LISTA E KUQE KOMBËTARE NË MAQEDONINË E VERIUT

Bretkosa kërcimtare

Rana dalmatina

Македонски

Шумска жаба

English

Agile frog

Përsëri në përmbledhjen e specieve
<< I mëparshëm – Bretkosa e perrenjeve
Bretkosa liqenore – Në vijim >>
Nuk është I

Vlerësuar

Të dhëna të

pamjaftueshme

Më pak I

rrezikuar

AFËR

RREZIKIMIT

I prekshëm I rrezikuar Kritikisht i

rrezikuar

I zhdukur në

natyrën e egër

I zhdukur
NE DD LC NT VU EN CR EW EX
Taksonomia
Informacioni i vlerësimit
Popullata
Habitatet dhe ekologjia
Kërcënimet
Përdorimi dhe tregtia
Ruajtja
Bibliography

Taksonomia

Emër shkencor

Rana dalmatina

Autoritet

Bonaparte, 1840

Sinonimet

Rana agilis Thomas, 1855

Informacioni i vlerësimit

IUCN Red List Category and Criteria

NT, B2b(ii,iii,iv)c(ii,iii,iv)

Data e vlerësimit

Nëntor 2019

Vlerësuesi(t)

Bogoljub Sterijovski

Dragan Arsovski

Rishikuesi(t)

Crnobrnja-Isailović, J.

Kontribuesi(t)

/

Lehtësuesit/Hartuesit

Hofman, M.P.G.

Arsyetimi i vlersimit

Bretkosa kërcimtare është përhapur në Maqedoninë e Veriut, por megjithatë është kufizuar në vendbanimet e përshtatshme të rrjedhave të pyjeve dhe lumenjve (në përgjithësi), e kështu zona e banimit është më e kufizuar (ZB = 1,592 km²). Vendbanimet e tij përballen me kërcënime serioze, sidomos qendrat ujore të shumimit duke i bërë llojet në veçanti të ndjeshme ndaj luhatjeve në zonën e banimit. Nga studimet e fundit të monitorimit, luhatjet ekstreme dhe rënia në vazhdimësi të shkaktuara nga puna jo e duhur dhe mungesa e kontrollit të hidrocentraleve të vogla po vëzhgohet.
Sidoqoftë, bretkosa kërcimtare është shumë e përhapur në Maqedoninë e Veriut (shkalla e saj e paraqitjes =25,208 km²) dhe zona e banimit ka gjasa të jetë e nënvlerësuar; përveç asaj, mund të gjendet në të gjithë shtetet fqinje, e kështu mund të përfitojë nga efektet e shpëtimit rajonal. Për pasojë, është e vlerësuar si afër kërcënimit. Global: LC; Europe: LC

Popullata

Trendi i popullatës aktuale

Në rënie

Përshkrim

Ky lloj konsiderohet i zakonshëm në vendbanime të përshtatshme në Maqedoninë e Veriut. Sidoqoftë, studimet paraprake të monitorimit tregojnë për trendin në rënie të popullacioneve, në nivel nacional (të dhëna të papublikuara) dhe fragmentim të mundshëm. Përgjatë punës jo të duhur të hidrocentraleve të vogla, luhatjet dhe rënia e vazhdueshme e llojeve po vëzhgohet.

Habitatet dhe ekologjia

Sistemet

Ujëra të ëmbla, tokësore, (= ujërat e brendshme)

Habitatet dhe ekologjia

Është gjetur në lëndina dhe vende të hapura me dritë, toka pyjore gjethërënëse (lis, ah, shkozë etj.), dhe më pak i frekuentuar në zabele. Në përgjithësi nuk paraqitet në kullota, zona të punueshme apo në pyje halore. Bretkosa kërcimtare është aktive nga mesi i marsit deri në fillim të tetorit. Aktiviteti mund të shtyhet apo të shkurtohet në lartësi më të larta brenda intervalit të lartësisë duke filluar nga mesi i prillit deri në mes të shtatorit. Riprodhimi fillon në fillim apo në mes të muajit mars dhe në lartësi të mëdha në fillim të prillit në varësi të kushteve të motit. Farëzimi bëhet në ligatina të vogla (pishina, këneta dhe moçale, kanale) brenda pyjeve dhe në skajet e tyre. Tufat e farëve konsistojnë në 400 deri në 1000 vezë të cilat janë zakonisht të ngjitura në pemët afët ujit. Janë regjistruar nivele të larta të mortalitetit të larvave. Për dallim nga Rana temporaria, ky lloj nuk farëzon në një vend.

Përdorimi dhe tregtia

Përdorimi dhe tregtia

Nuk ka shfrytëzim apo tregti të konfirmuar të këtyre llojeve në Maqedoninë e Veriut.

