LISTA E KUQE KOMBËTARE NË MAQEDONINË E VERIUT

Triton me kreshtë/Triturus macedonicus

Triturus macedonicus

Македонски

Македонски мрморец

English

Macedonian newt

Përsëri në përmbledhjen e specieve
<< I mëparshëm – Triton me kreshtë
E bukura e dheut – Në vijim >>
Nuk është I

Vlerësuar

Të dhëna të

pamjaftueshme

Më pak I

rrezikuar

Afër

rrezikimit

I PREKSHËM I rrezikuar Kritikisht i

rrezikuar

I zhdukur në

natyrën e egër

I zhdukur
NE DD LC NT VU EN CR EW EX
Taksonomia
Informacioni i vlerësimit
Popullata
Habitatet dhe ekologjia
Kërcënimet
Përdorimi dhe tregtia
Ruajtja
Bibliography

Taksonomia

Emër shkencor

Triturus macedonicus

Autoritet

(Karaman, 1922)

Sinonimet

Molge karelinii var. macedonica Karaman, 1922

Informacioni i vlerësimit

IUCN Red List Category and Criteria

VU – I prekshëm, B2ab(ii,iii,iv)c(ii,iii,iv)

Data e vlerësimit

Nëntor 2019

Vlerësuesi(t)

Sterijovski, B.

Arsovski, D.

Rishikuesi(t)

Crnobrnja-Isailović, J.

Kontribuesi(t)

/

Lehtësuesit/Hartuesit

Hofman, M.P.G.

Arsyetimi i vlersimit

Tritoni me kreshtë është përhapur gjërësisht në Maqedoninë e Veriut (SHP=20.208km2), por megjithatë është përhapur në zona të vogla respektivisht të izoluara sipas shpërndarjes të qendrave ujore të shumimit, e kështu ZB është më e kufizuar (236km2). Vendbanimet e tij përballen me kërcënime serioze, sidomos në qendrat e shumimit duke bërë llojet veçanërisht të prirura ndaj luhatjeve në ZB. Sidoqoftë, kjo ZB mund të jetë një nënvlerësim në kuadër të shpërndarjes të gjërë nacionale dhe për më tepër, mund të gjendet në pjesën më të madhe të shteteve fqinje (Greqi, Sërbi dhe Shqipëri), e kështu të përfitojë nga efektet e shpëtimit rajonal që kanë promovuar radhitjen e këtij vlerësimi në të Rrezikuara. Global: LC; Europe: LC. Llojet e tritorit me kreshtë nuk janë pranuar ende nga IUCN (shqip UNRNRN), si në vlerësimin e Triturus carnifiex në kuadër të shënimit taksonimik është theksuar se shkallët e sakta të anëtarëve të superllojeve Triturus cristatus superspecies janë të paqarta në Ballkanin qëndror.

Nënllojet macedonicus janë rekomanduar si lloje të veçanta nga Arntzen et al. (2007).Triturus macedonicus më herët ka qënë I përshirë në Triturus cristatus kompleks që ka përfshirë katër nënlloje: T. cristatus cristatusT. cristatus dobrogicusT. cristatus karelinii; dhe T. cristatus carnifex that që tani njihen si lloje të veçanta nën nënllojet Triturus cristatus. Në bazë të rezultateve të analizave molekurale gjenetike, Triturus carnifex është ndarë në Triturus carnifex s.l. dhe Triturus macedonicus (Dubois and Raffaëlli 2009). Për vlerësimin e këtyre llojeve është ndjekur koncepti i Dubois dhe Raffaëlli (2009) duke njohur këto specie si Triturus macedonicus.

Popullata

Trendi i popullatës aktuale

Në rënie

Përshkrim

Studimet paraprake të monitorimit sygjerojnë trende në rënie të popullacionit (të dhëna të papublikuara).

