LISTA E KUQE KOMBËTARE NË MAQEDONINË E VERIUT

Verorja

Hyla arborea

Македонски

Лисна жаба / гаталинка

English

European tree frog

Përsëri në përmbledhjen e specieve
<< I mëparshëm – Tritoni i alpeve
Thithlopa e gjelbër – Në vijim >>
Nuk është I

Vlerësuar

Të dhëna të

pamjaftueshme

Më pak I

rrezikuar

AFËR

RREZIKIMIT

I prekshëm I rrezikuar Kritikisht i

rrezikuar

I zhdukur në

natyrën e egër

I zhdukur
NE DD LC NT VU EN CR EW EX
Taksonomia
Informacioni i vlerësimit
Popullata
Habitatet dhe ekologjia
Kërcënimet
Përdorimi dhe tregtia
Ruajtja
Bibliography

Taksonomia

Emër shkencor

Hyla arborea

Autoritet

(Linnaeus, 1758)

Sinonimet

/

Informacioni i vlerësimit

IUCN Red List Category and Criteria

NT, B2ab(ii,iii,iv)c(ii,iii,iv)

Data e vlerësimit

Nëntor 2019

Vlerësuesi(t)

Bogoljub Sterijovski

Dragan Arsovski

Rishikuesi(t)

Crnobrnja-Isailović, J.

Kontribuesi(t)

/

Lehtësuesit/Hartuesit

Hofman, M.P.G.

Arsyetimi i vlersimit

Degradimi i vendbanimit ka shkaktuar zvogëlime dhe luhatje në zonën e banimit (1.816 km²), lokacionet dhe nënpopullacionet, dhe ka ardh gjithashtu në formë të rrugëve migruese ndërmjet qendrave riprodhuese. Sidoqoftë, Verorja është e pranishme në të gjithë shtetet fqinje në vendbanime të ndryshme, e kështu mund të përfitojë nga efektet e shpëtimit rajonal dhe si pasojë është vlerësuar si afër kërcënimit. Evropa: LC; Global: LC.

Popullata

Trendi i popullatës aktuale

Në rënie

Përshkrim

Ky lloj konsiderohet i zakonshëm në vendbanimet e përshtatshme në Maqedoninë e Veriut. Disa studime monitorimi (duke përdorur transeksione linjash (VNM) të realizuara gjatë katër viteve të fundit në kuadër të vlerësimit të ndikimit në mjedis (VNM) të aktiviteteve në rajonin e Shkupit, Strumicës, Radovishit dhe Shtipit sygjerojnë se trendete popullacionit të këtij lloji në Maqedoninë e Veriut po zvogëlohen dhe sipas mundësive në rrugën e tyre për tu fragmentuar rëndë.

Habitatet dhe ekologjia

Sistemet

Ujëra të ëmbla, tokësore (= ujërat e brendshme)

Habitatet dhe ekologjia

Ky lloj në përgjithësi lidhet me pyje të hapura, të ndriçuara mira, me gjethe të gjëra dhe të përziera, toka me barishtore dhe shkurre, livadhe, kopshte, vreshtore, frutore, parqe, brigje liqenesh dhe vegjetacion i ulët riparian. Pyjet e errëta dhe të dendura evitohen. Popullacionet mund të tolerojnë periudha të thatësisë dhe mund të hasen në venbanime të thata. Llojet gjithashtu janë raportuar nga peizazhe të bëra nga njeriu, duke përfshirë qytetet e mëdha (p.sh. Shkupi). Verorja është aktive nga mesi i marsit deri në tetorin e hershëm. Aktiviteti zakonisht shtyhet dhe shkurtohet në lartësi të larta nga mesi i prillit, mesi i shtatorit. Periudha e riprodhimit fillon në fillim të Prillit. Zhvillimi i farës dhe larvës realizohet në ujëra të ndenjur siç janë liqenet, pellgjet, kënetat dhe rezervoaret, dhe ndonjëherëkanale dhe llogaçe.

Përdorimi dhe tregtia

Përdorimi dhe tregtia

Nuk ka shfrytëzim apo shitje të konfirmuar të këtij lloji në Maqedoninë e Veriut.