Kërcënimet

Kërcënimet

Në përgjithësi kërcënohet nga kullimi dhe eutrofikimi i vendeve të shumimit, zhvillimi (dhe prerjet) e vendbanimeve të përshtatshme, dhe zhvendosja e vendbanimit të pyjeve gjethërënëse me lloje të papërshtatshme halore. Në nivel lokal ndikohet nga vdekshmëria në rrugë gjatë migrimit të shumimit.
Sipas Sterijovskit (2015) modifikimi dhe fragmentimi i vendbanimeve, sidomos në dhe përeth qendrave riprodhuese, ka qënë një kërcënim historik që mbetet edhe sot. Ndryshimi klimatik mund të paraqesë kërcënime serioze për këto lloje sidomos nëse ka ndikim në disa refugia siç janë gryka e Taorit, gryka e lumit Treska, lumi i zi, rajoni i Ohrit – Prespës, dhe varmgali Nixhes dhe Kozhufit (MMJPH 2003a; b). Së fundi, ndërtimi dhe puna operative e hidrocentraleve të vegjël paraqesin një kërcënim serioz për këto lloje. Monitorimi i fundit i tyre tregon rezultatet e luhatjeve ekstreme dhe rënie të popullacioneve të shkaktuara nga puna jo e duhur dhe mungesa e kontrollit në hidrocentralet e vogla.
Kërcënimet e këpurdhave Batrachochytrium dendrobatidis dhe Batrachochytrium salamandrivorans janë detektuar së fundi në Gadishullin Ballkanik. Këto te ujëtokësorët shkaktojnë sëmundjen e njohur si Chytridiomycosis (Whittaker and Vredenburg, 2016). Studimet kanë treguar se ndryshimet klimatike lehtësojnë përhapjen e kësaj sëmundjeje (Pounds, A. 2006), dhe shkencëtarët sygjerojnë se pesticidet mund të pengojnë mbrojtjen e imunitetit të lindur, dhe të rrisin ndjeshmërinë ndaj kësaj sëmundjeje (Davidson et al. 2007). Kjo kërkon masa urgjente parandaluese, kryesisht në formë të monitorimit ashtuqë shenjat fillestare të këpurdhave në Maqedoninë e Veriut janë kapur në kohë dhe janë vendosur në karantinë.

Ruajtja

Ruajtja

Është rradhitur në Shtojcën II të Konventës të Bernës dhe të Direktivës të BE-së për zogjtë dhe vendbanimet. Ky lloj është mbrojtur me legjislacionin nacional dhe është në listen e llojeve të egra të mbrojtura të Maqedonisë së Veriut (Gazeta Zyrtare Nr.139. 2011). Në pjesë të këtij diapazoni të llojeve, në kuadër të studimeve të vlerësimeve të ndryshme të ndikimit në mjedis (VNM), janë rekomanduar masat zbutëse për të zvogëluar vrasjen në rrugë. Variacionet e karakteristikave të historisë të jetës duhet të monitorohen kundrejt variacioneve në kërcënime dhe presione.

Sipas “Strategjisë nacionale për biodiversitet me plan veprim” (Ministria e mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor, 2018), kënetat, sidomos kënetat e lartësisë të lartë ndikohen nga degradimi si rezultat i konverzimit të tokës për shkak të intensifikimit të bujqësisë, mungesës të furnizimit me ujë, ujitjes, popullimit të peshqve, mungesës të trajtimit të ujërave të zeza dhe aktivitetet e ndërtimit. Nevojiten urgjentisht planet e veprimit për ruajtjen e qendrave riprodhuese të bretkosave dmth të ligatinave.

Veprimi nacional për “parandalimin e humbjes, degradimit dhe fragmentimit të vendbanimeve natyrore të rëndësisë nacionale dhe ndërkombëtare” prioritizon këto veprime (Strategjia nacionale për biodiversitet me plan veprim, 2018):

  • 10.4 Mbrojtja dhe restaurimi i vendbanimeve kënetore/ligatinat dhe vendbanimet ripariane

  • 10.4.1 Identifikimi i kënetave ultësinore më të ndikuara/ligatinat dhe përgatitja e planeve të veprimit për ruajtjen e tyre

  • 10.4.2 Identifikimi i kënetave me të ndikuara me lartësi të lartë/ligatinat dhe përgatitja e planeve të veprimit për ruajtjen e tyre

  • 10.4.3 Hartimi i planit dhe realizimi i aktiviteteve për parandalimin e kënetave dhe degradimit të ligatinave për shkak të intensifikimit të bujqësisë, ujitjes, popullimit të peshqve dhe aktivitetet tjera të sektorëve ekonomik

  • 10.4.4 Realizimi i pilot masave për restaurimin e ligatinave

Bibliografia

Bibliografia

Sillero, N., Campos, J., Bonardi, A., Corti, C., Creemers, R., Crochet, P.-A., Crnobrnja-Isailović, J., Denoël, M., Ficetola, G.F., Gonçalves, J., Kuzmin, S., Lymberakis, P., de Pous, P., Rodríguez, A., Sindaco, R., Speybroeck, J., Toxopeus, B., Vieites, D.R., Vences, M. 2014 Updated distribution and biogeography of amphibians and reptiles of Europe . .p 1-31.

Sterijovski, B. 2015 Conservation and protection status of amphibians in Macedonia. Pelagic Publishing. Exeter, UK. .p 67-73.

