LISTA E KUQE KOMBËTARE NË MAQEDONINË E VERIUT

Bretkosa e malit

Rana temporaria

Македонски

Планинска жаба

English

European common brown frog

Përsëri në përmbledhjen e specieve
<< I mëparshëm – E bukura e dheut
Bretkosa e perrenjeve – Në vijim >>
Nuk është i
vlerësuar
Të dhëna të

pamjaftueshme

Më pak i

rrezikuar

Afër

rrezikimit

I prekshëm I RREZIKUAR Kritikisht i

rrezikuar

I zhdukur në

natyrën e egër

I zhdukur
NE DD LC NT VU EN CR EW EX
Taksonomia
Informacioni i vlerësimit
Popullata
Habitatet dhe ekologjia
Kërcënimet
Përdorimi dhe tregtia
Ruajtja
Bibliography

Taksonomia

Emër shkencor

Rana temporaria

Autoritet

Linnaeus, 1758

Sinonimet

Rana aragonensis Planca Soler, Rodriguez Vieites & Suarez Martinez, 1995; Rana honnorati Héron-Royer, 1881; Rana muta Laurenti, 1768; Rana platyrrhinus Steenstrup, 1847

Informacioni i vlerësimit

IUCN Red List Category and Criteria

EN – I rrezikuar, B2ab(ii,iii)c(ii,iii)

Data e vlerësimit

Nëntor 2019

Vlerësuesi(t)

Bogoljub Sterijovski

Dragan Arsovski

Rishikuesi(t)

Crnobrnja-Isailović, J.

Kontribuesi(t)

/

Lehtësuesit/Hartuesit

Hofman, M.P.G.

Arsyetimi i vlersimit

Bretkosa e përrenjve është e përhapur në të gjithë Maqedoninë e Veriut, por megjithatë është shumë e shpërndarë për shkak të varësisë të saj në pyje dhe kullota të lartësisë të lartë, që rezulton me zonë mjaft të kufizuar të banimit (ZB) prej 236km2. Për më tepër, në të gjithë këtë zonë, popullacionet janë të kërcënuara me fragmentim për shkak të degradimit të pyjeve, zabeleve me shkurre dhe livadheve, dhe kullimit dhe ndotjes të ligatinave. Ky ujëtokësor gjithashtu kërcënohet nga ndërtimi dhe funksionimi dukshëm i pakontrolluar i hidrocentraleve të vogla të cilat shpesh dështojnë që të sigurojnë, minimumin e nivelit ekologjik të ujit në qendrat e shumimit të ujëtokësorëve të cilat i ndikon. Këto kërcënime shkaktojnë luhatje në ZB dhe cilësinë e vendbanimeve. Bretkosa e përrenjve mund të gjendet në të gjithë shtetet fqinje, por në këtë pjesë të Ballkanit është kufizuar të vendbanimet me lartësi të lartë, e kështu efektet rajonale të shpëtimit pa interevenimin njerëzor janë pothuajse të pamundura. Sidoqoftë vlera e ZB mund të nënvlerësohet, meqë llojet mundet lehtësisht të banojnë në pjesë të madhe të maleve ku banojnë, por nuk ka gjasa për më shumë se 2.000km2. Si rezultat, popullacionet maqedonase të kësaj bretkose janë të vlerësuara si të rrezikuara. Global: LC; Europe: LC

Popullata

Trendi i popullatës aktuale

Në rënie

Përshkrim

Ky lloj konsiderohet i zakonshëm në vendbanimet e përshtatshme në Maqedoninë e Veriut. Sidoqoftë, studimet paraprake të monitorimit tregojnë trendin në rënie të popullacioneve në nivel nacional (të dhëna të papublikuara). Vargmalet e banuara nga bretkosa e përrenjve në Maqedoninë e Veriut gjithmonë kufizojnë njëra tjetrën në lartësi më të vogla se lartësia minimale në të cilën janë vëzhguar llojet në shtet dmth 1.450m lm (psh.masivi i Sharrit-Korabit dhe mali i Bistrës kanë pikën më të lartë kufitare në ~1.300m lmmbi një hapësirë prej vetëm ~1km), e kështu popullacionet nacionale konsiderohet si shumë të fragmentuara.

