LISTA E KUQE KOMBËTARE NË MAQEDONINË E VERIUT

Gjarpri ujit

Natrix natrix

Македонски

Белоушка

English

Grass snake

Përsëri në përmbledhjen e specieve
<< I mëparshëm – Gjarpri ujit/Natrix natrix
Zhapi me kthetra – Në vijim >>
Nuk është I

Vlerësuar

Të dhëna të

pamjaftueshme

MË PAK I

RREZIKUAR

Afër

rrezikimit

I prekshëm I rrezikuar Kritikisht i

rrezikuar

I zhdukur në

natyrën e egër

I zhdukur
NE DD LC NT VU EN CR EW EX
Taksonomia
Informacioni i vlerësimit
Popullata
Habitatet dhe ekologjia
Kërcënimet
Përdorimi dhe tregtia
Ruajtja
Bibliography

Taksonomia

Emër shkencor

Natrix natrix

Autoritet

(Linnaeus, 1758)

Sinonimet

Coluber natrix Linnaeus, 1758; Coluber persa Pallas, 1814; Coluber scutatus Pallas, 1771; Coluber torquatus Lacepede, 1789; Natrix vulgaris Laurenti, 1768; Tropidonotus ater Eichwald, 1831; Tropidonotus natrix Eichwald, 1831;

Informacioni i vlerësimit

IUCN Red List Category and Criteria

LC – Më pak i rrezikuar

Data e vlerësimit

Nëntor 2019

Vlerësuesi(t)

Sterijovski, B.

Arsovski, D.

Rishikuesi(t)

Crnobrnja-Isailović, J.

Kontribuesi(t)

/

Lehtësuesit/Hartuesit

Hofman, M.P.G.

Arsyetimi i vlersimit

Gjarpëri i ujit është shpërndarë gjerësisht në Maqedoninë e Veriut, si horizontalisht ashtu edhe vertikalisht. Megjithatë, shpërndarja e tij duket të jetë e kufizuar në një pjesë të konsiderueshme nga prania e trupave ujorë ku / në afërsinë e të cilave shpesh gjuan, duke shpjeguar zonën relativisht më të vogël të shpërnadrjes (AOO; 1.176km2). Kërcënimet me të cilat përballen sistemet e ujërave të ëmbla, kërcënojnë edhe Gjarpërin e ujit, në një farë mase, por duke qenë shumë të përhapur popullsitë e tij ende nuk janë të fragmentuara dhe janë duke u përballur mirë. Për veç kësaj, ky gjarpër është i pranishëm në të gjitha vendet fqinje dhe lehtë mund të përfitojë nga efektet e shpëtimit rajonal. Duke pasur parasysh këtë, atij ju hoq statusi i tij në kategorinë i/e Cënuar dhe sipas AOO të kufizuar konsiderohet në kategori me Shqetësim më të ulët. Global: LC; Evropa: LC.

Popullata

Trendi i popullatës aktuale

Në rënie

Përshkrim

Në Maqedoninë e Veriut madhësia e popullsisë nuk përcaktohet me saktësi. Ku është i pranishëm duket mjaft zakonshëm, por degradimi dhe shkatërrimi i habitatit ka gjasa të ketë shkaktuar ulje të popullatës.

Habitatet dhe ekologjia

Sistemet

Ujëra të ëmbla, tokësore (= ujërat e brendshme)

Habitatet dhe ekologjia

Banon në të gjitha llojet e ligatinave – pellgje, liqene, lumenj, përrenj, këneta dhe kanale, por edhe pyje të hapura, kullota dhe kopshte (Speybroeck dhe bashkëpunëtorët 2016). Dy llojet, lloji i ditës dhe i natës, shpesh ushqehen me amfibë, peshq, hardhuca, zogj dhe brejtës të vegjël (Luiselli dhe bashkëpunëtorët 2005). Meshkujt piqen në gjatësi totale 45 ~ dhe femrat me gjatësi totale ~ 60cm. Miftëzimi ndodh në pranverë, kur femrat shtrojnë 30 vezë, dy deri në pesë javë më vonë (Speybroeck dhe bashkëpunëtorët 2016).

Përdorimi dhe tregtia

Përdorimi dhe tregtia

Nganjëherë vërehen individe të kapur nga hobistët dhe të shpërndarë brenda komunitetit hobist. Në një rast, një ekzemplar ishte ekspozuar në një dyqan manar në Shkup.

