifikimin dhe zbatimin e vlerësimeve të Listës së Kuqe, p.sh. Komision Drejtues për Listën e Kuqe. Për të kryer vlerësime individuale të specieve në praktikë, nevojiten tre lloje të përfshirjes: kontribuesit, vlerësuesit dhe rishikuesit. Kontribuesit janë persona ose institucione kombëtare që japin të dhëna, por nuk janë të përfshirë në kryerjen e vlerësimit aktual. Vlerësuesit zakonisht janë ekspertë kombëtar për grupe të caktuara taksonomike që kryejnë vlerësimet, dhe zakonisht sigurojnë së paku një pjesë të të dhënave. Në mënyrë ideale, vlerësuesit trajnohen nga IUCN për të zbatuar si duhet Kategoritë dhe kriteret e Listës së kuqe të IUCN, në nivelin kombëtar. Rishikuesit preferohen të jenë ekspertë të specieve, për të cilët ata shqyrtojnë vlerësimin, por me rëndësi parësore është të jenë të njoftuar me metodologjinë e Listës së Kuqe të IUCN.
IUCN ECARO është përfshirë në fazën e parë të Listës së Kuqe Kombëtare si një komision drejtues surrogat, në mënyrë që të sigurojë udhëzime dhe trajnime gjatë gjithë procesit. Ka prodhuar një “Listat Kombëtare të Kuqe për Ruajtjen e Specieve në Maqedoninë e Veriut“, dhe ka zhvilluar punëtori trajnuese 4-ditore të Vlerësuesve të Listës së Kuqe në Shkup në Prill 2018. Tridhjetë e pesë ekspertë nga OJQ-të, universitetet, sektori privat dhe qeveria në Maqedoninë e Veriut, Bosnje-Hercegovinë dhe Kroaci morën pjesë në punëtori, duke mbështetur shkëmbimin e përvojës së listës së kuqe nga i gjithë rajoni. Me përdorimin e ligjëratave, detyrave për punë në grup dhe testet e njohurive, punëtoria u dha pjesëmarrësve një kuptim të thelluar të procesit të vlerësimit të rrezikut të zhdukjes së specieve, mbulimin e kërkesave të të dhënave, metodologjinë e vlerësimeve, mjetet në dispozicion, përfaqësimin hapësinor dhe opsionet e menaxhimit të të dhënave. Është mbajtur seancë diskutimi mbi mënyrën se si informacionet e fituara rishtazi mund të përdoren për të udhëhequr procesin kombëtar të listës së kuqe në vendin ku është mbajtur, duke formuar bazë për stimulim të procesit të mëtutjeshëm. IUCN mbetet në dispozicion për t’u përfshirë në përpjekjet e ardhshme.