Habitatet dhe ekologjia

Sistemet

Ujëra të ëmbla, tokësore (= ujërat e brendshme)

Habitatet dhe ekologjia

Kjo banon në larmi të vendbanimeve tokësore nga pyjet tokësore të ahut deri te klimat e thata mesdhetare. Ky lloj mund të gjendet në vendbanimet e modifikuara siç janë guroret dhe trupat ujorë artificial, siç janë puset me gurë, tanke dhe lugina me ujë të pijshëm, në pyjet malore (llojet gjethë-gjëra dhe halore) dhe rethinat e tyre si dhe në livadhe. Tritoni me kreshtë është aktiv nga mesi i marsit deri në fillim të tetorit. Aktiviteti mund të shtyhet dhe të shkurtohet në lartësi të larta duke filluar nga mesi i prillit deri në mes të shtatorit. Riprodhimi fillon në pranverën e vonshme apo verën e hershme në vendbanime të ndryshme ujore të ndenjura të përkohshme dhe të përherhme. Shumimi bëhet në rrjedha të pishinave që lëvizin ngadalë, pellgje dhe kanale kullimit që paraqiten herë pas here. Femrat depozitojnë përafërsisht 100-200 vezë; këto janë të mbështjella individualisht më vegjetacion ujor.

Përdorimi dhe tregtia

Përdorimi dhe tregtia

Nuk ka shfrytëzim dhe shitje të konfirmuar të këtij lloji në Maqedoninë e Veriut.

Kërcënimet

Kërcënimet

Tritoni me kreshtë është i ndjeshëm ndaj ndryshimeve në cilësinë e ujit. Kërcënimet kryesore ndaj llojeve janë humbja e vendbanimeve ujore, sidomos vendet e shumimit, përmes intensifikimit të bujqësisë dhe ndotjes bujqësore-kimike, futjen e peshqve grabitqarë. Ndryshimet klimatike mund të shkaktojnë luhatje në zonën e banimit që mund të jenë veçanërisht shkatërruese kur ndikon në qendrat riprodhuese. Kjo është vëzhguar në rajonin e Prespës dhe Ohrit.

Kërcënimet e këpurdhave Batrachochytrium dendrobatidis dhe Batrachochytrium salamandrivorans janë detektuar së fundi në Gadishullin Ballkanik. Kjo shkakton te ujëtokësorët sëmundjen e njohur si Chytridiomycosis (Whittaker and Vredenburg, 2016).Studimet kanë treguar se ndryshimet klimatike lehtësojnë përhapjen e kësaj sëmundjeje (Pounds, A. 2006), dhe shkencëtarët sygjerojnë se pesticidet mund të pengojnë mbrojtjen e imunitetit të lindur, dhe të rrisin ndjeshmërinë ndaj kësaj sëmundjeje (Davidson et al. 2007). Kjo kërkon masa urgjente parandaluese, kryesisht në formë të monitorimit ashtuqë shenjat fillestare të këpurdhave në Maqedoninë e Veriut kapen në kohë dhe vendosen në karantinë.

Ruajtja

Ruajtja

Është radhitur në Shtojcën II të Konventës të Bernës. Është rradhitur në Aneksin IV të Direktivës të BE-së për vendbanime. Është e mbrojtur nga legjislacioni nacional ashtuqë është në Listën e llojeve të egra të mbrojtura të Maqedonisë së Veriut (Gazeta Zyrtare Nr.139. 2011).

ASipas “Strategjisë nacionale për biodiversitet me plan veprim” (Ministria e mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor, 2018) kënetat, sidomos kënetat e lartësisë të lartë janë të ndikuara nga degradimi si rezultat i konverzionit të tokës për shkak të intensifikimit të bujqësisë, mungesës të furnizimit me ujë, ujitjes, popullimit të peshqve, mungesës të trajtimit të ujërave të zeza, dhe aktivitetet ndërtimore. Nevojiten urgjent planet e veprimit për rujajtjen e qendrave të riprodhimit të këtij triton dmth ligatinat.

