LISTA E KUQE KOMBËTARE NË MAQEDONINË E VERIUT

Thithlopa e gjelbër

Bufotes viridis

Македонски

Зелена крастава жаба

English

Green toad

Përsëri në përmbledhjen e specieve
<< I mëparshëm – Verorja
Thithlopa – Në vijim >>
Nuk është I

Vlerësuar

Të dhëna të

pamjaftueshme

MË PAK I

RREZIKUAR

Afër

rrezikimit

I prekshëm I rrezikuar Kritikisht i

rrezikuar

I zhdukur në

natyrën e egër

I zhdukur
NE DD LC NT VU EN CR EW EX
Taksonomia
Informacioni i vlerësimit
Popullata
Habitatet dhe ekologjia
Kërcënimet
Përdorimi dhe tregtia
Ruajtja
Bibliography

Taksonomia

Emër shkencor

Bufotes viridis

Autoritet

(Laurenti, 1768)

Sinonimet

Bufo sitibundus (Pallas, 1771); Bufo viridis Laurenti, 1768; Pseudepidalea viridis (Laurenti, 1768); Rana picta Pallas, 1831

Informacioni i vlerësimit

IUCN Red List Category and Criteria

LC – Më pak i rrezikuar

Data e vlerësimit

Nëntor 2019

Vlerësuesi(t)

Bogoljub Sterijovski

Dragan Arsovski

Rishikuesi(t)

Crnobrnja-Isailović, J.

Kontribuesi(t)

/

Lehtësuesit/Hartuesit

Hofman, M.P.G.

Arsyetimi i vlersimit

Ky lloj është i radhitur si lloj i shqetësimit më të vogël për shkak të shpërndarjes të gjërë, tolerancës të një shtrirje të gjërë të vendbanimeve, popullacionit të madh të supozuar, dhe për shkak se nuk ka gjasa që të zvogëlohet aq shpejtë për tu kualifikuar për radhitje në një kategori më të rrezikuar. Global: LC; Evropa: LC

Popullata

Trendi i popullatës aktuale

I qëndrueshëm

Përshkrim

Jashtë Maqedonisë së Veriut, ky lloj është shpërndarë në pjesë të madhe të Europës.
Ky lloj konsiderohet relativisht i bollshëm deri në të zakonshëm në pjesë të madhe të gamës të tij në Maqedoninë e Veriut. Disa studime monitorimi (duke shfrytëzuar transeskione linjash; Buckland et al. 1993) të realizuara gjatë katër viteve të fundit në korniza të aktiviteteve të vlerësimit të ndikimit në mjedis (VNM) në rajonet e Shkupit, Strumicës, Radovishit dhe Shtipit sygjerojnë se prirjet e popullacionit të këtij lloji në Maqedoninë e Veriut janë stabile.

Habitatet dhe ekologjia

Sistemet

Ujëra të ëmbla, tokësore (= ujërat e brendshme)

Habitatet dhe ekologjia

Ky lloj jeton në një shtrirje të gjërë të vendbanimeve: pyjeve, stepeve, tokave me shkurre, tokave barishtore dhe vendbanimet alpine. Kafshët mund të jenë të pranishme në zona të modifikuara duke përfshirë qendrat urbane, parqet e qytetit dhe kopshtet – dhe shpesh përfitojnë nga vendbanimet e shqetësuara. Është mjaftë e zakonshme gjatë ditëve pranverore dhe verore me shi, sidomos në orët e mbrëmjes. Ky lloj (specie) zakonisht është aktiv në muzg dhe mund të shëtis distanca të gjata duke gjuajtur insekte dhe pakurrizorë tjerë. Bretkosa e gjelbërt është aktive nga mesi i marsit deri në fillim të tetorit. Në lartësi të larta, periudha aktive mund të shtyhet dhe të shkurtohet në mes të prillit deri në mes të shtatorit. Riprodhimi fillon në pranverën e vonshme apo verën e hershme. Zhvillimi i farës dhe larvës paraqitet në një gamë diverse të trupave ujor të përkohshëm dhe të përhershëm duke përfshirë kënetat, pellgjet, liqenet, pishinat në rrjedha dhe lumenj, rezervoare, kanale dhe llogaçe.

Përdorimi dhe tregtia

Përdorimi dhe tregtia

Nuk ka shfrytëzim apo shitje të konfirmuar të këtij lloji në Maqedoninë e Veriut.

Kërcënimet

Kërcënimet

Kërcënimi kryesor për pjesën e madhe të shtrirjes (sidomos në veri) duket të jetë humbja e vendbanimeve të shumimit përmes kullimit (drenazhës) të ligatinave, tharjes dhe ndotjes ujore (industriale dhe bujqësore). Popullacionet mund të zvogëlohen për shkak të mortalitetit në rrugë e veçanërisht në periudhën e riprodhimit.

