LISTA E KUQE KOMBËTARE NË MAQEDONINË E VERIUT

Triton i zakonshëm

Lissotriton vulgaris

Македонски

Обичен мрморец

English

Smooth Newt

Përsëri në përmbledhjen e specieve
<< I mëparshëm – Bretkosa barkverdhe
Triton me kreshtë – Në vijim >>
Nuk është I

Vlerësuar

Të dhëna të

pamjaftueshme

Më pak I

rrezikuar

Afër

rrezikimit

I PREKSHËM I rrezikuar Kritikisht i

rrezikuar

I zhdukur në

natyrën e egër

I zhdukur
NE DD LC NT VU EN CR EW EX
Taksonomia
Informacioni i vlerësimit
Popullata
Habitatet dhe ekologjia
Kërcënimet
Përdorimi dhe tregtia
Ruajtja
Bibliography

Taksonomia

Emër shkencor

Lissotriton vulgaris

Autoritet

(Linnaeus, 1758)

Sinonimet

Triturus vulgaris (Linnaeus, 1758)

Informacioni i vlerësimit

IUCN Red List Category and Criteria

VU – I prekshëm, B2ab(ii,iii,iv)c(ii,iii)

Data e vlerësimit

Nëntor 2019

Vlerësuesi(t)

Sterijovski, B.

Arsovski, D.

Rishikuesi(t)

Crnobrnja-Isailović, J.

Kontribuesi(t)

/

Lehtësuesit/Hartuesit

Hofman, M.P.G.

Arsyetimi i vlersimit

Tritoni I zakonshëm është i përhapur në të gjithë Maqedoninë e Veriut por megjithatë është i kufizuar në vendbanimet e shumimit ujor dhe rrethinat e tyre (me një shtrirje të shfaqjes së 20.791 km2). Zona e banimit (212 km2) është më e kufizuar duke bërë kështu që shpërndarja të jetë e fragmentuar. Sidoqoftë, zona e tanishme e banimit (AOO) ka të ngjarë të jetë një nënvlerësim, pasi mund të pritet që ekzistojnë më shumë vende të shumimit në të gjithë shtrirjen e saj të shfaqjes (EOO). Për shembull, kjo specie është vërejtur rreth brigjeve të ekosistemeve më të mëdhenj të ujërave të ëmbla të Maqedonisë Veriore (Ohri, Prespa dhe Liqeni i Dojranit) si dhe mjaftueshëm trupa të vegjël uji në të gjithë vendin (> 30). Ndërsa AOO i saj ka të ngjarë të jetë një nënvlerësim, ka gjasa të jetë më pak se <500km2, dhe ka shumë pak gjasa që më shumë hulumtime të ofronin një rritje> 9-fish në okupim, e cila do të sugjeronte një vlerësim jo të kërcënuar. Pavarësisht nga një okupim i pasigurt, ku është i pranishëm, gjatë hulumtimit në terren është vërejtur se popullsitë e tij po përballen me kërcënime të copëzimit të rëndë për shkak të shkatërrimit të pyjeve, kopshteve dhe livadheve, dhe kullimit dhe ndotjes së vendeve të tij të mbarështimit ujor. Gjithashtu, për shkak të thatësirës dhe zhvendosjes së v endbanimit të shkaktuar nga ndryshimet klimatike, rëniet e vazhdueshme dhe luhatjet ekstreme janë vërejtur në zonën e okupimit dhe cilësinë e habitatit, numrin e vendndodhjeve. Megjithatë, speciet mund të gjenden në të gjitha vendet fqinje dhe kështu mund të përfitojnë nga efektet rajonale të shpëtimit; duhet të merret në konsideratë megjithëse të dhënat kanë demonstruar që kjo specie ka aftësi shumë të kufizuara shpërndarëse, më shpesh duke lëvizur distanca prej 10-200 m (Müllner et al. 2001). Duke pasur parasysh copëtimin e popullatës, tendencën në dukje në rënie të popullsisë me një AOO shumë të vogël megjithëse të pasigurt që sugjerojnë një status të rrezikuar, megjithë një shpërndarje të gjerë në shkallë vendi dhe efektet e mundshme, por mbase jo të mundshme rajonale, Tritoni i zakonshëm u vlerësua si I Prekshëm. Global: LC; Evropa: LC

Popullata

Trendi i popullatës aktuale

Në rënie

Përshkrim

Studimet paraprake të monitorimit tregojnë për një trend në rënie të popullacioneve, në nivel nacional (të dhëna të papublikuara) dhe fragmentim të madh.

