LISTA E KUQE KOMBËTARE NË MAQEDONINË E VERIUT

Tritoni i alpeve

Ichthyosaura alpestris

Македонски

Алпски мрморец

English

Alpine newt

Përsëri në përmbledhjen e specieve
<< I mëparshëm – Bretkosa hudhërore siriane
Verorja – Në vijim >>
Nuk është i
vlerësuar
Të dhëna të

pamjaftueshme

Më pak i

rrezikuar

Afër

rrezikimit

I prekshëm I RREZIKUAR Kritikisht i

rrezikuar

I zhdukur në

natyrën e egër

I zhdukur
NE DD LC NT VU EN CR EW EX
Taksonomia
Informacioni i vlerësimit
Popullata
Habitatet dhe ekologjia
Kërcënimet
Përdorimi dhe tregtia
Ruajtja
Bibliography

Taksonomia

Emër shkencor

Ichthyosaura alpestris

Autoritet

(Laurenti, 1768)

Sinonimet

Mesotriton alpestris (Laurenti, 1768); Triturus alpestris (Laurenti, 1768)

Informacioni i vlerësimit

IUCN Red List Category and Criteria

EN – I rrezikuar, B2ab(ii,iii)c(ii,iii)

Data e vlerësimit

Nëntor 2019

Vlerësuesi(t)

Bogoljub Sterijovski

Dragan Arsovski

Rishikuesi(t)

Crnobrnja-Isailović, J.

Kontribuesi(t)

/

Lehtësuesit/Hartuesit

Hofman, M.P.G.

Arsyetimi i vlersimit

Tritoni i alpeve është kufizuar në pesë lokacione të lartësisë të lartë në perëndim të Maqedonisë së Veriut (masivi i Sharrit-Korabit, mali i Jabllanica, mali Bistra, mali Baba), e kështu popullacionet e tij janë të fragmentuara rëndë, dhe rezultojnë në një shkallë më të vogël të paraqitjes prej vetëm 3.543km2dhe një zonë më të kufizuar të banimit prej 68km2. Gjithashtu, për shkak të thatësirës dhe zhvendosjes të vendbanimit të shkaktuar nga ndryshimi klimatik, janë vëzhguar rëniet në vazhdimësi dhe luhatjet ekstreme në zonën e banimit dhe cilësia e vendbanimit, numri i lokacioneve. Mund të gjendet në të gjithë shtetet rajonale, por në këtë pjesë të Ballkanit është kufizuar në vendbanime të lartësisë të lartë, e kështu efektet e shpëtimit rajonal pa intervenimin njërëzor janë pothuajse të pamundura.
Për pasojë, popullacionet maqedonase të këtij tritoni janë të vlerësuara si të rrezikuara. Global: LC; Europe: LC

Popullata

Trendi i popullatës aktuale

Në rënie

Përshkrim

Në Maqedoninë e Veriut, madhësia e popullacioneve nuk është e përcaktuar qartë. Është në përgjithsi e zakonshme në vendbanimet e përshtatshme, por popullacionet e tritonit të alpeve me gjasa po zvogëlohen për shkak të efekteve të ndryshimeve klimatike në vendbanimet e tij alpine. Për më tepër, pasi që banon vetëm në lokalitete të larta malore në Maqedoninë e Veriut, popullacionet e tij janë të fragmentuara rëndë.

Habitatet dhe ekologjia

Sistemet

Ujëra të ëmbla, tokësore, (= ujërat e brendshme)

Habitatet dhe ekologjia

Ky është një lloj shumë ujor i cili gjendet në përgjithësi afër ujit. Është i përhapur në vendbanimet alpine duke përfshirë livadhet nën-alpine dhe tokat e kullosave. Në nivel global, shumimi i llojit dhe zhvillimi i larvës bëhet në të gjithë ujërat e ndenjur duke përfshirë pellgjet e cekëta, pishinat e përkohsme, liqenet dhe kanalet, shtretërit e pijshëm, vijat dhe ndonjëherë rrjedha me lëvizje të ngadalshme. Koha e gjenerimit është ndërmjet 2 dhe 10 vite në varësi nga lokaliteti. Jetëgjatësia e llojeve mund të jetë më shumë se 20 vite, por zakonisht është reth 7 vite. Disa dhjetëra deri në qindra vezë janë të depozituara për femra çdo vit. Periudha aktive për këto lloje fillon në maj dhe mbaron në fund të shtatorit.

Përdorimi dhe tregtia

Përdorimi dhe tregtia

Nuk ka shfrytëzim dhe shitje të konfirmuar të këtij lloji në Maqedoninë e Veriut.

Kërcënimet

Kërcënimet

Ky lloj është i rrezikuar ndaj futjes të peshkut (siç është rasti në liqenin e madh në malin Baba) dhe shkatërrimi i vendbanimeve të shumimit (kullimi i ligatinave dhe ndotja ujore) në të gjithë shtrirjen e tij. Duke ndjekur futjen e peshkut, shumica e popullacione shuhen me shpejtësi.
Kërcënimet e këpurdhave Batrachochytrium dendrobatidis dhe Batrachochytrium salamandrivorans janë detektuar së fundi në Gadishullin Ballkanik. Kjo ka shkaktuar te ujëtokësorët sëmundjen që njihet si Chytridiomycosis (Whittaker and Vredenburg, 2016). Studimet kanë treguar se ndryshimet klimatike lehtësojnë përhapjen e kësaj sëmundjeje (Pounds, A. 2006), dhe shkencëtarët sygjerojnë se pesticidet mund të pengojnë mbrojtjen e lindur të imunitetit, dhe të rrisin ndjeshmërinë ndaj kësaj sëmundjeje (Davidson et al. 2007). Kjo kërkon masa urgjente parandaluese, kryesisht në formë të monitorimit ashtuqë shenjat fillestare të këpurdhës në Maqedoninë e Veriut janë kapur në kohë dhe vendosen në karantinë.

