LISTA E KUQE KOMBËTARE NË MAQEDONINË E VERIUT

E bukura e dheut

Salamandra salamandra

Македонски

Дождовник

English

Common fire salamander

Përsëri në përmbledhjen e specieve
<< I mëparshëm – Triton me kreshtë/Triturus macedonicus
Bretkosa e malit – Në vijim >>
Nuk është I

Vlerësuar

Të dhëna të

pamjaftueshme

MË PAK I

RREZIKUAR

Afër

rrezikimit

I prekshëm I rrezikuar Kritikisht i

rrezikuar

I zhdukur në

natyrën e egër

I zhdukur
NE DD LC NT VU EN CR EW EX
Taksonomia
Informacioni i vlerësimit
Popullata
Habitatet dhe ekologjia
Kërcënimet
Përdorimi dhe tregtia
Ruajtja
Bibliography

Taksonomia

Emër shkencor

Salamandra salamandra

Autoritet

(Linnaeus, 1758)

Sinonimet

/

Informacioni i vlerësimit

IUCN Red List Category and Criteria

LC – Least Concern

Data e vlerësimit

Nëntor 2019

Vlerësuesi(t)

Bogoljub Sterijovski

Dragan Arsovski

Rishikuesi(t)

Crnobrnja-Isailović, J.

Kontribuesi(t)

/

Lehtësuesit/Hartuesit

Hofman, M.P.G.

Arsyetimi i vlersimit

E bukura e dheut është e përhapur gjërësisht në Maqedoninë e Veriut, por vendbanimet dhe rrjedhimisht popullacionet e saj përballen me kërcënim të fragmentimit për shkak të shkatërrimit të pyjeve, zabeleve me shkurre dhe livadhe, dhe kullimi dhe popullacionet vendeve ujore të shumimit. Ky ujëtokësor gjithashtu kërcënohet nga ndërtimi dhe funksioni dukshëm i pakontrolluar i hidrocentraleve të vogla në tre llojë të ujëtokësorëve. Sidoqoftë, e bukura e dheut është dukshëm mjaftë e bollshme aty ku është e pranishme, dhe për më tepër mund të gjendet në shtetet fqinje, dhe kështu të përfitojë nga efektet e shpëtimit rajonal. Për pasojë, është vlerësuar si një shqetësim më i vogël. Global: LC; Europe: LC.

Popullata

Trendi i popullatës aktuale

I qëndrueshëm

Përshkrim

Studimet paraprake të monitorimit sygjerojnë trende stabile të popullacioneve (të dhëna të papublikuara) dhe pa fragmentim.

Habitatet dhe ekologjia

Sistemet

Ujëra të ëmbla, tokësore, (= ujërat e brendshme)

Habitatet dhe ekologjia

Ndërlidhet me pyje të lagështa të freskëta gjethërënëse, të përziera, apo më rrallë pyje halore me përrua me hije dhe lumenj të vegjël. Brenda brezit pyjor malor, llojet mund të gjenden në tokat pyjore, lëndinat dhe skajet pyjore, shpatet shkëmbore, shkurret e dendura dhe në vegjetacionin barishtor. Llojet preferojnë mikro vendbanime të mbuluara me mbeturina të dendura gjethesh dhe myshqet. Në përgjithësi, femrat lindin në larva të zhvilluara mirë të cilat e kompletojnë metamorfozën në rrjedha, pellgje dhe ujërat të qeta. Llojet tolerojnë pak modifikim të vendbanimit dhe madje janë gjetur në kopshte. E bukura e dheut është aktive nga mesi i marsit deri në fillim të tetorit. Aktiviteti mund të shtyhet dhe të shkurtohet në lartësi të larta, duke filluar nga mesi i prillit deri në mes të shtatorit.

Përdorimi dhe tregtia

Përdorimi dhe tregtia

Në disa raste sporadike në Shkup, është gjetur në ofertë në dyqanet e kafshëve shtëpiake.

