LISTA E KUQE KOMBËTARE NË MAQEDONINË E VERIUT

Neperka e vogel e malit

Vipera ursinii

Македонски

Остроглава шарка

English

Meadow viper

Përsëri në përmbledhjen e specieve
<< I mëparshëm – Gjarpri i verber
Neperka me lara e malit – Në vijim >>
Nuk është i
vlerësuar

Të dhëna të

pamjaftueshme

Më pak i

rrezikuar

Afër

rrezikimit

I prekshëm

I RREZIKUAR

Kritikisht i

rrezikuar

I zhdukur në

natyrën e egër

I zhdukur

NE DD LC NT VU EN CR EW EX
Taksonomia
Informacioni i vlerësimit
Popullata
Habitatet dhe ekologjia
Kërcënimet
Përdorimi dhe tregtia
Ruajtja
Bibliography

Taksonomia

Emër shkencor

Vipera ursinii

Autoritet

(Bonaparte, 1835)

Sinonimet

Pelias ursinii (Bonaparte, 1835)

Informacioni i vlerësimit

IUCN Red List Category and Criteria

EN – I rrezikuar, B1ab(iii)+2ab(iii)

Data e vlerësimit

Nëntor 2019

Vlerësuesi(t)

Sterijovski, B.

Arsovski, D.

Rishikuesi(t)

Tomović, L.

Kontribuesi(t)

/

Lehtësuesit/Hartuesit

Hofman, M.P.G.

Arsyetimi i vlersimit

Ky lloj ndodh vetëm në dy lokacione në të gjithë vendin (Shara-Korab Massif dhe mali Bistra), dhe habitatet malore të larta ku ai banon përballen me kërcënime serioze (pyllëzimi-sidomos nga pylli i ahut dhe dëllinjëve, shkatërrimi i habitatit, persekutimi nga njerëzit dhe ngrohja globale). Kërcënimet e vëzhguara së bashku me sipërfaqen e kufizuar të shpërnadrjes (AOO; 168km2) dhe shtrirjen e shfaqjes (EOO; 1044km2) sugjerojnë kategorinë i Rrezikuar. Më në fund, të gjitha popullsitë e Nepërkës e vogël të malit në Ballkanin jugor kufizohen në kullota malore të larta (Jelić dhe bashkëpunëtorët 2013), duke i bërë të pamundur efektet e shpëtimit nga vendet fqinje, pa programe të rivendosjes së organizuar nga njeriu, kështu që nuk rekomandohet një ulje në listën e kategorizimit. Global: VU; Evropa: VU.

Popullata

Trendi i popullatës aktuale

Në rënie

Përshkrim

Statusi i popullsisë është i panjohur në vend. Sidoqoftë, kërcënimet e tanishme sugjerojnë një trend në rënie. Preferencat e habitatit në malet e larta të popullsisë kombëtare i kanë bërë ato Rëndë të fragmentuara.

Habitatet dhe ekologjia

Sistemet

Tokësor

Habitatet dhe ekologjia

Shpatet karstike të dendura dhe/ose shkëmbore me copëza të Juniperus dhe Vaccinium spp. (Speybroeck dhe bashkëpunëtorët 2016). Ushqimi kryesor përbëhet nga Ortopterane. Miftëzimi (shumimi) ndodh në maj ose qershor dhe deri në gusht femrat lindin 3 deri në 6 të rinj (Tomović dhe bashkëpunëtorët 2004).

Përdorimi dhe tregtia

Përdorimi dhe tregtia

Hobistët shpesh kërkojnë individë nga popullsia ballkanike e kësaj specie.

Kërcënimet

Kërcënimet

Rritja e madhe e kullotave malore (për shkak të braktisjes së praktikave tradicionale të kullotjes) është një kërcënim për speciet. Ndërtimi i pistave për skijim dhe rrugëve janë gjithashtu kërcënime të rëndësishme. Nepërka e vogël e malit gjithashtu mund të preket nga ndryshimi i klimës globale, në veçanti për shkak të ndikimit të ndryshimit të temperaturës në popullsitë e tij ortopterane, të cilat janë tepër të ndjeshëm ndaj ndotjes (Joger dhe bashkëpunëtorët 2009).
Të gjitha kërcënimet e listuara për këtë specie janë përfshirë në “Listen e kërcënimeve kryesore ndaj diversitetit biologjik” në “Strategjinë për biodiversitetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut” (Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimt Hapësinor, 2018).

Ruajtja

Ruajtja

Është shënuar në Shtojcën II nga Konventa e Bernit dhe Shtojcat II dhe IV nga Direktiva e Habtateve e BE-së dhe Shtojca II në CITES. Paraqitet në listën e specieve të egra të mbrojtura.

Bibliografia

Bibliografia

Sillero, N., Campos, J., Bonardi, A., Corti, C., Creemers, R., Crochet, P.-A., Crnobrnja-Isailović, J., Denoël, M., Ficetola, G.F., Gonçalves, J., Kuzmin, S., Lymberakis, P., de Pous, P., Rodríguez, A., Sindaco, R., Speybroeck, J., Toxopeus, B., Vieites, D.R., Vences, M. 2014. Updated distribution and biogeography of amphibians and reptiles of Europe. .p 1-31.

Particip .2017. ‘Strengthening the capacities for implementation of NATURA 2000’. MoEPP. Skopje . .p /.

Sterijovski, B., Tomović, L., Ajtić, R. 2014. Contribution to the knowledge of the Reptile fauna and diversity in FYR of Macedonia. .p 83–92.

Ministry of environment and physical planning. 2018. National biodiversity strategy and action plan : for the period 2018 – 2023. Ministry of environment and physical planning. Skopje. .p 183.

Speybroeck, J. Beuckema, W., Bok, B., Voort, J.V.D. 2016. Field Guide to the Amphibians and Reptiles. Bloomsbury Publishing Plc London . .p/.

Melovski, Lj., Markoski, B., Hristovski, S., Jovanovska, D., Anastasovski, V., Klincharov, S., Velevski, M., Velkovski, N., Trendafilov, A., Matevski, V., Kostadinovski, M., Karadelev, M., Levkov, Z., Kolchakovski, D. 2013. Regional division of the Republic of Macedonia for the needs of biological databases . .p 81-111.

Gasc, J-P., Cabela, A., Crnobrnja-Isailović, J., Dolmen, D., Grossenbacher, K., Haffner, P., Lescure, J., Martens, H., Martinez-Rica, J.P., Maurin, H., Oliveira, M.L., Sofianidou, T.S., Veith, M., Zuiderwijk, A. 1997. Atlas of Amphibians and Reptiles in Europe Societas Europaea Herpetologica & Museum Nationall d’ Histoire Naturelle (IEGB/SPN). Paris. .p 496.

Joger et al. 2009 Vipera ursinii. The IUCN Red List of Threatened Species 2009 . .p /.