LISTA E KUQE KOMBËTARE NË MAQEDONINË E VERIUT

Zhapi i ngathet

Lacerta agilis

Македонски

Планински гуштер

English

Sand Lizard

Përsëri në përmbledhjen e specieve
<< I mëparshëm – Zhapiu me tre vija
Shigjeta shkurtër – Në vijim >>
Nuk është i
vlerësuar
Të dhëna të

pamjaftueshme

Më pak i

rrezikuar

Afër

rrezikimit

I prekshëm I RREZIKUAR Kritikisht i

rrezikuar

I zhdukur në

natyrën e egër

I zhdukur
NE DD LC NT VU EN CR EW EX
Taksonomia
Informacioni i vlerësimit
Popullata
Habitatet dhe ekologjia
Kërcënimet
Përdorimi dhe tregtia
Ruajtja
Bibliography

Taksonomia

Emër shkencor

Lacerta agilis

Autoritet

(Steindachner, 1870)

Sinonimet

Lacerta boemica Suchov, 1929; Lacerta paradoxa Bedriaga, 1886; Lacerta stirpium Daudin, 1802; Seps argus Laurenti, 1768; Seps caerulescens Laurenti, 1768; Seps ruber Laurenti, 1768;

Informacioni i vlerësimit

IUCN Red List Category and Criteria

EN – I rrezikuar, B2ab(ii,iii)

Data e vlerësimit

Nëntor 2019

Vlerësuesi(t)

Sterijovski, B.

Arsovski, D.

Rishikuesi(t)

Tomović, L.

Kontribuesi(t)

/

Lehtësuesit/Hartuesit

Hofman, M.P.G.

Arsyetimi i vlersimit

Lacerta agilis (Hardhucani i ngathët) është shpërndarë në vetem pesë lokacione malorë në të gjithë Maqedoninë e Veriut (Masivi Shar-Korab, mali Jablanicë, mali Baba, malet e Maleshevës, dhe malet Osogovë dhe German) duke shtuar një sipërfaqe të pushtimit (AOO) prej vetëm 224km2. Madje, luginat midis këtyre lokaliteteve parandalojnë çdo lloj rrjedhjeje të gjeneve në mesin e popullatave tek hardhucat e ngathët, duke i bërë ato të fragmentuara rëndë; si pasojë të kësaj ai nuk është kandidat për asnjë lloj efekti rajonal shpëtimi pa ndërhyrjen njerzore. Kjo specie që don të ftohtin, kërcënohet veçanërisht nga ndryshimi i klimës globale dhe ndërrimet e habitatit që pasojnë, së bashku me degradimin e habitatit për shkak të rritjes së kullotave malore të larta që ai quan shtëpi; për shkak të natyrës së kudogjendur të kërcënimeve në habitatet që Hardhuca i ngathët popullson në shkallë vendi, të pestë malet ku shfaqet trajtohen si lokacione. Si pasojë, është një specie e rrezikuar në shkallë vendi. Global: LC; Evropa: LC.

Popullata

Trendi i popullatës aktuale

Në rënie

Përshkrim

Madhësia e popullsisë së Hardhucës të ngathët në Maqedoninë e Veriut nuk është përcaktuar me saktësi. Ku është i pranishëm duket relativisht i rëndomtë, por mungesa e studimeve monitoruese parandalon çdo vlerësim të popullsisë. Preferimi i tyre për habitatet e larta malore ka bërë që popullsitë e Hardhucës të ngathët të jenë të fragmentuara rëndë, në shkallë vendi. Vëzhgimet në terren tregojnë se popullsitë lindore janë më të vogla dhe më pak të dendura sesa ato në perëndim të vendit.

Habitatet dhe ekologjia

Sistemet

Tokësor

Habitatet dhe ekologjia

Habitatet me lartësi të mëdha pothuajse gjithmonë janë ata më mbulesë bimësie si bari i dendur ose shkurre në skajet pyjore dhe kullotat malore. Miftëzimi ndodh ndërmjet Prillit dhe Qershorit dhe femrat shtrojnë pesë deri në 10 vezë në Qershor ose Korrik (Agasyan dhe bashkëpunëtorët 2010; Speybroeck dhe bashkëpunëtorët 2016).

