LISTA E KUQE KOMBËTARE NË MAQEDONINË E VERIUT

Bretkosa hudhërore siriane

Pelobates syriacus

Македонски

Лукова жаба

English

Eastern spadefoot

Përsëri në përmbledhjen e specieve
<< I mëparshëm – Bretkosa liqenore
Tritoni i alpeve – Në vijim >>
Nuk është I

Vlerësuar

Të dhëna të

pamjaftueshme

Më pak I

rrezikuar

Afër

rrezikimit

I PREKSHËM I rrezikuar Kritikisht i

rrezikuar

I zhdukur në

natyrën e egër

I zhdukur
NE DD LC NT VU EN CR EW EX
Taksonomia
Informacioni i vlerësimit
Popullata
Habitatet dhe ekologjia
Kërcënimet
Përdorimi dhe tregtia
Ruajtja
Bibliography

Taksonomia

Emër shkencor

Pelobates syriacus

Autoritet

Boettger, 1889

Sinonimet

Pelobates transcaucasicus Delwig, 1928

Informacioni i vlerësimit

IUCN Red List Category and Criteria

VU – I prekshëm, B2ab(i,ii,iii,iv)c(ii,iii,iv)

Data e vlerësimit

Nëntor 2019

Vlerësuesi(t)

Bogoljub Sterijovski

Dragan Arsovski

Rishikuesi(t)

Crnobrnja-Isailović, J.

Kontribuesi(t)

/

Lehtësuesit/Hartuesit

Hofman, M.P.G.

Arsyetimi i vlersimit

Humbja e vendbanimeve ka shkaktuar zvogëlimin e zonës të banimit (ZB = 244 km²), si dhe luhatjet në këtë parameter për shkak të zhdukjes sporadike të qendrave të tyre të riprodhimit gjatë sezonit të shumimit (në veçanti evident në moçalin e Monospitovës, zonat bregliqenore të liqenit të Prespës, si dhe reth Çeshino-Obleshevës, Koçanit dhe Vinicës).
Humbja e vendbanimeve ka shkaktuar zvogëlimin e zonës të banimit (ZB = 244 km², që përmbush pragun e EN për kriterin B2), si dhe luhatjet në këtë parameter për shkak të zhdukjes sporadike të qendrave të tyre të riprodhimit gjatë sezonit të shumimit (në veçanti evident në moçalin e Monospitovës, zonat bregliqenore të liqenit të Prespës, si dhe reth Çeshino-Obleshevës, Koçanit dheVinicës).
Për shkak të thatësirës dhe zhvendosjes të vendbanimit të shkaktuar nga ndryshimi klimatik, rëniet në vazhdimësi dhe luhatjet ektreme janë vëzhguar në zonën e banimit dhe cilësinë e vendbanimit, numrit të lokacioneve. Kjo ka kontribuar në fragmentimin e rëndë të popullacioneve brenda shtetit. Sidoqoftë, ky lloj është i përhapur gjërësisht në nivel nacional (shkalla e paraqitjes = 15.892 km²) dhe efektet e shpëtimit rajonal mund të ndihmojnë popullacionet nacionale, dhe kështu është vlerësuar si e ndjeshme. Global: LC; Europe: LC.

Popullata

Trendi i popullatës aktuale

Në rënie

Përshkrim

Ky lloj konsiderohet i zakonshëm në vendbanime të përshtatshme në Maqedoninë e Veriut. Sidoqoftë, studimet paraprake të monitorimit tregojnë për një trend në rënie të popullacioneve, në nivel nacional (të dhëna të pa publikuara) dhe një fragmentim të mundshëm.