Sipas Sterijovskit (2015) modifikimi dhe fragmentimi i vendbanimeve, sidomos në qendrat e riprodhimit, ka qënë një kërcënim historik që mbetet edhe sot. Ndryshimet klimatike përfaqësojnë një rrezik të drejtëpërdrejtë për këto lloje. Rajonet që janë më të ndjeshme ndaj ndryshimeve klimatike janë refugia siç është gryka e Taorit; gryka e lumit Treska; lumi i Zi, duke përfshirë grykat e lumenjve Raec dhe Blasnica; Jama; rajoni i Mavrovës-Radikës; mali Pelister; rajoni i Ohrit-Prespës, malet Nixhe-Kozhuf (Ministria e mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor, 2003b).

Sipas “Strategjisë të fundit për shumëllojshmërinë biologjike në Republikën e Maqedonisë së Veriut” (Ministria e mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor 2018) kënetat dhe veçanërisht kënetat malore ndikohen nga degradimi si rezultat i intensifikimit të bujqësisë, furnizimit me ujë, ujitjes, popullimit të peshqve, ujërat e zeza, konverzionit, dhe aktiviteteve ndërtimore. Siç vihet re në strategji, përgatitja e planeve të veprimit për rujatjen e kënetave nevojiten urgjentisht, dhe ujëtokësorët duhet të merren parasysh.

Ruajtja

Ruajtja

Lloji është rradhitur në Shtojcën II të Konventës të Bernës dhe është radhitur në Aneksin IV të Direktivës të BE-së për Vendbanimet. Është i mbrojtur me legjislacionin nacional sepse është në Listën e llojeve të egra të mbrojtura të Maqedonisë së Veriut (Gazeta Zyrtare Nr.139. 2011). Në pjesë të shtrirjes nacionale të llojeve, në kuadër të studimeve të ndryshme të VNM, rekomandohen masat zbutëse për të zvogëluar vrasjet në rrugë.

Në pajtim me “Strategjia nacionale per biodiversitet me plan veprim” (Ministria e mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor, 2018) kënetat e sidomos kënetat malore ndikohen nga degradimi si rezultat i intensifikimit të bujqësisë, furnizimit me ujë, ujitjes, popullimit të peshqve, ujërat e zeza, konverzionit, aktivitetet ndërtimore. Duke patur parasysh se këto këneta janë qëndra riprodhuese të shkurtuara, kjo ndikon negativisht në mënyrë të drejtëpërdrejtë për popullacionin e ujëtokësorëve. Siç vihet re në këtë dokument, nevojitet urgjentisht përgatitja e planeve të veprimit për ruajtjen e tyre, në të cilin do të përfshihen ujëtokësorët.

Plani nacional për “parandalimin e humbjeve, degradimin dhe fragmentimin e vendbanimeve natyrale të rëndësisë nacionale dhe ndërkombëtare” prioritizon këto veprime (Ministria e mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor, 2018):

  • 10.4 Mbrojtja dhe restaurimi i vendbanimeve kënetore/ligatinat dhe vendbanimet ripariane

  • 10.4.1 Identifikimi i kënetave ultësinore më të ndikuara/ligatinat dhe përgatitja e planeve të veprimit për ruajtjen e tyre

  • 10.4.2 Identifikimi i kënetave më të ndikuara të lartësisë të lartë/ligatinat dhe përgatitja e planeve të veprimit për ruajtjen e tyre

  • 10.4.3 Hartimi i planit për realizimin e aktiviteteve për parandalimin e degradimit të kënetave dhe ligatinave për shkak të intensifikimit të bujqësisë, ujitjes, popullimit të peshqve, dhe aktivitete tjera të sektorëve ekonomik

  • 10.4.4 Realizimi i pilot masave për restaurimin e ligatinave.

Bibliografia

Bibliografia

Sillero, N., Campos, J., Bonardi, A., Corti, C., Creemers, R., Crochet, P.-A., Crnobrnja-Isailović, J., Denoël, M., Ficetola, G.F., Gonçalves, J., Kuzmin, S., Lymberakis, P., de Pous, P., Rodríguez, A., Sindaco, R., Speybroeck, J., Toxopeus, B., Vieites, D.R., Vences, M. 2014 Updated distribution and biogeography of amphibians and reptiles of Europe . p. 1-31.

Sterijovski, B. 2015 Conservation and protection status of amphibians in Macedonia Pelagic Publishing Exeter, UK . p. 67-73.