Përdorimi dhe tregtia

Përdorimi dhe tregtia

Nuk ka përdorim ose tregti të njohur të kësaj specie.

Kërcënimet

Kërcënimet

Rritja e madhe e kullotave malore (për shkak të braktisjes së praktikave tradicionale bujqësore; të vëzhguara në masivin Shar-Korab, mali Bistra dhe mali Pelister) mund të jetë një kërcënim për speciet. Ndërtimi i pistave për skijim dhe rrugëve mund të jetë gjithashtu kërcënim i rëndësishëm, si dhe ndryshimi global i klimës dhe ndryshimet e habitatit që pasojnë. Në anën lindore të Maqedonisë së Veriut minierat po marrin tatimin e tyre të kësaj specie përmes shkatërrimit të vrojtuar të habitatit dhe rritjes së vdekshmërisë rrugore në rrugët e ndërtuara rishtas përmes habitatit të përshtatshëm (vërejtur në malin Osogovë).

Ruajtja

Ruajtja

Është shenuar në Shtojcën II të Konventës së Bernit dhe Shtojca IV nga Direktiva e Habitateve e BE-së. Në shkallë vendi, është në listën e specieve të egra të mbrojtura.

Bibliografia

Bibliografia

Sillero, N., Campos, J., Bonardi, A., Corti, C., Creemers, R., Crochet, P.-A., Crnobrnja-Isailović, J., Denoël, M., Ficetola, G.F., Gonçalves, J., Kuzmin, S., Lymberakis, P., de Pous, P., Rodríguez, A., Sindaco, R., Speybroeck, J., Toxopeus, B., Vieites, D.R., Vences, M. 2014. Updated distribution and biogeography of amphibians and reptiles of Europe. .p 1-31.

Sterijovski, B., Tomović, L., Ajtić, R. 2014. Contribution to the knowledge of the Reptile fauna and diversity in FYR of Macedonia. .p 83–92.

Uhrin et al. 2016. Distribution updates to amphibian and reptile fauna for the Republic of Macedonia. .p 201-220.

Speybroeck, J. Beuckema, W., Bok, B., Voort, J.V.D. 2016. Field Guide to the Amphibians and Reptiles. Bloomsbury Publishing Plc London. .p /.

Böhme, W., Lymberakis, P., Ajtic, P., Disi, A.M.M., Werner, Y., Tok, V., Ugurtas, I.H., Sevinç, M., Hraoui-Bloquet, S., Sadek, R., Crochet, P.-A., Haxhiu, I., Corti, C., Sindaco, R., Kaska, Y., Kumlutaş, Y., Avci, A., Üzüm, N., Yeniyurt, C., Akarsu, F., Crnobrnja-Isailović, J. 2009. Mediodactylus kotschyi. The IUCN Red List of Threatened Species . .p /.

Panayiota Kotsakiozia, Daniel Jablonski, Çetin Ilgaz, Yusuf Kumlutaş, Aziz Avcıe, Shai Meirif, Yuval Itescuf, Oleg Kukushkinh, Václav Gvoždíkj, Giovanni Scillitanil, Stephanos A. Roussosm, David Jandzikc, Panagiotis. 2018. Multilocus phylogeny and coalescent species delimitation in Kotschy’s T gecko, Mediodactylus kotschyi: Hidden diversity and cryptic species . .p 177-187.

Gasc, J-P., Cabela, A., Crnobrnja-Isailović, J., Dolmen, D., Grossenbacher, K., Haffner, P., Lescure, J., Martens, H., Martinez-Rica, J.P., Maurin, H., Oliveira, M.L., Sofianidou, T.S., Veith, M., Zuiderwijk, A. 1997. Atlas of Amphibians and Reptiles in Europe. Societas Europaea Herpetologica & Museum Nationall d’ Histoire Naturelle (IEGB/SPN). Paris. .p 496.

Tzoras, E., Panagiotopoulos, A. 2019 Mediodactylus kotschyi (Kotschy’s Gecko). Saurophagy. .p 375.

Ajtić, R. 2014. Morphological, biogeographical and ecological characteristics of Kotschy’s gecko (Cyrtodactylus kotschyi Steindachner, 1870 Gekkonidae) from the mainland portion of its distribution range. .p 1-70.