LISTA E KUQE KOMBËTARE NË MAQEDONINË E VERIUT

Galium rhodopeum

Galium rhodopeum

Македонски

Родопски еноец

English

Rhodopе bedstraw

Përsëri në përmbledhjen e specieve
<< I mëparshëm – Sanëz, bar zemre, ksanë, rahaven, veshsute
Bar peshku – Në vijim >>
Nuk është i
vlerësuar
Të dhëna të

pamjaftueshme

Më pak i

rrezikuar

Afër

rrezikimit

I prekshëm I RREZIKUAR Kritikisht i

rrezikuar

I zhdukur në

natyrën e egër

I zhdukur
NE DD LC NT VU EN CR EW EX
Taksonomia
Informacioni i vlerësimit
Popullata
Habitatet dhe ekologjia
Kërcënimet
Përdorimi dhe tregtia
Ruajtja
Bibliography

Taksonomia

Emër shkencor

Galium rhodopeum

Autoritet

Velen.

Sinonimet

/

Informacioni i vlerësimit

IUCN Red List Category and Criteria

EN – I rrezikuar, B1ab(ii,iii,v)+2ab(ii,iii,v)

Data e vlerësimit

Nëntor 2019

Vlerësuesi(t)

Ćušterevska, R.

Rishikuesi(t)

Čarni, A.

Kontribuesi(t)

Matevski, V.

Kostadinovski, M.

Cvetkoska, C.

Lehtësuesit/Hartuesit

Hofman, M.P.G.

Arsyetimi i vlersimit

Specia Galium rhodopeum shfaqet në 4 lokacione: një lokacion në Kozjak (Shkup), 2 lokacione në Krivollak (1 lokacion është nën presione ushtarake, dhe 1 është pa kërcënime) dhe një në Bogosllovec i ndarë nga Krivollak me Lumin Bregallnica. Për shkak të aktiviteteve ushtarake popullata është nën kërcënime të cilësisë së habitatit, zënies së zonës dhe numrit të individualëve të maturuar.

Sipas BE dhe Vlerësimit Global të Listës së Kuqe, këto specie janë MDh.

Popullata

Trendi i popullatës aktuale

Në rënie

Përshkrim

Popullatat në përgjithësi janë të qëndrueshme, përveç një që është në poligonin ushtarak Krivollak. Numri i individëve në popullatë është 148.000 në sipërfaqe prej 25.600 m2.

Habitatet dhe ekologjia

Sistemet

Tokësor

Habitatet dhe ekologjia

Galium rhodopeum është një barishte shumëvjeçare. Në Maqedoninë e Veriut, është vërejtur në shpatet gëlqerore me gurë të thatë kryesisht me shtrirje jugore. Ndonjëherë shfaqet në mbulesë me bar të Quercus pubesecens dhe Carpinus orientalis habitateve të hapura. Mund të gjendet gjithashtu në zona me gurë, dhe në kullota të thata së bashku me Morina persica, Polygala rhodopaea, Astragalus parnassi, etj.

Përdorimi dhe tregtia

Përdorimi dhe tregtia

Disa lloje të gjinisë Galium kanë një histori të gjatë të përdorimit medicinal shtëpiak dhe përdoret gjithashtu gjerësisht nga bimët moderne (Mitova et al. 1996).

Ne nuk kemi të dhëna për përdorimin mjekësor të Galium rhodopeum në Maqedoninë e Veriut.

Kërcënimet

Kërcënimet

Pjesa më e madhe e zonës (Krivollak) është e destinuar për përdorim ushtarak. Pasojat negative të veprimtarisë ushtarake janë erozioni dhe rrjedhimisht degradimi i bimësisë, ose bimësia dhe toka duke u ngjeshur si rezultat i vrapimit ose ecjes. Një faktor tjetër që duhet marrë në konsideratë janë zjarret e shkaktuara nga të shtënat. Vlerësimi i përdorimit ushtarak tregon kështu që aktivitetet janë shpatë me dy tehe: ndërsa nga njëra anë ata e kanë mbrojtur zonën nga ndikimet e jashtme, ata gjithashtu shkaktojnë ndikim negativ në peisazh (p.sh. erozioni, ngjeshja e bimësisë dhe zonave, zjarre, etj). Bujqësia, e cila është në ngritje nga ultësira e duke shkuar lart në zonën e Orllovo Brdo, po shkakton shqetësim dhe një problem tjetër paraqitet nga vizitorët dhe koleksionistët e bimëve që tërhiqen sepse zona është lokalitet i tipit (locus Classicus) i specieve endemike dhe të rralla. Galium rhodopaeum është specie endemike Ballkaniko-Anadollake.

Ruajtja

Ruajtja

Valorizimi floristik i rajonit Krivollak u krye në bazë të pranisë së Galium rhodopeum dhe specie të tjera që janë përfshirë në listat e konventave të ndryshme ndërkombëtare – IUCN Lista e Kuqe e bimëve të kërcënuara (Walter dhe Gillet 1998), Konventa e Bernës (1979), Direktiva e Habitatit (1991), CORINE (Devilliers et al. 1991), IPA (Matevski & Melovski 2003, Anderson et al. 2005) dhe të tjerët.

Matevski et al, 2008 propozojnë gjashtë lokalitete brenda rajonit të stepave, të cilave duhet t’u jepet një status specifik dhe mbrojtje ligjore në mënyrë që të ruajnë speciet dhe habitatet e rëndësishme (Orllovo Brdo, Solena Reka, Solen Doll, Negotino-Krivollak, Serta dhe Bogosllovec). Të paktën në këto rajone duhet të prezantohet monitorimi i vazhdueshëm. Propozohet që të kufizohet qasja në këtë rajon dhe të mbrohet rajoni.

Bibliografia

Bibliografia

Council of Europe. 1979. Convention on the Conservation of European Wildlife and Natural Habitats. European Treaty Series No. 104. Council of Europe, Strasbourg, France. .p /.

Walter, K.S. and Gillett, H.J. 1998. 1997 IUCN Red List of Threatened Plants Compiled by the World Conservation Monitoring Centre. IUCN – The World Conservation Union. Gland, Switzerland and Cambridge, UK. .p/.

Anderson, S.; Kusik, T.; Radford, E. 2005. Important plant areas in central and eastern Europe: priority sites for plant conservation Plantlife International Salisbury, U.K. 102. .p/.

Matevski, V., Čarni, A., Kostadinovski, M., Košir, P., Šilc, U. and Zelnik, I. 2008. Flora and Vegetation of the Macedonian Steppe Založba ZRC Ljubljana. .p/.

EEC. 1992. The Habitats Directive – Council Directive 92/43/EEC of 21 May 1992. European Economic Community. Official Journal of the European Communities. .p 7-50.

Mitova, M., Handjieva, N., Anchev, M. and Popov, S. 1996. Indoid Glucosides from Four Balkan Endemics of the Galium incurvum Group (Rubiaceae). .p 286-290.

Меловски, Љ., Матевски, В., Костадиновски, М., Караделев, М., Ангелова, Н., Ратфорд, Е., 2010. Значајни растителни подрачја во Република Македонија. .p 1-128.