Habitatet dhe ekologjia

Sistemet

Ujëra të ëmbla, tokësore, (= ujërat e brendshme)

Habitatet dhe ekologjia

Vendbanimet e banuara tokësore janë në përgjithësi toka të hapura të pakultivuara dhe të kultivuara, siç janë pyjet e lehta, stepet (dhe vendbanimet e ngjajshme me stepet), gjysëm-shkretëtirat dhe zonat gurore. Sa i përket preferencës të tokës, të banuarit jo vetëm në toka të buta të përshtatshme për një jetë fosforale (edhe pse ata preferohen), por gjithashtu toka të ngurta, gurore, veçanërsht balta të shkrifëta me guralecë. Mund të paraqitet edhe në zona pak të modifikuara, duke përfshirë zona me kullota intensive. Është kryesisht një lloj nate dhe kështu zakonisht gjendet në netët në afërsi të sistemeve ujore. Dieta e preferuar përbëhet nga molusqet, merimangat dhe artropodët tjerë të vegjël. Mund të gërmojë strofullën e tij por gjithashtu shfrytëzon vrima nga brejtësit apo fshihet nën gurë. Spea bombifronsi lindor është aktiv nga fillimi i marsit në pjesët jugore dhe mesi i marsit në pjesët jugperëndimore deri në fillim të tetorit. Riprodhimi fillon në fillim të prillit në pjesët jugore dhe mes të prillit në pjesët juglindore. Kanalet me ujë dhe pellgjet janë lokacionet e preferuara për riprodhim kur reth disa mijëra vezë mund të vendosen në vija të materialit xhelatinoz që mund të jetë 1 metër i gjatë. Vendet e farës respektivisht të lindjes përfshijnë ujëra që janë përkohësisht të ndenjur; trupa ujor lumor apo liqenor dhe pishina të mëdha të përhershme.

Përdorimi dhe tregtia

Përdorimi dhe tregtia

Nuk ka shfrytëzim apo shitje të konfirmuar të këtyre llojeve në Maqedoninë e Veriut.

Kërcënimet

Kërcënimet

ASipas Sterijovskit (2014) modifikimi dhe fragmentimi i vendbanimeve, sidomos në qendrat e riprodhimit, ka qënë një kërcënim serioz që mbetet edhe sot. Në përgjithësi kërcënohet nga humbja e vendbanimeve përmes kullimit apo humbjes të ligatinave të shumimit dhe konverzionit të tokës për shfrytëzim bujqësor dhe industrial. Kjo është në veçanti e vërtetë për rajonin e Strumicës, Koçanit dhe Prespës. Popullacionet e fragmentuara ndaj zhdukjes përmes luhatjeve të popullacioneve, sidomos brenda peizazheve të thata.

Ndryshimet klimatike mund të rrezikojnë refugiat e llojeve siç janë gryka e Taorit, dhe rajoni i Ohrit-Prespës (Ministria e mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor, 2003b). Ndryshimi klimatik mund të shkaktojë ndryshime në zonën e banimit, veçanërisht në pjesët më të ngrohta të përhapjes të tij në juglindje të vendit (psh. në rajonin e Radovishit, Strumicës dhe Dojranit).

Kërcënimet e këpurdhave që shkaktuan Batrachochytrium dendrobatidis dhe Batrachochytrium salamandrivorans janë zbuluar së voni në Gadishullin Ballkanik. Kjo shkakton te ujëtokësorët sëmundjen e njohur si Chytridiomycosis (Whittaker and Vredenburg, 2016). Studimet kanë treguar se ndryshimet klimatike lehtësojnë përhapjen e kësaj sëmundjeje (Pounds, A. 2006), dhe shkencëtarët kanë sygjeruar se pesticidet mund të pengojnë mbrojtjen e imunitetit të lindur, dhe të rrisin ndjeshmërinë ndaj kësaj sëmundjeje (Davidson et al. 2007). Kjo kërkon masa urgjente parandaluese, kryesisht në formë të monitorimit, me qëllim që shenjat fillestare të këpurdhave në Maqedoninë e Veriut të kapen në kohë dhe të vendosen në karantinë.