Kërcënimet

Kërcënimet

Kërcënimi kryesor përfshin shkatërrimin e vendbanimeve të përgjithshme të lokalizuara, menaxhimi negativ i pyjeve, dhe ndotja e vendeve të shumimit nga agrokemikalet, grumbullimi për qëllimi komerciale (dmth shitja e kafshëve shtëpiake), futja e llojeve grabitqare dhe fragmentimi i popullacionit. Vdekshmëria e të rriturve në rrugë është një kërcënim i lokalizuar në disa pjesë të shtrirjes të tij.
Sipas Sterijovskit (2015) modifikimi dhe fragmentimi i vendbanimeve, sidomos në dhe përeth qendrave të riprodhimit, ka qënë një kërcënim historik që mbetet edhe sot. Ndryshimi klimatik mund të paraqesë një rrezik serioz për këto lloje, sidomos nëse ndikon në disa refugia të tij siç është gryka e Taorit, gryka e lumit Treska, Lumi i Zi, së bashku me grykat e lumenjve Raec dhe Blasnica, pastaj Jama, rajoni i Mavrovës-Radikës, mali Baba, rajoni i Ohrit-Prespës, dhe vargmali i Nixhes dhe Kozhufit (MMJPH, 2003a; 2003b).
Në fund dhe fatkeqësisht, kërcënimi i këpurdhave Batrachochytrium dendrobatidis dhe Batrachochytrium salamandrivoransjanë detektuar së fundi në Gadishullin Ballkanik. Këto shkaktojnë të ujëtokësorët sëmundjen e njohur si Chytridiomycosis (Whittaker and Vredenburg, 2016). Studimet kanë treguar se ndryshimet klimatike lehtësojnë përhapjen e kësaj sëmundjeje (Pounds, A. 2006), dhe shkencëtarët sygjerojnë se pesticidet mund të pengojnë mbrojtjen e imunitetit të lindur, dhe të rrisin ndjeshmërinë ndaj kësaj sëmundjeje (Davidson et al. 2007). Kjo kërkon masa urgjente parandaluese, kryesisht në formë të monitorimit ashtuqë shenjat fillestare të këpurdhës në Maqedoninë e Veriut janë kapur në kohë dhe janë vendosur në karantinë.

Ruajtja

Ruajtja

Ky lloj është radhitur në Shtojcën III të Konventës të Bernës. Ky lloj nuk është i mbrojtur nga legjislacioni nacional.
Sipas “Strategjisë nacionale për biodiversitet me plan veprim” (Ministria e mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor, 2018) kënetat, veçanërisht kënetat e lartësisë të lartë janë të ndikuara nga degradimi si rezultat i konverzionit të tokës për shkak të intensifikimit të bujqësisë, mungesës të furnizimit me ujë, ujitjes, popullimit të peshqve, mungesës të trajtimit të ujërave të zeza dhe aktivitetet ndërtimore. Nevojiten urgjent planet e veprimit për konzervimin e qendrave të riprodhimit të të bukurës të dheut, dmth ligatinat.
Veprimi nacional për “parandalimin e humbjes, degradimit dhe fragmentimit të vendbanimeve natyrore të rëndësisë nacionale dhe ndërkombëtare” prioritizon këto veprime (Ministria e mjedisit jetësor dhe planifikimi hapësinor, 2018):
o 10.4 Mbrojtja dhe restaurimi i vendbanimeve kënetore/ligatinat dhe vendbanimet ripariane
o 10.4.1 Identifikimi i kënetave ultësinore më të ndikuara/ligatinat dhe përgatitja e planeve të veprimit për ruajtjen e tyre
o 10.4.2 Identifikimi kënetave më të ndikuara të lartësisë të lartë/ligatinat dhe përgatitja e planeve të veprimit për ruajtjen e tyre
o 10.4.3 Hartimi i planit dhe realizimi i aktiviteteve për parandalimin e degradimit të kënetave dhe ligatinave për shkak të intensifikimit të aktiviteteve bujqësore, ujitjes, popullimit të peshqve dhe aktivitetet tjera të sektorëve ekonomik
o 10.4.4 Zbatimi i pilot masave për restaurimin e ligatinave.

Bibliografia

Bibliografia

Sillero, N., Campos, J., Bonardi, A., Corti, C., Creemers, R., Crochet, P.-A., Crnobrnja-Isailović, J., Denoël, M., Ficetola, G.F., Gonçalves, J., Kuzmin, S., Lymberakis, P., de Pous, P., Rodríguez, A., Sindaco, R., Speybroeck, J., Toxopeus, B., Vieites, D.R., Vences, M. 2014 Updated distribution and biogeography of amphibians and reptiles of Europe . .p 1-31.

