LISTA E KUQE KOMBËTARE NË MAQEDONINË E VERIUT

Bretkosa liqenore

Pelophylax ridibundus

Македонски

Езерска жаба

English

Marsh frog

Përsëri në përmbledhjen e specieve
<< I mëparshëm – Bretkosa kërcimtare
Bretkosa hudhërore siriane – Në vijim >>
Nuk është I

Vlerësuar

Të dhëna të

pamjaftueshme

MË PAK I

RREZIKUAR

Afër

rrezikimit

I prekshëm I rrezikuar Kritikisht i

rrezikuar

I zhdukur në

natyrën e egër

I zhdukur
NE DD LC NT VU EN CR EW EX
Taksonomia
Informacioni i vlerësimit
Popullata
Habitatet dhe ekologjia
Kërcënimet
Përdorimi dhe tregtia
Ruajtja
Bibliography

Taksonomia

Emër shkencor

Pelophylax ridibundus

Autoritet

(Pallas, 1771)

Sinonimet

Pelophylax ridibunda Pallas, 1771; Rana ridibunda Pallas, 1771

Informacioni i vlerësimit

IUCN Red List Category and Criteria

LC – Më pak i rrezikuar

Data e vlerësimit

Nëntor 2019

Vlerësuesi(t)

Sterijovski, B.

Arsovski, D.

Rishikuesi(t)

Ajtic, R.

Kontribuesi(t)

/

Lehtësuesit/Hartuesit

Hofman, M.P.G.

Arsyetimi i vlersimit

Megjithëse ky lloj është potencialisht i rrezikuar nga kullimi i ligatinave, ndotja, intensifikimi i bujqësisë, urbanizimi, shkretëtirëzimi, ngordhja në rrugë (kafshët migruese), dhe grumbullimi i ushqimit, ende është shumë e përhapur dhe i ngarkuar edhe në parqe urbane dhe pellgje dhe rrjedhimisht njihet si me shqetësim më të vogël. Evropa: LC; Global: LC

Popullata

Trendi i popullatës aktuale

I qëndrueshëm

Përshkrim

Ky lloj konsiderohet i bollshëm në Maqedoninë e Veriut. Vëzhgimet e terrenit sygjerojnë se dendësia më e lartë për bretkosën e moçalit respektivisht kënetës mund të dëshmohet në moçalin e Monospitovës, liqenin e Dojranit dhe liqenin e Prespës afër Ezeranit, dhe popullacionet e tyre me gjasa janë stabile në nivel kombëtar.

Habitatet dhe ekologjia

Sistemet

Ujëra të ëmbla, tokësore (= ujërat e brendshme)

Habitatet dhe ekologjia

Është një lloj i ujëtokësorit që është shumë oportunist. Është e përhapur dhe e përshtatshme, e pranishme në të gjithë llojet e vendbanimeve të përhershme ujore, halore, të përziera dhe pyjet gjethërënëse, zabele, toka me shkurre, livadhe, zona të thata, parqe, kopshte, burime, lumenj, liqen natyral dhe artificial. Është i pranishëm në shumë vendbanimetë modifikuara. Gjithashtu është i zakonshëm edhe brenda dhe në afërsi të zonave urbane, nënurbane dhe rurale. Dieta e tij konsiston në pilvesa dhe insekte tjera, merimanga, krimba toke dhe kërmilla. Bretkosa e moçalit është aktive nga mesi i marsit deri në fillim të tetorit. Aktiviteti mund të shtyhet dhe të shkurtohet në lartësi të larta duke filluar nga mesi i prillit deri në mes të shtatorit. Riprodhimi fillon në pranverën e vonshme apo verën e hershme. Zhvillimi i farave dhe larvave të llojeve bëhet në ujëra të qeta dhe në pjesë që lëvizin ngadalë të lumenjve dhe të rrjedhave.

Përdorimi dhe tregtia

Përdorimi dhe tregtia

Ky lloj është gjuajtur për ushqim në rajonin e Shkupit, Koçanit, Dojranit dhe Gjevgjelisë.

Kërcënimet

Kërcënimet

Shkatërrimi i vendbanimit për shkak të urbanizimit, ndërtimit të rugëve, ndërtimit të hidrocentraleve të vogla dhe shkarkimi i ndotësve në ligatina paraqesin një kërcënim potencial për këto lloje. Sidoqoftë, kjo është një bretkosë me përshtatshmëri të lartë që mund të banojë në vendbanimet urbane dhe gjysëm urbane dhe t’i rezistojë ndotjes.

Ruajtja

Ruajtja

Është radhitur në Shtojcën III të Konventës të Bernës dhe në Aneksin V të Direktivës të BE-së të zogjëve dhe vendbanimeve. Në nivel nacional, është në listen e llojeve të egra të mbrojtura të florës dhe të faunës.