Ruajtja

Ruajtja

Ky lloj është radhitur në Shtojcën II të Konventës të Bernës dhe në Aneksin IV të Direktivës të BE-së për peshq dhe vendbanime. Mbrohet nga legjislacioni nacional sepse është në listën e llojeve të egra të mbrojtura të Maqedonisë të Veriut (Gazeta Zyrtare Nr.139. 2011). Nevojitet menaxhimi i duhur i vendbanimeve për të mirëmbajtur ligatinat dhe për të parandaluar suksesionin në shkurre dhe toka pyjore. Variacionet e karakterisitikave të historisë jetësore duhet monitorohen kundrejt variaconeve në kërcënim dhe presion.

Sipas “Strategjisë nacionale për biodiversitet me plan veprim” (Ministria e mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor,2018) kënetat e sidomos kënetat e lartësisë të lartë ndikohen nga degradimi si rezultat i konverzionit të tokës për shkak të intensifikimit të bujqësisë, mungesës të furnizimit me ujë, ujitjes, popullimit të peshqve, mungesës të trajtimit të ujërave të zeza dhe aktivitetet ndërtimore. Nevojiten urgjentisht planet e veprimit pët ruajtjen e qëndrave të riprodhimit të këtyre bretkosave dmth ligatinave.

Veprimi nacional për të “parandaluar humbjet, degradimin dhe fragmentimin e vendbanimeve natyrore të rëndësisë nacionale dhe ndërkombëtare” prioritizon këto veprime (Strategjia nacionale për shumëllojshmërinë biologjike dhe plani i veprimit, 2018):

o   10.4 Mbrojtja dhe restaurimi i vendbanimeve kënetore/ligatinat dhe vendbanimet ripariane

o   10.4.1 Identifikimi kënetave ultësinore më të ndikuara/ligatinat dhe përgatitja e planeve të veprimit për ruajtjen e tyre

o   10.4.2 Identifikimi i kënetave më të ndikuara të lartësisë të lartë/ligatinat dhe përgatitja e planeve të veprimit për ruajtjen e tyre

o   10.4.3 Hartimi i planit dhe realizimi i aktiviteteve për parandalimin e degradimit të kënetave dhe ligatinave për shkak të intesifikimit të bujqësisë, ujitjes, popullimit të peshqve dhe aktivitet tjera të sektorëve ekonomik

o   10.4.4 Realizimi i pilot masave për restaurimin e ligatinave.

Bibliografia

Bibliografia

Sidorovska, V., Ljubisavljevic, K., Dzukic, G. and Kalezic, M.L. 2002 Tadpole morphology of two spadefoot toads (Pelobates fuscus and P. syriacus) (Amphibia, Anura, Pelobatidae) . p. 183-191.

Sillero, N., Campos, J., Bonardi, A., Corti, C., Creemers, R., Crochet, P.-A., Crnobrnja-Isailović, J., Denoël, M., Ficetola, G.F., Gonçalves, J., Kuzmin, S., Lymberakis, P., de Pous, P., Rodríguez, A., Sindaco, R., Speybroeck, J., Toxopeus, B., Vieites, D.R., Vences, M. 2014 Updated distribution and biogeography of amphibians and reptiles of Europe . p. 1-31.

Sterijovski, B. 2015. Conservation and protection status of amphibians in Macedonia Pelagic Publishing. Exeter, UK. p. 67-73.

Džukić, G. & Pasuljevic, G. -1983. O horololskom razgranidenju vrsta Pelobates fuscus (Laurenti, 1768) i Pelobates syriacus Boettger, 1889 (Amphibia, Pelobatidae) u Jugoslaviji. . p. 139-142.

Hristovski, N. 1979. Nematodite od podred Oxyurata Skrjabin, 1923 vo Bitolsko. . p. 135-157.

Karaman, S. 1922. Beiträge zur Herpetologie von Mazedonien. . p. 278-299.

Karaman, S. 1928. III Prilog herpetologiji Jugoslavije. . p. 214-241. [in Serbian].