Habitatet dhe ekologjia

Sistemet

Ujëra të ëmbla, tokësore (= ujërat e brendshme)

Habitatet dhe ekologjia

Në përgjithësi ndërlidhet me vendbanime me toka pyjore, duke përshirë pyjet gjethërënëse, halore, të përziera dhe pyje të thata dhe toka pyjore. Ky është një lloj i përshtatshëm që është gjithashtu i pranishëm në livadhe, toka me shkurre, parqe, kopshte me fruta, shumë vendbanime të lagura dhe zona rurale dhe urbane. Ky triton është aktiv nga mesi i marsit deri në fillim të tetorit. Aktiviteti mund të shtyhet dhe të shkurtohet në lartësi të larta. Duke filluar nga mesi i prillit deri në mes të shtatorit. Periudha e riprodhimit fillon në pranverën e vonshme apo verë të hershme. Shumohet në ujëra të cekët të qetë dhe që lëvizin ngadalë dhe kanale ujitjejte, femrat lëshojnë 200-300 vezë. Jashtë sezonit të riprodhimit është e vështirë që të dallojmë meshkujt dhe femrat e këtij lloji.

Përdorimi dhe tregtia

Përdorimi dhe tregtia

Nuk ka përdorim dhe shitje të konfirmuar të këtij lloji në Maqedoninë e Veriut.

Kërcënimet

Kërcënimet

Kërcënimet për këtë lloj përfshin një kullim të përgjithshëm, ndotje dhe eutrofikim të vendeve të shumimit, prerjet e pyjeve, pishinave përeth vendeve të shumimit, dhe futja e peshqve grabitqarë. Tharja e kënetave për qëllime bujqësore është regjistruar në moçalin e Monospitovës, dhe në Ezerani, rajoni i Prespës. Sipas Sterijovskit (2015), modifikimi dhe fragmentimi, veçanërisht në dhe përeth qendrave të riprodhimit, ka qënë një kërcënim historik që mbetet edhe sot.

Kërcënimet e këpurdhave Batrachochytrium dendrobatidis dhe Batrachochytrium salamandrivorans wjanë detektuar së voni në Gadishullin Ballkanik. Këto e shkaktojnë te ujëtokësorët sëmundjen e njohur si Chytridiomycosis (Whittaker dhe Vredenburg, 2016). Studimet kanë treguar se ndryshimet klimatike lehtësojnë përhapjen e kësaj sëmundjeje (Pounds, A. 2006), dhe shkencëtarët sygjerojnë se pesticidet mund të pengojnë mbrojtjen e lindur të imunitetit, dhe do të rrisin ndjeshmërinë ndaj kësaj sëmundjeje (Davidson et al. 2007). Këtë kërkojnë masa urgjente parandaluese, kryesisht në formë të monitorimit ashtuqë shenjat fillestare të këpurdhave në Maqedoninë e Veriut janë kapur në kohë dhe janë vendosur në karantinë.

Ruajtja

Ruajtja

Është radhitur në Shtojcën III të Konventës të Bernës dhe nuk është i mbrojtur nga legjislacioni nacional. Sipas “Strategjisë nacionale për biodiversitet me plan veprim” (Ministria e mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor, 2018), kënetat, e sidomos kënetat e lartësisë të lartë ndikohen nga degradimi si rezultat i konverzionit të tokës për shkak të intensifikimit të bujqësisë, mungesës të furnizimit me ujë, ujitjes, popullimit të peshqve, mungesës të trajtimit të ujërave dhe aktivitetet ndërtimore.
Veprimi nacional për “parandalimin e humbjes, degradimit dhe fragmentimit të vendbanimeve natyrore të rëndësisë nacionale dhe ndërkombëtare” prioritizon këto veprime (Ministria e mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor, 2018):
o 10.4 Mbrojtja dhe restaurimi i vendbanimeve kënetore/ligatinat dhe vendbanimet ripariane
o 10.4.1 Identifikimi kënetave ultësinore më të ndikuara/ligatinat dhe përgatija e planeve të veprimit për ruajtjen e tyre
o 10.4.2 Identifikimi kënetave më të ndikuara të lartësisë të lartë/ligatinat dhe përgatitja e planeve të veprimit për ruajtjen e tyre
o 10.4.3 Hartimi i planit dhe realizimi i aktiviteteve për parandalimin e degradimit të kënetave dhe ligatinave për shkak të intensifikimit të bujqësisë, ujitjes, popullimit të peshqve dhe aktivitet tjera të sektorëve ekonomik
o 10.4.4 Zbatimi i pilot masave për restaurimin e ligatinave.