Habitatet dhe ekologjia

Sistemet

Ujëra të ëmbla, tokësore (= ujërat e brendshme)

Habitatet dhe ekologjia

Janë shfrytëzuar shumë lloje të vendbanimeve tokësore (të lidhura me tokat pyjore) dhe ujore. Janë të pranishme në pyjet halore, të përziera dhe gjethrënëse, livadhet e lagështa, moçalet në kullotat e maleve të larta. Vendbanimet ujore përfshijnë pellgjet e përkohshme dhe të përhershme, liqenet e maleve të larta dhe lumenjtë malor; zhvillimi i farës dhe larvave paraqitet në këto trupa ujor. Po bëhet edhe në vendbanime të modifikuara siç janë kopshtet rurale. Kur nuk shumohen këto lloje jetojnë një jetë të vetmuar në barishte përgjatë shtretërve të lumenjve. Bretkosa e përrenjve është aktive nga mesi i marsit deri në fillim të tetorit. Akiviteti mund të shtyhet dhe të shkurtohet në lartësi të larta. Duke filluar nga mesi i prillit deri në mes të shtatorit, që është rasti me shumicën e popullacioneve të Maqedonisë. Riprodhimi fillon në pranverën e vonshme apo verën e hershme. Femrat shtrihen midis 1,000 dhe 2,000 vezëve të cilat notojnë në grupe të mëdha pranë sipërfaqes të ujit.

Përdorimi dhe tregtia

Përdorimi dhe tregtia

Nuk ka shitje apo tregëti të konfirmuar të këtyre llojeve në Maqedoninë e Veriut.

Kërcënimet

Kërcënimet

LHumbja e vendbanimeve të përshtatshme, që rezultojnë nga zjarret e pyjeve, kullimi, ndërtimi i digave dhe sidomos ndërtimi dhe funksionimi i hidrocentraleve të vogla paraqesin një kërcënim serioz për këto lloje, sepse ata rrezikojnë minimumin e nivelit ekologjik të ujit për riprodhim.
Kërcënimet e këpurdhave Batrachochytrium dendrobatidis dhe Batrachochytrium salamandrivorans janë zbuluar së fundi në Gadishullin Ballkanik. Këto shkaktojnë te ujëtokësorët sëmundjen që njihet si Chytridiomycosis (Whittaker and Vredenburg, 2016). Studimet kanë treguar se ndryshimet klimatike lehtësojnë përhapjen e kësaj sëmundjeje (Pounds, A. 2006), dhe shkencëtarët sygjerojnë se pesticidet mund të pengojnë mbrojtjen e imunitetit të lindur, dhe të rrisin ndjeshmërinë ndaj kësaj sëmundjeje (Davidson et al. 2007). Kjo kërkon masa urgjente parandaluese, kryesisht në formë të monitorimit ashtuqë shenjat fillestare të këpurdhave në Maqedoninë e Veriut janë kapur në kohë dhe janë futur në karantinë.

Ruajtja

Ruajtja

Është radhitur në Shtojcën III të Konventës të Bernës dhe në Aneksin V të Direktivës të BE-së për zogjtë dhe vendbanimet. Ky lloj nuk është i mbrojtur nga legjislacioni nacional.
Sipas “Strategjisë nacionale per biodiversitet me plan veprim” (Ministria e mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor, 2018) kënetat, në veçanti kënetat e lartësisë të lartë ndikohen nga degradimi si rezultat i konverzionit të tokës për shkak të intensifikimit të bujqësisë, mungesës të furnizimit me ujë, ujitjes, popullimit, mungesës të trajtimit të ujërave të zeza dhe aktivitetet ndërtimore. Nevojiten urgjent planet e veprimit për ruajtjen e qendrave të riprodhimit të bretkosave, dmth ligatinat.
Veprimi nacional për “parandalimin e humbjes, degradimi dhe fragmentimi vendbanimeve natyrore të rëndësisë nacionale dhe ndërkombëtare” prioritizon këto veprime (Ministria e mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor, 2018):
o   10.4 Mbrojtja dhe restaurimi i vendbanimeve kënetore dhe vendbanimeve ripariane
o   10.4.1 Identifikimi kënatave ultësinore më të ndikuara/ligatinat dhe përgatitja e planeve të veprimit për ruajtjen e tyre
o   10.4.2 Identifikimi i kënetave më të ndikuara të lartësive të larta/ligatinat dhe përgatitja e planeve të veprimit për ruajtjen e tyre
o   10.4.3 Hartimi i një plani dhe realizimi i aktiviteteve për parandalimin e degradimit të kënetave dhe ligatinave për shkak të intensifikimit të bujqësisë, ujitjes, popullimit të peshqve dhe aktiviteteve tjera të sektorëve ekonomik
o   10.4.4 Zbatimi i pilot masave për restaurimin e ligatinave.