Karaman, S. 1931. Zoološke prilike Skopske kotline. . p. 214-241. [in Serbian]

Karaman, S. 1937. Fauna južne Srbije . p. 161- 179. [in Serbian]

Melovski, Lj., Ivanov, Gj., Angelova, N., Velevski, M., Hristovski, S. 2008 Monospitovsko blato. Poslednoto mocuriste vo Makedonija. .
Opstina Bosilovo. Bosilovo. . p.56/

Rot-Nikievic, I., Sidorovska,V., Dzukic, G. & Kalezic, M. L. -2001. Sexual size dimorphism and life history traits of two European spadefoot toads (Pelobates fuscus and P. syriacus) in allopatry and sympatry . p./.

Sidorovska, V.P. 2003. Pelobatidae (Amphibia: Anura) na Balkanskiot poluostrov : Distribucija, morfoloska diferencijacija i odliki na zivotniot ciklus. Univerzitet “Sv.Kiril i Metodij”. Skopje . p./.

Ugurtas et al. -2014. Morphological differentiation of eastern spadefoot toad (pelobatessyriacus) populations . p. 13-32.

MoEPP. 2010b. Study for revalorization of natural values of protected area “Tikves” Strict Nature Reserve Skopje . p./.

BIOECO. -2009. Feasibility Study for Ezerani . Skopje . p./.

Uzunova, D., Kitanova, D., Spirovska, M., Hristovski,. S 2015. Integral Report for the Project implementation. Final report of the project “Ecological data gap analysis and ecological sensitivity map development for the Bregalnica river watershed”. Skopje . p./.

Uhrin et al. 2016. Distribution updates to amphibian and reptile fauna for the Republic of Macedonia . p. 201-220.

Ministry of environment and physical planning 2018 National biodiversity strategy and action plan : for the period 2018 – 2023. Ministry of environment and physical planning. Skopje . p.183.

Ministry of Environment and Physical Planning. 2003b .Biodiversity strategy and action plan for the Republic of Macedonia. Ministry of Environment and Physical Planning. Skopje. p. 134.

Whittaker, Kellie & Vredenburg, Vance. 2016 .”An Overview of Chytridiomycosis”
Pounds, A. 2006 Widespread Amphibian Extinctions from Epidemic Disease Driven by Global Warming . p. 161-167.

Davidson, C., Benard, M.F., Shaffer, H.B., Parker, J.M., O’Leary, C., Conlon, J.M., Rollins-Smith, L.A. 2007. Effects of chytrid and carbaryl exposure on survival, growth and skin peptide defenses in foothill yellow-legged frogs . p. 1771-1776.

Sterijovski, B. 2014 .Conservation and Protection Status of Amphibians in Macedonia .Pelagic Publishing . p. 78–84.

Melovski, Lj., Markoski, B., Hristovski, S., Jovanovska, D., Anastasovski, V., Klincharov, S., Velevski, M., Velkovski, N., Trendafilov, A., Matevski, V., Kostadinovski, M., Karadelev, M., Levkov, Z., Kolchakovski, D. 2013. Regional division of the Republic of Macedonia for the needs of biological databases . p. 81-111.

Gasc, J-P., Cabela, A., Crnobrnja-Isailović, J., Dolmen, D., Grossenbacher, K., Haffner, P., Lescure, J., Martens, H., Martinez-Rica, J.P., Maurin, H., Oliveira, M.L., Sofianidou, T.S., Veith, M., Zuiderwijk, A. 1997. Atlas of Amphibians and Reptiles in Europe. Societas Europaea Herpetologica & Museum Nationall d’ Histoire Naturelle (IEGB/SPN) .Paris. p. 496.

Dufresnes, C., Strachinis, I., Tzoras, E., Litvinchuk, S. N., Denoël, M. 2019 .Call a spade a spade: taxonomy and distribution of Pelobates, with description of a new Balkan endemic . p. 131-158.

2011 Official gazette of Republic of Macedonia. No.139 Skopje . p./.

Uğurtaş, I. H., Ljubisavljević, K., Sidorovska, V., Kalezić, M. L., Džukić, G. 2002. Morphological differentiation of eastern spadefoot toad (Pelobates syriacus) populations . p. 13-32.