Bibliografia

Bibliografia

Sillero, N., Campos, J., Bonardi, A., Corti, C., Creemers, R., Crochet, P.-A., Crnobrnja-Isailović, J., Denoël, M., Ficetola, G.F., Gonçalves, J., Kuzmin, S., Lymberakis, P., de Pous, P., Rodríguez, A., Sindaco, R., Speybroeck, J., Toxopeus, B., Vieites, D.R., Vences, M. 2014 Updated distribution and biogeography of amphibians and reptiles of Europe . .p 1-31.

Sterijovski, B. 2015. Conservation and protection status of amphibians in Macedonia Pelagic Publishing. Exeter, UK. .p 67-73.

Doflein, F 1921. Mazedonien, Erlebnisse und beobachtungen eines Naturforschers im gefolge des Deutschen heeres Verlang von Gustav Fischer Jena . .p 592.

Karaman, S. 1922. Beiträge zur Herpetologie von Mazedonien. . .p 278-299.

Karaman, S. 1937. Fauna južne Srbije . .p 161- 179. [in Serbian].

Krizmanic, I., Mesaros, G., Dzukic, G. & Kalezic, M.L. 1997. Morphology of the smooth newt (Triturus vulgaris) in Former Yugoslavia: Taxonomical implications and distribution pattems. . .p 345-357.

Melovski, Lj., Ivanov, Gj., Angelova, N., Velevski, M., Hristovski, S. 2008. Monospitovsko blato. Poslednoto mocuriste vo Makedonija. Opstina Bosilovo. Bosilovo. .p 56.

Sidorovska, V., Petkovski, S.,Dzukic, G., Smith, R. D. 2006. The Pelister Dragon: Faunal and Zoogeographical Characteristics of Mt. Pelister Amphibians and Reptiles . .p 65-94.

Sterijovski, B., Aleksovska, K., Tasevski, S. 2010b. Distribution and valorization of amphibians and reptiles on Jablanica Mountain . .p 81-85.

MoEPP. 2010b. Study for revalorization of natural values of protected area “Tikves” Strict Nature Reserve . Skopje . .p /.

BIOECO. -2009. Feasibility Study for Ezerani . Skopje . .p /.

Uzunova, D., Kitanova, D., Spirovska, M., Hristovski, S 2015. Integral Report for the Project implementation. Final report of the project “Ecological data gap analysis and ecological sensitivity map development for the Bregalnica river watershed”. Skopje . .p /.

Ministry of environment and physical planning 2018 National biodiversity strategy and action plan : for the period 2018 – 2023. Ministry of environment and physical planning. Skopje. .p 183.

Whittaker, Kellie & Vredenburg, Vance 2016 “An Overview of Chytridiomycosis”
Pounds, A. 2006. Widespread Amphibian Extinctions from Epidemic Disease Driven by Global Warming . .p 161-167.

Davidson, C., Benard, M.F., Shaffer, H.B., Parker, J.M., O’Leary, C., Conlon, J.M., Rollins-Smith, L.A. 2007. Effects of chytrid and carbaryl exposure on survival, growth and skin peptide defenses in foothill yellow-legged frogs . .p 1771-1776.

Gasc, J-P., Cabela, A., Crnobrnja-Isailović, J., Dolmen, D., Grossenbacher, K., Haffner, P., Lescure, J., Martens, H., Martinez-Rica, J.P., Maurin, H., Oliveira, M.L., Sofianidou, T.S., Veith, M., Zuiderwijk, A. 1997. Atlas of Amphibians and Reptiles in Europe. Societas Europaea Herpetologica & Museum Nationall d’ Histoire Naturelle (IEGB/SPN). Paris. .p 496.

Cmobrnja, J., Kalezic, M.L. & Dzukic, G. 1989. Genetc divergence in the crested newt (Triturus cristatus complex) from Yugoslavia . .p 81-92.

Džukić, G. 1972. Herpetološka zbirka Prirodnjačkog muzeja u Beogradu. (Herpetological collection of the Belgrade Museum of Natural History). .p 165-180.

Sidorovska et al. 2003 .The first recorded incidence of paedogenesis in the European Newt (Triturust Salamandridae) from FYR Macedonia . .p 1-2.

Dzukic et al. 2015. The batrachological collections of the Institute for Biological Research “Siniša Stanković”, University of Belgrade. .p 118-167.

Müllner, A. 2001. Spatial patterns of migrating Great Crested Newts and Smooth Newts: The importance of the terrestrial habitat surrounding the breeding pond Natur & Text .Germany . .p /.