Dimovski, А. 1963 Herpetofauna na skopska kotlina. I – zoogeografski i ekološki pregled. . p. 189-221.

Dimovski, A 1971 Zoocenološki istražuvanja na stepskite predeli vo Makedonija. . p. 25-54.

Dimovski, A 1981 Vodozemci i vlečugi na Nacionalnot park Galičica. [Amphibies et reptiles du park national de Galitchitsa]. . p.63-74. [in Macedonian, with French summary].

Hristovski, N. 1979 Nematodite od podred Oxyurata Skrjabin, 1923 vo Bitolsko. . p. 135-157.

Karaman, S. 1922 Beiträge zur Herpetologie von Mazedonien. . p. 278-299.

Mikes, M., Dzukic, G., Soti, J., Habijan, V. & Hristovski, N. 1981 Ispituvanja na faunata na tetrapodite na terenot od HMS “Strezevo” – Bitola 8 -224. p./.

Melovski, Lj., Ivanov, Gj., Angelova, N., Velevski, M., Hristovski, S. 2008 Monospitovsko blato. Poslednoto mocuriste vo Makedonija. Opstina Bosilovo Bosilovo. p. 56.

Nikolovski, T. 1960 Gmizavci i vodozemci iz okoline Bitolja Diplomski rad, PMF Grupa za biologiju Beograd. p.12.

Radovanović, M. 1951 Vodozemci i gmizavci naše zemlje Naučna knjiga Beograd . p.168.

Sterijovski, B., Stamatoski, B., Tokov, T. 2003 Rezultati od kvalitativnite istražuvanja na herpetofaunata na planinata Bistra [Results of the qualitative research of the herpetofauna on Bistra Mt.. . p. 67-70.

Sterijovski, B., Aleksovska, K., Tasevski, S. 2010b Distribution and valorization of amphibians and reptiles on Jablanica Mountain . p. 81-85.

Sterijovski, B., Malceska, F., Tokov, T., Stamatoski, B., Tasevski, S 2010a Qualitative research of Amphibians and Reptiles on Kozuf massive. p. 87-93.

ES “Ursus Speleos”-Skopje 2011 Study for valorization of natural values of Multipurpose Area “Jasen”. GEF/UNDP/MoEPP. Skopje . p.150.

MoEPP 2010a Study of revaluation of natural values of the Protected Area Monument of Nature “Canyon Matka” MoEPP Skopje . p./.

MoEPP 2010b Study for revalorization of natural values of protected area “Tikves” Strict Nature Reserve Skopje . p./.

Micevski, B. 2015 Report of Biodiversity conditions of amphibians and reptiles of Ograzden Mt. 2014-2015 Skopje . p./.

Oxfam Italia 2011 Study for revalorization of Protected Area Mavrovo Skopje . p./.

BIOECO -2009 Feasibility Study for Ezerani Skopje . p./.

Sterijovski, B. 2018 Final report for monitoring Maneko Skopje . p./.

Uhrin et al. 2016 Distribution updates to amphibian and reptile fauna for the Republic of Macedonia . p. 201-220.

Buckland, S. T., Anderson, D. R., Burnham, K. P. and Laake, J. L. 1993 Distance Sampling: Estimating Abundance of Biological Populations Chapman and Hall London . p./.

Ministry of environment and physical planning 2018 National biodiversity strategy and action plan : for the period 2018 – 2023 Ministry of environment and physical planning Skopje. p. 183.

Ministry of Environment and Physical Planning 2003b Biodiversity strategy and action plan for the Republic of Macedonia Ministry of Environment and Physical Planning Skopje . p.134.

Whittaker, Kellie & Vredenburg, Vance 2016 “An Overview of Chytridiomycosis”
Pounds, A. 2006 Widespread Amphibian Extinctions from Epidemic Disease Driven by Global Warming . p. 161-167.

Davidson, C., Benard, M.F., Shaffer, H.B., Parker, J.M., O’Leary, C., Conlon, J.M., Rollins-Smith, L.A. 2007 Effects of chytrid and carbaryl exposure on survival, growth and skin peptide defenses in foothill yellow-legged frogs . p. 1771-1776.

Gasc, J-P., Cabela, A., Crnobrnja-Isailović, J., Dolmen, D., Grossenbacher, K., Haffner, P., Lescure, J., Martens, H., Martinez-Rica, J.P., Maurin, H., Oliveira, M.L., Sofianidou, T.S., Veith, M., Zuiderwijk, A. 1997 Atlas of Amphibians and Reptiles in Europe Societas Europaea Herpetologica & Museum Nationall d’ Histoire Naturelle (IEGB/SPN) Paris . p.496.

2011 Official gazette of Republic of Macedonia. No.139 Skopje . p./.