TVeprimi nacional “për parandalimin e humbjes, degradimit dhe fragmentimit të vendbanimeve natyrore të rëndësisë nacionale dhe ndërkombëtare” prioritizon këto veprime (Ministria e mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor, 2018):

o   10.4 Mbrojtja e dhe restaurimi i vendbanimeve kënetore/ligatinat dhe vendbanimet ripariane

o   10.4.1 Identifikimi i kënetave ultësinore më të ndikuara /ligatinat dhe përgatitja e planeve të veprimit për ruajtjen e tyre

o   10.4.2 Identifikimi i kënetave më të ndikuara të lartësisë të lartë/ligatinat dhe përgatitja e planeve të veprimit për ruajtjen e tyre

o   10.4.3 Hartimi i planit dhe realizimi i aktiviteteve për parandalimin e degradimit të kënetave dhe ligatinave për shkak të intensifikimit të bujqësisë, ujitjes, popullimit të peshqve dhe aktiviteteve tjera të sektorëve ekonomik

o   10.4.4 Realizimi i pilot masave për restaurimin e ligatinave.

Bibliografia

Bibliografia

Sillero, N., Campos, J., Bonardi, A., Corti, C., Creemers, R., Crochet, P.-A., Crnobrnja-Isailović, J., Denoël, M., Ficetola, G.F., Gonçalves, J., Kuzmin, S., Lymberakis, P., de Pous, P., Rodríguez, A., Sindaco, R., Speybroeck, J., Toxopeus, B., Vieites, D.R., Vences, M. 2014. Updated distribution and biogeography of amphibians and reptiles of Europe . .p 1-31.

Sterijovski, B. 2015. Conservation and protection status of amphibians in Macedonia. Pelagic Publishing. Exeter, UK . .p67-73.

Cmobrnja, J., Kaleziic, M.L. & Dukic, G. -1989. Genetc divergence in the crested newt (Triturus cristatus complex) from Yugoslavia.. .p 81-92.

Sidorovska, V., Petkovski, S.,Dzukic, G., Smith, R. D. 2006. The Pelister Dragon: Faunal and Zoogeographical Characteristics of Mt. Pelister Amphibians and Reptiles . .p 65-94.

Wielstra, B. & Arntzen, J.W. -2013. Kicking Triturus arntzeni when it’s down: large-scale nuclear genetic data confirm that newts from the type locality are genetically admixed . .p 381–388.

Oxfam Italia. 2011. Study for revalorization of Protected Area Mavrovo. Skopje . .p/.

BIOECO. -2009. Feasibility Study for Ezerani. Skopje . .p/.

GIZ CSBL Team. 2019. Monitoring Manual for Lake-bound Species and Habitats of Lakes Prespa, Ohrid and Shkodra/Skadar. Implementing the EU Nature Conservation Directives in South-Eastern Europe GIZ. Bon. .p 142.

Ministry of environment and physical planning. 2018. National biodiversity strategy and action plan : for the period 2018 – 2023. Ministry of environment and physical planning. Skopje . .p183.

Whittaker, Kellie & Vredenburg, Vance. 2016. “An Overview of Chytridiomycosis”
Pounds, A. 2006. Widespread Amphibian Extinctions from Epidemic Disease Driven by Global Warming . .p 161-167.

Davidson, C., Benard, M.F., Shaffer, H.B., Parker, J.M., O’Leary, C., Conlon, J.M., Rollins-Smith, L.A. 2007. Effects of chytrid and carbaryl exposure on survival, growth and skin peptide defenses in foothill yellow-legged frogs . .p 1771-1776.

Sterijovski, B. 2014. Conservation and Protection Status of Amphibians in Macedonia Pelagic Publishing . .p 78–84.
.
Gasc, J-P., Cabela, A., Crnobrnja-Isailović, J., Dolmen, D., Grossenbacher, K., Haffner, P., Lescure, J., Martens, H., Martinez-Rica, J.P., Maurin, H., Oliveira, M.L., Sofianidou, T.S., Veith, M., Zuiderwijk, A. 1997. Atlas of Amphibians and Reptiles in Europe Societas Europaea Herpetologica & Museum Nationall d’ Histoire Naturelle (IEGB/SPN). Paris. .p 496.

2011. Official gazette of Republic of Macedonia. No.139. Skopje . .p/.

Dubois, A., and J. Raffaëlli. 2009. A new ergotaxonomy of the family Salamandridae Goldfuss, 1820 (Amphibia, Urodela) . .p 1-85.