Kërcënimet

Kërcënimet

Ky lloj është shumë i ndjeshëm në ndryshimet e vendbanimit, duke përfshirë humbjet dhe fragmentimin e pyllit, zabele me shkurre dhe livadhe (me izolim të popullacioneve), kullimi dhe ndotja e ligatinave (industriale dhe bujqësore) dhe llojet e peshqve grabitqarë. Gjithashtu, shkatërrimi i vendbanimeve për shkak të urbanizimit, ndërtimit të rrugëve, ndërtimi i hidrocentraleve të vogla dhe shkarkimi i ndotësve në ligatina. Periudha e kërcënimit kryesor është në kohën e pranverës kur rrezikohen rrugët migruese për në qendrat e riprodhimit për shkak të trafikut dhe ndërtimit të rrugëve. Sipas Sterijovski B. (2014) modifikimi dhe fragmentimi i vendbanimeve, sidomos reth qendrave riprodhuese, ka qënë një kërcënim historik që mbetet edhe sot. Ndryshimi klimatik mund të paraqes një rrezik serioz për këtëo lloje, sidomos nëse ndikon në disa refugia siç është gryka e Taorit, gryka e lumit Treska, lumi i Zi së bashku me grykat e lumenjve Raec dhe Blasnica, pastaj Jama, rajoni i Mavrovës-Radikës, mali Baba, rajoni i Ohrit-Prespës, dhe vargmali Nixhe dhe Kozhuf (MMJPH 2003a,b).

Kërcënimet e këpurdhave Batrachochytrium dendrobatidis dhe Batrachochytrium salamandrivorans janë detektuar së fundi në Gadishullin Ballkanik. Kjo shkakton te ujëtokësorët sëmundjen e njohur si Chytridiomycosis (Whittaker and Vredenburg, 2016). Studimet kanë treguar se ndryshimi klimatik lehtëson përhapjen e kësaj sëmundjeje (Pounds, A. 2006), dhe shkencëtarët sygjerojnë se pesticidet mund të pengojnë mbrojtjen e imunitetit të lindur, dhe të rrisin ndjeshmërinë ndaj kësaj sëmundje (Davidson et al. 2007). Kjo kërkon masa urgjente parandaluese, kryesisht në formë të monitorimit, ashtuqë shenjat fillestare të këpurdhës në Maqedoninë e Veriut kapen në kohë dhe vendosen në karantinë.

Ruajtja

Ruajtja

Është radhitur në Shtojcën II të Konventës të Bernës dhe është radhitur në Aneksin IV të Direktivës të BE-së të zogjve dhe vendbanimeve. Në nivel nacional është në listën e llojeve të egra të mbrojtura të Maqedonisë së Veriut (Gazeta Zyrtare Nr.139. 2011). Në pjesë të shtrirjes të këtyre llojeve, në kuadër të studimeve të ndryshme të VNM, janë rekomanduar masa zbutëse për të zvogëluar vrasjen në rrugë. Variacionet e karakteristikave të historisë njerëzore duhet të monitorohen kundrejt variacioneve në kërcënime dhe presione.

Sipas “Strategjisë nacionale për biodiversitet me plan veprim” (Ministria e mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor, 2018) kënetat, e veçanërisht kënetat e lartësisë të lartë ndikohen nga degradimi si rezultat i konverzionit të tokës për shkak të intensifikimit të bujqësisë, mungesës të furnizimit me ujë, ujitjes, popullimit të peshqve, mungesës të trajtimit të ujërave të zeza dhe aktivitetet ndërtimore. Planet e veprimit për ruajtjen e qendrave të riprodhimit të këtyre peshqve, dmth ligatinave nevojiten urgjentisht.

Veprimi nacional për “parandalimin e humbjes, degradimit dhe fragmentimit të vendbanimeve natyrore të rëndësisë nacionale dhe ndërkombëtare” prioritizon këto veprime (Strategjia nacionale për biodiversitet me plan veprim, 2018):

  • 10.4 Mbrojtja dhe restaurimi i vendbanimeve kënetore/ligatinat dhe vendbanimet ripariane

  • 10.4.1 Identifikimi i kënetave më të ndikuara ultësinore/ligatinat dhe përgatitja e planeve të veprimit për ruajtjen e tyre

  • 10.4.2 Identifikimi i kënetave më të ndikuara të lartësisë të lartë/ligatinat dhe përgatitja e planeve të veprimit për ruajtjen e tyre

  • 10.4.3 DHartimi i planit dhe realizimi i aktiviteteve për parandalimin e degradimit të kënetave dhe ligatinave për shkak të intesifikimit të bujqësisë, ujitjes, popullimit të peshqve dhe aktivitet tjera të sektorëve ekonomik

  • 10.4.4 Realizimi i pilot masave për restaurimin e ligatinave.

Bibliografia

Bibliografia

Sillero, N., Campos, J., Bonardi, A., Corti, C., Creemers, R., Crochet, P.-A., Crnobrnja-Isailović, J., Denoël, M., Ficetola, G.F., Gonçalves, J., Kuzmin, S., Lymberakis, P., de Pous, P., Rodríguez, A., Sindaco, R., Speybroeck, J., Toxopeus, B., Vieites, D.R., Vences, M. 2014 Updated distribution and biogeography of amphibians and reptiles of Europe . .p 1-31.

Sterijovski, B. 2015 Conservation and protection status of amphibians in Macedonia Pelagic Publishing Exeter, UK 67-73
Hristovski, N. 1979 Nematodite od podred Oxyurata Skrjabin, 1923 vo Bitolsko. . .p 135-157.