Ruajtja

Ruajtja

Ky lloj është radhitur në Shtojcën III të Konventës të Bernës. Ky lloj nuk është i mbrotjur nga legjislacioni nacional. Menaxhimi i duhur i habitateve është i nevojshëm për të mirëmbajtur ligatinat dhe për të parandaluar njëpasnjëshmërinë në shkurre dhe në tokë pyjore.

Sipas “Strategjisë për shumëllojshmërinë biologjike në Republikën e Maqedonisë së Veriut” (Ministria e mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor, 2018) kënetat, në veçanti kënetat e lartësisë të lartë janë të ndikuara nga degradimi si rezultat i konverzionit të tokës për shkak të intensifikimit të bujqësisë, mungesës të furnizimit me ujë, ujitjes, popullimit të peshqve, mungesës të trajtimit të ujërave të zeza dhe aktivitetet ndërtimore.

Veprimi nacional për “parandalimin e humbjes, degradimit dhe fragmentimit të vendbanimeve natyrale të rëndësisë nacionale dhe ndërkombëtare” prioritizon këto veprime (Strategjia nacionale për biodiversitet me plan veprim, 2018):

o   10.4 Mbrojtja dhe restaurimit i vendbanimeve kënetore/ligatinat dhe vendbanimet ripariane

o   10.4.1 Identifikimi i kënetave ultësinore më të ndikuara/ligatinat dhe përgatitja e planeve të veprimit për ruajtjen e tyre

o   10.4.2 Identifikimi i kënetave më të ndikuara të lartësisë të lartë/ligatinat dhe përgatitja e planeve të veprimit për ruajtjen e tyre

o   10.4.3 Hartimi i planit dhe realizimi i aktiviteteve për parandalimin e degradimit të kënetave dhe ligatinave për shkak të intensifikimit të bujqësisë, ujitjes, popullimit të peshqve dhe aktivitetet tjera të sektorëve ekonomik

o   10.4.4 Zbatimi i pilot masave për restaurimin e ligatinave

Bibliografia

Bibliografia

Sillero, N., Campos, J., Bonardi, A., Corti, C., Creemers, R., Crochet, P.-A., Crnobrnja-Isailović, J., Denoël, M., Ficetola, G.F., Gonçalves, J., Kuzmin, S., Lymberakis, P., de Pous, P., Rodríguez, A., Sindaco, R., Speybroeck, J., Toxopeus, B., Vieites, D.R., Vences, M. 2014. Updated distribution and biogeography of amphibians and reptiles of Europe . .p 1-31.

Sterijovski, B. 2015. Conservation and protection status of amphibians in Macedonia Pelagic Publishing Exeter, UK. .p 67-73.

Kopstein, F. & Wettstein, O. -1921. Reptilien und Amphibien aus Albanien . .p 387 -457.

Sterijovski, B., Aleksovska, K., Tasevski, S. 2010b. Distribution and valorization of amphibians and reptiles on Jablanica Mountain . .p 81-85.

Sotiropulos, K. et al. -2001. Morphological differentiation of the alpine newt (Tritltrus alpestris) in the Balkans: Taxonomic implications. .p 1-8.

Oxfam Italia. 2011. Study for revalorization of Protected Area Mavrovo Skopje . .p/.

Dzukic, G., M.L. Kalezic, N. Tvrtkovic, A. Dorovic. 1990. An overview of the occurrence of paedomorphosis in Yugoslav newt (Triturus, Salamandridae) population . .p 16-22.

Ministry of environment and physical planning. 2018. National biodiversity strategy and action plan : for the period 2018 – 2023 Ministry of environment and physical planning Skopje. .p 183.

Whittaker, Kellie & Vredenburg, Vance. 2016. “An Overview of Chytridiomycosis” . .p/.

Pounds, A. 2006. Widespread Amphibian Extinctions from Epidemic Disease Driven by Global Warming . .p 161-167.

Davidson, C., Benard, M.F., Shaffer, H.B., Parker, J.M., O’Leary, C., Conlon, J.M., Rollins-Smith, L.A. 2007. Effects of chytrid and carbaryl exposure on survival, growth and skin peptide defenses in foothill yellow-legged frogs . .p 1771-1776.

Melovski, Lj., Markoski, B., Hristovski, S., Jovanovska, D., Anastasovski, V., Klincharov, S., Velevski, M., Velkovski, N., Trendafilov, A., Matevski, V., Kostadinovski, M., Karadelev, M., Levkov, Z., Kolchakovski, D.. 2013. Regional division of the Republic of Macedonia for the needs of biological databases . .p 81-111.

Gasc, J-P., Cabela, A., Crnobrnja-Isailović, J., Dolmen, D., Grossenbacher, K., Haffner, P., Lescure, J., Martens, H., Martinez-Rica, J.P., Maurin, H., Oliveira, M.L., Sofianidou, T.S., Veith, M., Zuiderwijk, A. 1997. Atlas of Amphibians and Reptiles in Europe .Societas Europaea Herpetologica & Museum Nationall d’ Histoire Naturelle (IEGB/SPN). Paris. .p 496.