LISTA E KUQE KOMBËTARE NË MAQEDONINË E VERIUT
Thithlopa
Bufo bufo
Македонски
Крастава жаба
English
Common toad
Nuk është I
Vlerësuar |
Të dhëna të
pamjaftueshme |
MË PAK I
RREZIKUAR |
Afër
rrezikimit |
I prekshëm | I rrezikuar | Kritikisht i
rrezikuar |
I zhdukur në
natyrën e egër |
I zhdukur |
---|---|---|---|---|---|---|---|---|
NE | DD | LC | NT | VU | EN | CR | EW | EX |
Taksonomia
Emër shkencor
Bufo bufo
Autoritet
(Linnaeus, 1758)
Sinonimet
Rana bufo Linnaeus, 1758
Informacioni i vlerësimit
IUCN Red List Category and Criteria
LC – Më pak i rrezikuar
Data e vlerësimit
Nëntor 2019
Vlerësuesi(t)
Bogoljub Sterijovski
Dragan Arsovski
Rishikuesi(t)
Crnobrnja-Isailović, J.
Kontribuesi(t)
/
Lehtësuesit/Hartuesit
Hofman, M.P.G.
Arsyetimi i vlersimit
Ky lloj është radhitur i shqetësimit më të vogël për shkak të shpërndarjes të saj të gjërë, tolerancës të një shtrirje të gjërë të vendbanimeve, popullacionit të madh të supozuar, dhe sepse nuk ka shumë gjasa për tu zvogëluar aq shpejtë për tu kualifikuar për kategorinë NT. Global: LC; Europe: LC.
Popullata
Trendi i popullatës aktuale
I qëndrueshëm
Përshkrim
Vëzhgimet e terrenit tregojnë se popullacionet e zakonshme të bretkosave brenda Maqedonisë së Veriut janë në dukje të qëndrueshme dhe nuk janë të fragmentuara rëndë.
Habitatet dhe ekologjia
Sistemet
Ujëra të ëmbla, tokësore, (= ujërat e brendshme)
Habitatet dhe ekologjia
Ky është një lloj i përhapur gjërësisht dhe i përshtatshëm në pyjet halore, të përziera dhe gjethrënëse, zabele, toka barishtore, livadhe, zona të thata, parqe dhe kopshte. Zakonisht është i pranishëm në zona me lagështi me vegjetacion të dendur, ndërsa zona të mëdha të hapura janë në përgjithësi të shmangura. Llojet e farave dhe zhvillimi i larvave bëhet në ujëra të qeta dhe pjesë të ngadalta të lumenjve dhe rrjedhave. Është i pranishëm në shumë vendbanime të modifikuara. Në lartësi të ulëta këto lloje jetojnë në pyje gjethrënëse, në lartësi të larta më së shpeshti gjendet në pyje gjethërënëse dhe halore si dhe në lëndina malore. Llojet (speciet) shfrytëzojnë disa lloje të ligatinave, duke përfshirë liqenet, pellgjet, kënetat, lumenjtë, rrjedhat e pishinave, burimet (duke përshirë burimet minerale dhe termale) llogaçe, rezervoare, zhavorre dhe toka argjile, kanale dhe madje në depresione rrotash të mbushura me ujë.
Vendbanimet e shumimit janë zakonisht pishina të përkohshme pa hije dhe pjesë të ngadalta të rrjedhave të lumenjve, brenda ose në afërsi të tokës pyjore. Llojet mund të tolerojnë ndotje të lehtë të ujit. Bretkosa e zakonshme është aktive nga fillimi i marsit (në popullacione të ultësirave) deri në fillim të tetorit. Në lartësi të larta periudha aktive mund të shtyhet dhe shkurtohet në mes të prillit deri në mes të shtatorit në varësi të kushteve klimatike. Riprodhimi fillon në mes të marsit deri në fillim të prillit në popullacionet e ultësirave dhe pranverë të vonshme apo verë të hershme në popullacionet e larta. Madhësia e tufës mund të jetë më shumë se 8000 vezë (Tomasevic et al. 2008) të cilat lihen në ujë në vargje gjelatinoze të vezëve të cilat mund të jenë deri në 3 metra të gjata. Këto lloje janë zakonisht aktive në muzg dhe mund të lëvizin distanca të gjata duke gjuajtur insekte dhe pakurrizorë të tjerë. Është më shumë aktive në mot të lagësht me shi.