Karaman, S. 1922 Beiträge zur Herpetologie von Mazedonien. . .p 278-299.

Karaman, S. 1931 Zoološke prilike Skopske kotline. . .p 214-241. [in Serbian].

Krivokapic, D. 1969 Sar planina pp.334. .p/.

Mikes, M., Dzukic, G., Soti, J., Habijan, V. & Hristovski, N. 1981 Ispituvanja na faunata na tetrapodite na terenot od HMS “Strezevo” – Bitola 8 -224. .p/.

Melovski, Lj., Ivanov, Gj., Angelova, N., Velevski, M., Hristovski, S. 2008 Monospitovsko blato. Poslednoto mocuriste vo Makedonija. Opstina Bosilovo Bosilovo . .p56.

Radovanović, M. 1951 Vodozemci i gmizavci naše zemlje Naučna knjiga Beograd. .p 168.

Sidorovska, V., Petkovski, S.,Dzukic, G., Smith, R. D. 2006 The Pelister Dragon: Faunal and Zoogeographical Characteristics of Mt. Pelister Amphibians and Reptiles . .p 65-94.

Sterijovski, B., Aleksovska, K., Tasevski, S. 2010b Distribution and valorization of amphibians and reptiles on Jablanica Mountain . .p 81-85.

Sterijovski, B., Malceska, F., Tokov, T., Stamatoski, B., Tasevski, S 2010a Qualitative research of Amphibians and Reptiles on Kozuf massive. .p 87-93.

ES “Ursus Speleos”-Skopje 2011 Study for valorization of natural values of Multipurpose Area “Jasen”. GEF/UNDP/MoEPP. Skopje . .p150.

MoEPP 2010b Study for revalorization of natural values of protected area “Tikves” Strict Nature Reserve Skopje . .p/.

Micevski, B. 2015 Report of Biodiversity conditions of amphibians and reptiles of Ograzden Mt. 2014-2015 Skopje . .p/.

Oxfam Italia 2011 Study for revalorization of Protected Area Mavrovo Skopje . .p/.

BIOECO -2009 Feasibility Study for Ezerani Skopje . .p/.

Uzunova, D., Kitanova, D., Spirovska, M., Hristovski, S 2015 Integral Report for the Project implementation. Final report of the project “Ecological data gap analysis and ecological sensitivity map development for the Bregalnica river watershed” Skopje . .p/.

Sterijovski, B. 2018 Final report for monitoring Maneko Skopje . .p/.

Pharmachem 2018 The Study on Biological Diversity in the Area of Sasa Mine – Makedonska Kamenica Pharmachem Skopje Skopje . .p/.

Uhrin et al. 2016 Distribution updates to amphibian and reptile fauna for the Republic of Macedonia . .p 201-220.

Buckland, S. T., Anderson, D. R., Burnham, K. P. and Laake, J. L. 1993 Distance Sampling: Estimating Abundance of Biological Populations Chapman and Hall London . .p/.

Ministry of environment and physical planning 2018 National biodiversity strategy and action plan : for the period 2018 – 2023 Ministry of environment and physical planning Skopje. .p 183.

Ministry of Environment and Physical Planning 2003a Country study of biodiversity of the Republic of Macedonia. First National Report. Ministry of Environment and Physical Planning Skopje. .p 218.

Ministry of Environment and Physical Planning 2003b Biodiversity strategy and action plan for the Republic of Macedonia Ministry of Environment and Physical Planning Skopje . .p134.

Whittaker, Kellie & Vredenburg, Vance 2016 “An Overview of Chytridiomycosis”
Pounds, A. 2006 Widespread Amphibian Extinctions from Epidemic Disease Driven by Global Warming . .p 161-167.

Davidson, C., Benard, M.F., Shaffer, H.B., Parker, J.M., O’Leary, C., Conlon, J.M., Rollins-Smith, L.A. 2007 Effects of chytrid and carbaryl exposure on survival, growth and skin peptide defenses in foothill yellow-legged frogs . .p 1771-1776.

Sterijovski, B. 2014 Conservation and Protection Status of Amphibians in Macedonia Pelagic Publishing . .p 78–84.

Gasc, J-P., Cabela, A., Crnobrnja-Isailović, J., Dolmen, D., Grossenbacher, K., Haffner, P., Lescure, J., Martens, H., Martinez-Rica, J.P., Maurin, H., Oliveira, M.L., Sofianidou, T.S., Veith, M., Zuiderwijk, A. 1997 Atlas of Amphibians and Reptiles in Europe Societas Europaea Herpetologica & Museum Nationall d’ Histoire Naturelle (IEGB/SPN) Paris . .p496.

2011 Official gazette of Republic of Macedonia. No.139 Skopje . .p/.