Sterijovski, B. 2015. Conservation and protection status of amphibians in Macedonia. Pelagic Publishing. Exeter, UK. .p 67-73.

Doflein, F. 1921. Mazedonien, Erlebnisse und beobachtungen eines Naturforschers im gefolge des Deutschen heeres Verlang von Gustav Fischer Jena. .p 592.

Melovski, Lj., Ivanov, Gj., Angelova, N., Velevski, M., Hristovski, S. 2008. Monospitovsko blato. Poslednoto mocuriste vo Makedonija. Opstina Bosilovo. Bosilovo. .p 56.

Sidorovska, V., Petkovski, S.,Dzukic, G., Smith, R. D. 2006. The Pelister Dragon: Faunal and Zoogeographical Characteristics of Mt. Pelister Amphibians and Reptiles . .p 65-94.

Sterijovski, B., Stamatoski, B. 2002b. Results of the herpetological investigation on Ogražden Mt.. . .p 155-158.

Sterijovski, B., Stamatoski, B., Tokov, T. 2003. Rezultati od kvalitativnite istražuvanja na herpetofaunata na planinata Bistra [Results of the qualitative research of the herpetofauna on Bistra Mt.. . .p 67-70.

Sterijovski, B., Aleksovska, K., Tasevski, S. 2010b. Distribution and valorization of amphibians and reptiles on Jablanica Mountain . .p 81-85.

Sterijovski, B., Malceska, F., Tokov, T., Stamatoski, B., Tasevski, S. 2010a. Qualitative research of Amphibians and Reptiles on Kozuf massive. .p 87-93.

ES “Ursus Speleos”-Skopje. 2011. Study for valorization of natural values of Multipurpose Area “Jasen”. GEF/UNDP/MoEPP. Skopje. .p 150.

MoEPP.2010a. Study of revaluation of natural values of the Protected Area Monument of Nature “Canyon Matka” MoEPP Skopje . .p/.

Oxfam Italia. 2011. Study for revalorization of Protected Area Mavrovo. Skopje . .p/.

Uzunova, D., Kitanova, D., Spirovska, M., Hristovski, S 2015 Integral Report for the Project implementation. Final report of the project “Ecological data gap analysis and ecological sensitivity map development for the Bregalnica river watershed”. Skopje . .p/.

Sterijovski, B. 2018. Final report for monitoring .Maneko .Skopje . .p/.

Uhrin et al. 2016. Distribution updates to amphibian and reptile fauna for the Republic of Macedonia . .p 201-220.

Ministry of environment and physical planning. 2018. National biodiversity strategy and action plan : for the period 2018 – 2023. Ministry of environment and physical planning .Skopje. .p 183.

Ministry of Environment and Physical Planning. 2003a. Country study of biodiversity of the Republic of Macedonia. First National Report. Ministry of Environment and Physical Planning. Skopje. .p 218.

Ministry of Environment and Physical Planning. 2003b. Biodiversity strategy and action plan for the Republic of Macedonia Ministry of Environment and Physical Planning. Skopje. .p 134.

Whittaker, Kellie & Vredenburg, Vance. 2016. “An Overview of Chytridiomycosis”
Pounds, A. 2006. Widespread Amphibian Extinctions from Epidemic Disease Driven by Global Warming . .p 161-167.

Davidson, C., Benard, M.F., Shaffer, H.B., Parker, J.M., O’Leary, C., Conlon, J.M., Rollins-Smith, L.A. 2007 .Effects of chytrid and carbaryl exposure on survival, growth and skin peptide defenses in foothill yellow-legged frogs . .p 1771-1776.

Gasc, J-P., Cabela, A., Crnobrnja-Isailović, J., Dolmen, D., Grossenbacher, K., Haffner, P., Lescure, J., Martens, H., Martinez-Rica, J.P., Maurin, H., Oliveira, M.L., Sofianidou, T.S., Veith, M., Zuiderwijk, A. 1997. Atlas of Amphibians and Reptiles in Europe. Societas Europaea Herpetologica & Museum Nationall d’ Histoire Naturelle (IEGB/SPN). Paris. .p 496.
.