Sipas “Strategjisë nacionale për biodiversitet me plan veprim” (Ministria e mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor, 2018) kënetat, në veçanti kënetat e lartësisë të lartë ndikohen nga degradimi si rezultat i konverzionit të tokës për shkak të intensifikimit të bujqësisë, mungesës të furnizimit me ujë, ujitjes, popullimit të peshqve, mungesës të trajtimit të ujërave të zeza dhe aktiviteteve ndërtimore. Nevojiten urgjentisht planet e veprimit për ruajtjen e qendrave riprodhuese të kësaj bretkose, dmth të ligatinave.

Veprimi nacional për “parandalimin e humbjes, degradimit dhe fragmentimit të vendbanimeve natyrore të rëndësisë nacionale dhe ndërkombëtare prioritizon këto veprime (Strategjia nacionale për shumëllojshmërinë biologjike dhe plani i veprimit, 2018):

  • 10.4 Mbrojtja dhe restaurimi i vendbanimeve kënetore/vendbanimet e ligatinave dhe ripariane

  • 10.4.1 Identifikimi i kënatave ultësinore më të ndikuara/ligatinat dhe përgatitja e planeve të veprimit për ruajtjen e tyre

  • 10.4.2 Identifikimi i kënetave më të ndikuara të lartësisë të lartë/ligatinat dhe përgatitja e planeve të veprimit për ruajtjen e tyre

  • 10.4.3 Hartimi i planit dhe realizimi i aktiviteteve për parandalimin e degradimit të kënetave dhe ligatinave për shkak të intensifikimit të bujqësisë, ujitjes, popullimit të peshqve dhe aktivitete tjera të sektorëve ekonomik

  • 10.4.4 Realizimi i pilot masave për restaurimin e ligatinave.

Në fund dhe fatkeqësisht, kërcënimet e këpurdhave Batrachochytrium dendrobatidis dhe Batrachochytrium salamandrivorans janë detektuar së fundi në Gadishullin Ballkanik. Kjo shkakton te ujëtokësorët sëmundjen e njohur si Chytridiomycosis (Whittaker dhe Vredenburg, 2016Studimet kanë treguar se ndryshimet klimatike lehtësojnë përhapjen e kësaj sëmundjeje (Pounds, A. 2006), dhe shkencëtarët sygjerojnë se pesticidet mund të pengojnë mbrojtjen e imunitetit të lindur dhe të rrisin ndjeshmërinë ndaj kësaj sëmundjeje (Davidson et al. 2007). Kjo kërkon masa urgjente parandaluese, kryesisht në formë të monitorimit, ashtuqë shenjat fillestare të këpurdhave të kapen në kohë dhe të futen në karantinë.

Bibliografia

Bibliografia

Gavrilovic, V., Cvetkovic, D.D., Djukic, G. and Petkovski, S. 1999 .Comparative morphological study of Rana balcanica and Rana ridibunda . .p 205-210.

Sillero, N., Campos, J., Bonardi, A., Corti, C., Creemers, R., Crochet, P.-A., Crnobrnja-Isailović, J., Denoël, M., Ficetola, G.F., Gonçalves, J., Kuzmin, S., Lymberakis, P., de Pous, P., Rodríguez, A., Sindaco, R., Speybroeck, J., Toxopeus, B., Vieites, D.R., Vences, M. 2014 Updated distribution and biogeography of amphibians and reptiles of Europe . .p 1-31.

Sterijovski, B. 2015. Conservation and protection status of amphibians in Macedonia. Pelagic Publishing. Exeter, UK. .p 67-73.

Doflein, F. 1921. Mazedonien, Erlebnisse und beobachtungen eines Naturforschers im gefolge des Deutschen heeres Verlang von Gustav Fischer Jena. .p 592.

Dimovski, А. 1963. Herpetofauna na skopska kotlina. I – zoogeografski i ekološki pregled. . .p 189-221.

Buresch, I., Zonkow, J. 1934. Untersuchungen über die Verbreitung der Reptilien und Amphibien in Bulgarien und auf der Balkanhalbinsel. 2. Schlangen (Serpentes). . .p 106-188 [in Bulgarian, with German summary]

Cyren, O. 1941. Beitriige zur Herpetologie der Balkanhalbinsel. – Mitteilungen aus den Konigl . .p 36-139.

Dimovski, A . 1971. Zoocenološki istražuvanja na stepskite predeli vo Makedonija. . .p 25-54.

Džukić, G. 1972. Herpetološka zbirka Prirodnjačkog muzeja u Beogradu. (Herpetological collection of the Belgrade Museum of Natural History).. .p165-180.

Hristovski, N. 1979. Nematodite od podred Oxyurata Skrjabin, 1923 vo Bitolsko.. .p 135-157.

Karaman, S. 1922. Beiträge zur Herpetologie von Mazedonien. . .p 278-299.

