Lajme2019-12-29T20:49:35+00:00

LISTA E KUQE KOMBËTARE NË MAQEDONINË E VERIUT

PROCESI I LISTËS SË KUQE KOMBËTARE NË MAQEDONINË E VERIUT

Në kornizat e projektit GEF / UN Environment “Arritja e ruajtjes së Biodiversitetit përmes Krijimit dhe Menaxhimit Efektiv të Zonave të Mbrojtura dhe integrimin e Biodiversitetit në Planifikimin e Përdorimit të Tokës”, IUCN ECARO drejtoi hapat e parë në zhvillimin zyrtar të Listës së Kuqe Kombëtare, duke rezultuar në Listat e Kuqe Kombëtare për dy grupe të plota taksonomike, zvarranikë dhe amfibë, si dhe një Listë Prioritare për Listat e Kuqe të specieve bimore vaskulare dhe një numër të kufizuar të vlerësimit të Listës së Kuqe për bimët vaskulare.

Photo Credit: Maarten Hofman/IUCN

JANË PËRFUNDUAR 60 VLERËSIME TË SPECIEVE

Janë përfunduar vlerësimet e rrezikut nga zhdukja për 14 amfibë, 32 zvarranikë dhe 14 lloje bimore. Vlerësimet u kryen duke ndjekur të gjitha udhëzimet përkatëse të Listës së Kuqe të IUCN. Ato u rishikuan nga rishikuesit e jashtëm dhe u kontrolluan për konsistencë nga IUCN.

NGJARJA PËRMBYLLËSE E LISTËS SË KUQE

Ngjarja përmbyllëse e Listës së Kuqe u mbajt në Shkup, të Mërkurën me date 18 Dhjetor 2019. Ishte një ngjarje gjysmë-ditore, ku u prezantua i gjithë procesi, nga trajnimi i ekspertëve deri tek përzgjedhja e grupeve që do të vlerësoheshin, si dhe rezultate të arritura deri më tani, një listë e plotë e kuqe e amfibëve dhe zvarranikëve dhe një listë prioritare per bimët, duke përfshirë një listë të kuqe për 14 prej tyre. Në këtë ngjarje ishin te pranishem një gamë e gjerë e palëve të interesuara nga të gjithë sektorët e shoqërisë.