LISTA E KUQE KOMBËTARE NË MAQEDONINË E VERIUT

Marsilie katërgjethëse

Marsilea quadrifolia

Македонски

Четирилисна разноротка

English

Water Shamrock

Përsëri në përmbledhjen e specieve
<< I mëparshëm – Aldrovanda vesiculosa
Arrë uji – Në vijim >>
Nuk është i
vlerësuar
Të dhëna të

pamjaftueshme

Më pak i

rrezikuar

Afër

rrezikimit

I prekshëm I RREZIKUAR Kritikisht i

rrezikuar

I zhdukur në

natyrën e egër

I zhdukur
NE DD LC NT VU EN CR EW EX
Taksonomia
Informacioni i vlerësimit
Popullata
Habitatet dhe ekologjia
Kërcënimet
Përdorimi dhe tregtia
Ruajtja
Bibliography

Taksonomia

Emër shkencor

Marsilea quadrifolia

Autoritet

L.

Sinonimet

/

Informacioni i vlerësimit

IUCN Red List Category and Criteria

EN – I rrezikuar, A2ce

Data e vlerësimit

Nëntor 2019

Vlerësuesi(t)

Ćušterevska, R.

Rishikuesi(t)

Čarni, A.

Kontribuesi(t)

Matevski, V.

Kostadinovski, M.

Cvetkoska, C.

Lehtësuesit/Hartuesit

Hofman, M.P.G.

Arsyetimi i vlersimit

Sipas të dhënave të literaturës, në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar katër nën-popullata (Novaci, Dojran, Koçani dhe këneta Monospitovës). Hetimet tregojnë se nën-popullata në Novaci është zhdukur, ndërsa tre të tjerat nuk janë konfirmuar në hetimet e punës në terren në 10 vitet e fundit. Si pasojë, u konstatua se ishte zvogëluar rreth 50% e popullatës dhe në rënie të vazhdueshme në sipërfaqen e shfaqjes, sipërfaqen e banimit, cilësinë e habitateve dhe numrin e individëve të maturuar.

Kjo specie në Vlerësimin e Listës së Kuqe të BE-së është PR (VU) dhe në Vlerësimin Global të listës së kuqe është SHV (LC).

Popullata

Trendi i popullatës aktuale

Në rënie

Përshkrim

Në të kaluarën, kushtet ekologjike për popullatën e M. quadrifolia në Maqedoninë e Veriut ishin të përshtatshme.

Në dekadat e fundit, popullata e saj ka pësuar rënie të vazhdueshme për shkak të bonifikimit të ligatinave dhe masave të ndryshme bujqësore në fushat e orizit.

Ekziston mundësia e rënies së madhe të popullatës së kësaj specie në Maqedoninë e Veriut. Sipas të dhënave të literaturës, katër nën-popullata janë regjistruar në Maqedoninë e Veriut (Novaci, Dojran, Koçani dhe moçali i Monospitovës). Nën-popullata në Novaci është zhdukur, ndërsa tre të tjerat nuk janë konfirmuar në hetimet e punës në terren në 10 vitet e fundit. Si pasojë, u konstatua se rreth 50% e popullatës ishte zvogëluar dhe rënie e vazhdueshme në sipërfaqen e shfaqjes, sipërfaqen e banimit, cilësinë e habitateve dhe numrin e individëve të maturuar.

Habitatet dhe ekologjia

Sistemet

Ujëra të ëmbla, tokësore (= ujërat e brendshme)

Habitatet dhe ekologjia

Marilea quadrifolia është një barishte shumëvjeçare, gjysmë ujore në ujore, me një rizomë të kacavjerrë dhe të gjatë. Është bimë heterosferike dhe sporokarpet e saj janë shumë të forta, leshatake, në grupe prej 2 ose 3 në kërcell pranë bazës së bishtit të gjethit, formohet në fund të verës. Ajo rritet në vende me lagështi periodike dhe deri në vende të përmbytura – këneta, periferi të kënetave, pishina të përkohshme, kanale me ujë, pellgje dhe fusha orizi. Specia është hidrofite.

Përdorimi dhe tregtia

Përdorimi dhe tregtia

Bima është anti-inflamatore, diuretike, depuruese, ulës temperature dhe antipiretike. Një lëng i bërë nga gjethet është diuretik dhe ulës temperature. Bima mund të aplikohet nga jashtë si tretman kundër kafshimeve të gjarprit dhe lëndimeve të lëkurës përfshirë lungën.

Nuk ka asnjë informacion në lidhje me përdorimin e kësaj specie në territorin e Maqedonisë Veriore.

Kërcënimet

Kërcënimet

Marsilea quadrifolia përballet me kërcënime të mëdha për shkak të acarimit të klimës, shpërndarjes së kufizuar të specieve, kullimit dhe tharjes së ligatinave, ridrejtimin e shtretërve të lumenjve, rritje e jashtëzakonshme e kënetave dhe ndotja e ujit. Ndryshimet në ciklet hidrologjike janë një kërcënim.

Bonifikimi i kënetës çoi në zhdukjen e popullatës në fshatin Novaci.

Në periudhën e fundit, aktivitetet intensive bujqësore, veçanërisht përdorimi i herbicideve, në fushat e orizit (rrethina e Koçanit dhe Shtipit) rezultuan me ulje të nën-popullatës.

Ruajtja

Ruajtja

Kjo specie është e shënuar në: Bern Convention, HDIIb, si dhe në Listën e Kuqe të IUCN të shumicës së vendeve të rajonit.

Sipas Strategjisë Kombëtare të Biodiversitetit (MPEP, 2004) kjo specie ka nevojë për ruajtje prioritare. Një nga lokalitetet e species është Monospitova, moçali më i madh në Maqedoninë Veriore mbrojtja e së cilës është prioritet.

Bibliografia

Bibliografia

Council of Europe. 1979. Convention on the Conservation of European Wildlife and Natural Habitats. European Treaty Series No. 104. Council of Europe, Strasbourg, France . .p /.

Euro+Med. 2019. Euro+Med PlantBase. Botanic Garden and Botanical Museum. Berlin-Dahlem. .p /.

EEC. 1992. The Habitats Directive – Council Directive 92/43/EEC of 21 May 1992. European Economic Community. Official Journal of the European Communities. .p 7-50.

Micevski, K. 1985. Flora na SR Makedonija MANU. Skopje, 1(1): 1-157. .p 1-157.

Brajanovska, R. i dr. 2018. Nacionalna strategija za bioloshka raznovidnost so akciski plan za periodot 2018-2023 godina. MZSPP. Skopje. .p 1-185.

Kitanov, B. 1948. Floristichni materijali od Makedonija i Bugarija. .p 215-222.

Micevski, K 1956. Prilog za zapoznavanje na florata na Makedonija I. .p 99-118.

Christenhusz, M. and Raab-Straube, E. von. 2013. Polypodiopsida . .p /.

Christenhusz, M.J.M. and Chase, M.W. 2014. Trends and concepts in fern classification. .p 571-594.

Pteridophyte Phylogeny Group (PPG I). 2016. A community-derived classification for extant lycophytes and ferns. 563–603. DOI: 10.1111/jse.12229. .p /.