Bibliografia

Bibliografia

Sillero, N., Campos, J., Bonardi, A., Corti, C., Creemers, R., Crochet, P.-A., Crnobrnja-Isailović, J., Denoël, M., Ficetola, G.F., Gonçalves, J., Kuzmin, S., Lymberakis, P., de Pous, P., Rodríguez, A., Sindaco, R., Speybroeck, J., Toxopeus, B., Vieites, D.R., Vences, M. 2014 Updated distribution and biogeography of amphibians and reptiles of Europe . .p 1-31.

Sterijovski, B. 2015. Conservation and protection status of amphibians in Macedonia Pelagic Publishing Exeter, UK. .p 67-73.

Doflein, F. 1921. Mazedonien, Erlebnisse und beobachtungen eines Naturforschers im gefolge des Deutschen heeres Verlang von Gustav Fischer Jena . .p592.

Fejervary G. -1922. The batrachians and reptiles collected by Mr. E.Csiki in the Northern parts of Central Albania and in Servia. . .p 7-65.

Džukić, G. 1972. Herpetološka zbirka Prirodnjačkog muzeja u Beogradu. (Herpetological collection of the Belgrade Museum of Natural History).. .p 165-180.

Kopstein, F. & Wettstein, O. -1921. Reptilien und Amphibien aus Albanien . .p 387 -457.

Sterijovski, B., Stamatoski, B., Jovanoski, N., Spasikova, S. 2002a. Qualitative research of herpetofauna of Jakupica Massif . .p 151-154.

Sterijovski, B., Aleksovska, K., Tasevski, S. 2010b. Distribution and valorization of amphibians and reptiles on Jablanica Mountain . .p 81-85.

Sterijovski, B., Malceska, F., Tokov, T., Stamatoski, B., Tasevski, S. 2010a. Qualitative research of Amphibians and Reptiles on Kozuf massive. .p 87-93.

Oxfam Italia. 2011. Study for revalorization of Protected Area Mavrovo Skopje . .p/.

Uhrin et al. 2016. Distribution updates to amphibian and reptile fauna for the Republic of Macedonia . .p 201-220.

Ministry of environment and physical planning. 2018. National biodiversity strategy and action plan : for the period 2018 – 2023. Ministry of environment and physical planning. Skopje. .p 183.

Whittaker, Kellie & Vredenburg, Vance .2016. “An Overview of Chytridiomycosis”
Pounds, A. 2006. Widespread Amphibian Extinctions from Epidemic Disease Driven by Global Warming . .p 161-167.

Davidson, C., Benard, M.F., Shaffer, H.B., Parker, J.M., O’Leary, C., Conlon, J.M., Rollins-Smith, L.A. 2007. Effects of chytrid and carbaryl exposure on survival, growth and skin peptide defenses in foothill yellow-legged frogs . .p 1771-1776.

Gasc, J-P., Cabela, A., Crnobrnja-Isailović, J., Dolmen, D., Grossenbacher, K., Haffner, P., Lescure, J., Martens, H., Martinez-Rica, J.P., Maurin, H., Oliveira, M.L., Sofianidou, T.S., Veith, M., Zuiderwijk, A. 1997. Atlas of Amphibians and Reptiles in Europe. Societas Europaea Herpetologica & Museum Nationall d’ Histoire Naturelle (IEGB/SPN). Paris . .p 496.