Kërcënimet

Kërcënimet

Kërcënimet që ndikojnë në burimin e saj kryesor ushqimor (d.m.th amfibët; Luiselli dhe bashkëpunëtorët 2005) gjithashtu kërcënojnë këtë specie. Kryesisht, shkatërrimi i habitatit përmes ujitjes dhe ndërtimi i mini hidrocentraleve në lumenj të vegjël në rajonet malore të Maqedonisë së Veriut paraqesin kërcënime të drejtpërdrejta. Meqenëse Gjarpëri i ujit kalon pjesën më të madhe të kohës së tij brenda dhe përreth ujit, ndotja ushqyese dhe kimike e sistemeve të ujit mund të ndikojnë indirekt në këtë specie përmes burimit të tij ushqimor. Siç është rasti me të gjitha speciet e gjarprit në Maqedoni, ai shpesh persekutohet nga njerëzit, por jo aq intensivisht sa shumica e gjarpërinjve helmuëse. Për më tepër, është viktimë e rrugëve dhe automjeteve veçanërisht në pranverë.

Ruajtja

Ruajtja

Është shenuar në Shtojcën II të Konventës së Bernit dhe Shtojca IV nga Direktiva e Habtateve e BE-së. Në shkallë vendi, nuk është në listën e specieve të egra të mbrojtura.

Aksioni kombëtar për “parandalimin e humbjes, degradimit dhe copëzimit të habitateve natyrore me rëndësi kombëtare dhe ndërkombëtare” i jep përparësi veprimeve të mëposhtme (Strategjia Nacionale për Biodiversitet me Plan Veprim, 2018):

o   10.4 Mbrojtja dhe restaurimi i habitateve / ligatinave dhe habitateve të kënetës

o   10.4.1 Identifikimi i kënetave / ligatinave më të prekura të ultësirës dhe përgatitja e planeve të veprimit për ruajtjen e tyre

o   10.4.2 Identifikimi i kënetave / ligatinave më të prekura në lartësi të mëdha dhe përgatitja e planeve të veprimit për ruajtjen e tyre

o   10.4.3 Hartimi i një plani dhe zbatimi i aktiviteteve për parandalimin e degradimit të kënetës dhe ligatinave për shkak të intensifikimit të bujqësisë, ujitjes, rezervimit të peshkut dhe aktiviteteve të tjera të sektorëve ekonomikë

o   10.4.4 Zbatimi i pilot masave për restaurimin e ligatinave.

Bibliografia

Bibliografia

Sillero, N., Campos, J., Bonardi, A., Corti, C., Creemers, R., Crochet, P.-A., Crnobrnja-Isailović, J., Denoël, M., Ficetola, G.F., Gonçalves, J., Kuzmin, S., Lymberakis, P., de Pous, P., Rodríguez, A., Sindaco, R., Speybroeck, J., Toxopeus, B., Vieites, D.R., Vences, M. 2014. Updated distribution and biogeography of amphibians and reptiles of Europe. .p 1-31.

Micevski, B. 2015. Report of Biodiversity conditions of amphibians and reptiles of Ograzden Mt. 2014-2015 . Skopje . .p/.

Uzunova, D., Kitanova, D., Spirovska, M., Hristovski, S .2015. Integral Report for the Project implementation. Final report of the project “Ecological data gap analysis and ecological sensitivity map development for the Bregalnica river watershed”. Skopje . .p/.

Sterijovski, B. 2018. Final report for monitoring. Maneko. Skopje . .p/.

Pharmachem .2018. The Study on Biological Diversity in the Area of Sasa Mine – Makedonska Kamenica. Pharmachem Skopje. Skopje. .p/.

Sterijovski, B., Tomović, L., Ajtić, R. 2014. Contribution to the knowledge of the Reptile fauna and diversity in FYR of Macedonia. .p 83–92.

Uhrin et al. 2016. Distribution updates to amphibian and reptile fauna for the Republic of Macedonia. .p 201-220.

Ministry of environment and physical planning. 2018. National biodiversity strategy and action plan : for the period 2018 – 2023 Ministry of environment and physical planning .Skopje . .p 183.

Speybroeck, J. Beuckema, W., Bok, B., Voort, J.V.D. 2016. Field Guide to the Amphibians and Reptiles. Bloomsbury Publishing Plc London . .p/.

Gasc, J-P., Cabela, A., Crnobrnja-Isailović, J., Dolmen, D., Grossenbacher, K., Haffner, P., Lescure, J., Martens, H., Martinez-Rica, J.P., Maurin, H., Oliveira, M.L., Sofianidou, T.S., Veith, M., Zuiderwijk, A. 1997. Atlas of Amphibians and Reptiles in Europe. Societas Europaea Herpetologica & Museum Nationall d’ Histoire Naturelle (IEGB/SPN) .Paris. .p 496.

Luiselli, L., Filippi, E., Capula, M. 2005. Geographic variation in diet composition of the Grass Snake (Natrix natrix) along the mainland and an island of Italu: the effects of habitat type and interference with potential competitors. .p 221-230.