Karaman, S. 1937. Fauna južne Srbije . .p 161- 179. [in Serbian]

Mikes, M., Dzukic, G., Soti, J., Habijan, V. & Hristovski, N. 1981. Ispituvanja na faunata na tetrapodite na terenot od HMS “Strezevo” – Bitola . .p8 -224.

Melovski, Lj., Ivanov, Gj., Angelova, N., Velevski, M., Hristovski, S. 2008. Monospitovsko blato. Poslednoto mocuriste vo Makedonija. Opstina Bosilovo .Bosilovo . .p56.

Nikolovski, T. 1960. Gmizavci i vodozemci iz okoline Bitolja Diplomski rad, PMF Grupa za biologiju . Beograd. .p 12.

Radovanović, M. 1951. Vodozemci i gmizavci naše zemlje. Naučna knjiga Beograd . .p168.

Sidorovska, V., Petkovski, S. & Dzukic, G. 2001. The Green Frog Rana balcanica Schneider, Sinsch & Sofianidou, 1993 (Rana kurtmuelleri) (Amphlbia: Anura) in Macedonia. . .p 187-194.

Sidorovska, V., Petkovski, S.,Dzukic, G., Smith, R. D. 2006. The Pelister Dragon: Faunal and Zoogeographical Characteristics of Mt. Pelister Amphibians and Reptiles . .p 65-94.

Sterijovski, B., Stamatoski, B. 2002b. Results of the herpetological investigation on Ogražden Mt.. . .p 155-158.

Sterijovski, B., Stamatoski, B., Jovanoski, N., Spasikova, S. 2002a. Qualitative research of herpetofauna of Jakupica Massif . .p 151-154.

Sterijovski, B., Aleksovska, K., Tasevski, S. 2010b. Distribution and valorization of amphibians and reptiles on Jablanica Mountain. .p 81-85.

Sterijovski, B., Malceska, F., Tokov, T., Stamatoski, B., Tasevski, S .2010a .Qualitative research of Amphibians and Reptiles on Kozuf massive. .p 87-93.

ES “Ursus Speleos”-Skopje. 2011. Study for valorization of natural values of Multipurpose Area “Jasen”. GEF/UNDP/MoEPP. Skopje. .p 150.

MoEPP. 2010a. Study of revaluation of natural values of the Protected Area Monument of Nature “Canyon Matka”. MoEPP. Skopje . .p/.

MoEPP. 2010b. Study for revalorization of natural values of protected area “Tikves” Strict Nature Reserve. Skopje . .p/.

Micevski, B. 2015. Report of Biodiversity conditions of amphibians and reptiles of Ograzden Mt. 2014-2015. Skopje . .p/.

Oxfam Italia. 2011. Study for revalorization of Protected Area Mavrovo Skopje . .p/.

Uzunova, D., Kitanova, D., Spirovska, M., Hristovski, S .2015. Integral Report for the Project implementation. Final report of the project “Ecological data gap analysis and ecological sensitivity map development for the Bregalnica river watershed” . Skopje . .p/.

Sterijovski, B. 2018. Final report for monitoring. Maneko. Skopje . .p/.

Pharmachem. 2018. The Study on Biological Diversity in the Area of Sasa Mine – Makedonska Kamenica. Pharmachem Skopje. Skopje . .p/.

Uhrin et al. 2016. Distribution updates to amphibian and reptile fauna for the Republic of Macedonia . .p 201-220.

Ministry of environment and physical planning. 2018. National biodiversity strategy and action plan : for the period 2018 – 2023. Ministry of environment and physical planning.. Skopje . .p183.

Whittaker, Kellie & Vredenburg, Vance. 2016. “An Overview of Chytridiomycosis”
Pounds, A. 2006. Widespread Amphibian Extinctions from Epidemic Disease Driven by Global Warming . .p 161-167.

Davidson, C., Benard, M.F., Shaffer, H.B., Parker, J.M., O’Leary, C., Conlon, J.M., Rollins-Smith, L.A. 2007. Effects of chytrid and carbaryl exposure on survival, growth and skin peptide defenses in foothill yellow-legged frogs . .p 1771-1776.

Gasc, J-P., Cabela, A., Crnobrnja-Isailović, J., Dolmen, D., Grossenbacher, K., Haffner, P., Lescure, J., Martens, H., Martinez-Rica, J.P., Maurin, H., Oliveira, M.L., Sofianidou, T.S., Veith, M., Zuiderwijk, A. 1997. Atlas of Amphibians and Reptiles in Europe. Societas Europaea Herpetologica & Museum Nationall d’ Histoire Naturelle (IEGB/SPN). Paris. .p 496.

Ministry of Environment and Physical Planning. 2019. NATIONAL biodiversity strategy and action plan : for the period 2019 – 2023 Skopje. .p 183.

Bioeco .2009. Feasibility Study for Ezerani . Skopje . .p/.