Përdorimi dhe tregtia
Përdorimi dhe tregtia
Nuk ka shfrytëzim dhe tregti të konfirmuar të këtij lloji në Maqedoninë e Veriut.
Kërcënimet
Kërcënimet
Bretkosa e përbashkët është kryesisht e kërcënuar nga degradimi i vendbanimit për shkak të zhvillimit të infrastrukturës, ndërtimit të hidrocentraleve dhe shkarkimit të ndotësve në tokat me lagështi. Këto kërcënime të qendrave të riprodhimit të llojeve janë historike dhe aktuale (Sterijovski 2014). Për më tepër, ndryshimet klimatike mund të paraqesin rreziqe serioze të këtyre llojeve, në veçanti nëse ndikojnë në disa refugia siç janë gryka e Taorit, gryka e lumit Treska, lumi i Zi, së bashku me grykat e lumenjëve Raec dhe Blasnica, pastaj Jama, rajoni i Mavrovës- Radikës, mali Baba, rajoni i Ohrit-Prespës, dhe vargmali i Nixhes dhe Kozhufit (MMJPH 2003a,b).
Përfundimisht dhe fatkeqësisht, kërcënimet e këpurdhave Batrachochytrium dendrobatidis dhe Batrachochytrium salamandrivorans janë detektuar kohët e fundit në Gadishullin Ballkanik. Kjo shkakton te ujëtokësorët sëmundjen e njohur si Chytridiomycosis (Whittaker and Vredenburg, 2016). Studimet kanë dëshmuar se ndryshimet klimatike lehtësojnë përhapjen e kësaj sëmundjeje (Pounds, A. 2006), dhe shkencëtarët sygjerojnë se pesticidet mund të pengojnë mbrojtjen e imunitetit të lindur, dhe të rrisin ndjeshmërinë për këtë sëmundje (Davidson et al. 2007). Kjo kërkon masa parandaluese urgjente, kryesisht në formë të monitorimit me qëllim që shenjat fillestare të këpurdhave në Maqedoninë e Veriut kapen në kohë dhe vendosen në karantin.
Ruajtja
Ruajtja
Llojet janë radhitur në Shtojcën II të Konventës të Bernës. Është mbrojtur me legjislacionin nacional sepse është në Listën e llojeve të egra të mbrojtura të Maqedonisë së Veriut (Gazeta Zyrtare Nr.139. 2011). Menaxhimi i duhur i vendbanimeve është i nevojshëm për të mirëmbajtur ligatinat dhe për të parandaluar suksesionin (njëpasnjëshmërinë) e shkurreve dhe tokave pyjore. Variacioni i karakteristikave të historisë njerëzore duhet të monitorohet kundrejt variacioneve në kërcënime dhe presione.
Në pajtim me “Strategjinë për shumëllojshmërinë biologjike të Republikës të Maqedonisë së Veriut” (Ministira e mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor, 2018) kënetat, në veçanti kënetat e lartësisë të lartë ndikohen nga degradimi si rezultat i konverzionit të tokës për shkak të intensifikimit të bujqësisë, mungesës të furnizimit me ujë, ujites, popullimit të peshqve, mungesës të trajtimit të ujërave të zeza dhe aktivitetet ndërtimore. Nevojiten urgjentisht planet e veprimit për ruajtjen e qendrave riprodhuese të bretkosave dmth ligatinave.
Veprimi nacional për të “parandaluar humbjen, degradimin dhe fragmentimin e vendbanimeve natyrore të rëndësisë nacionale dhe ndërkombëtare” prioritizon këto veprime (Strategjia nacionale për biodiversitet me plan veprim, 2018):
-
10.4 Mbrojtja dhe restaurimi i vendbanimeve kënetore/ligatinave dhe vendbanimeve ripariane
-
10.4.1 Identifikimi i kënetave më të ndikuara ultësinore/ligatinave dhe përgatitja e planeve të veprimit për ruajtjen e tyre
-
10.4.2 Identifikimi i kënetave më të ndikuara të lartësisë të lartë/ ligatina dhe përgatitja e planit të veprimit për ruajtjen e tyre
-
10.4.3 Hartimi i planit dhe realizimi i aktiviteteve për parandalimin e degradimit të kënetave dhe ligatinave për shkak të intensifikimit të bujqësisë, ujitjes, popullimt të peshqve dhe aktivitete tjera të sektorëve ekonomik
-
10.4.4 Zbatimi i pilot masave për restaurimin e ligatinave