Doflein, F. 1921. Mazedonien, Erlebnisse und beobachtungen eines Naturforschers im gefolge des Deutschen heeres Verlang von Gustav Fischer Jena . .p592.

Dimovski, А. 1963. Herpetofauna na skopska kotlina. I – zoogeografski i ekološki pregled. . .p 189-221.

Dimovski, A. 1959. I prilog kon herpetofaunata na Makedonija (Beitrag zur Herpetofauna Mazedoniens) . .p 13-17 [in Macedonian, with German summary]

Dimovski, A . 1981. Vodozemci i vlečugi na Nacionalnot park Galičica. [Amphibies et reptiles du park national de Galitchitsa].. .p 63-74. [in Macedonian, with French summary]

Hristovski, N. 1979. Nematodite od podred Oxyurata Skrjabin, 1923 vo Bitolsko. . .p 135-157.

Karaman, S. 1922. Beiträge zur Herpetologie von Mazedonien. . .p 278-299.

Karaman, S. 1928. III Prilog herpetologiji Jugoslavije. . .p 214-241. [in Serbian]

Karaman, S. 1937 .Fauna južne Srbije . .p 161- 179. [in Serbian]

Melovski, Lj., Ivanov, Gj., Angelova, N., Velevski, M., Hristovski, S. 2008. Monospitovsko blato. Poslednoto mocuriste vo Makedonija. Opstina Bosilovo Bosilovo . .p56.

Muller, L. -1933. Beitriige zur Herpetologie der siidosteuropiiischen Halbinsel. IL Herpetologisch Neues aus Bulgarien . .p 1-4.

Nikolovski, T. 1960. Gmizavci i vodozemci iz okoline Bitolja Diplomski rad, PMF Grupa za biologiju Beograd. .p 12.

Sidorovska, V., Petkovski, S.,Dzukic, G., Smith, R. D. 2006 The Pelister Dragon: Faunal and Zoogeographical Characteristics of Mt. Pelister Amphibians and Reptiles . .p 65-94.

Sterijovski, B., Stamatoski, B. 2002b. Results of the herpetological investigation on Ogražden Mt.. . .p 155-158.

Sterijovski, B., Stamatoski, B., Jovanoski, N., Spasikova, S. 2002a. Qualitative research of herpetofauna of Jakupica Massif . .p 151-154.

Sterijovski, B., Aleksovska, K., Tasevski, S. 2010b. Distribution and valorization of amphibians and reptiles on Jablanica Mountain. .p 81-85.

Sterijovski, B., Malceska, F., Tokov, T., Stamatoski, B., Tasevski, S. 2010a. Qualitative research of Amphibians and Reptiles on Kozuf massive. .p 87-93.

ES “Ursus Speleos”-Skopje 2011 Study for valorization of natural values of Multipurpose Area “Jasen”. GEF/UNDP/MoEPP. Skopje . .p150.

MoEPP. 2010a. Study of revaluation of natural values of the Protected Area Monument of Nature “Canyon Matka”. MoEPP. Skopje . .p/.

MoEPP. 2010b. Study for revalorization of natural values of protected area “Tikves” Strict Nature Reserve. Skopje . .p/.

Micevski, B. 2015. Report of Biodiversity conditions of amphibians and reptiles of Ograzden Mt. 2014-2015 . Skopje . .p/.

Oxfam Italia. 2011. Study for revalorization of Protected Area Mavrovo. Skopje . .p/.

BIOECO. -2009. Feasibility Study for Ezerani Skopje . .p/.

Uzunova, D., Kitanova, D., Spirovska, M., Hristovski, S. 2015. Integral Report for the Project implementation. Final report of the project “Ecological data gap analysis and ecological sensitivity map development for the Bregalnica river watershed”. Skopje . .p/.

Pharmachem .2018. The Study on Biological Diversity in the Area of Sasa Mine – Makedonska Kamenica. Pharmachem Skopje. Skopje . .p/.

Uhrin et al. 2016 Distribution updates to amphibian and reptile fauna for the Republic of Macedonia . .p 201-220.

Buckland, S. T., Anderson, D. R., Burnham, K. P. and Laake, J. L. 1993. Distance Sampling: Estimating Abundance of Biological Populations Chapman and Hall. London . .p/.

Ministry of environment and physical planning. 2018. National biodiversity strategy and action plan : for the period 2018 – 2023 Ministry of environment and physical planning. Skopje. .p 183.

Ministry of Environment and Physical Planning .2003a. Country study of biodiversity of the Republic of Macedonia. First National Report. Ministry of Environment and Physical Planning. Skopje. .p 218.

Ministry of Environment and Physical Planning. 2003b. Biodiversity strategy and action plan for the Republic of Macedonia. Ministry of Environment and Physical Planning. Skopje. .p 134.

Whittaker, Kellie & Vredenburg, Vance. 2016 .”An Overview of Chytridiomycosis”
Pounds, A. 2006. Widespread Amphibian Extinctions from Epidemic Disease Driven by Global Warming . .p 161-167.

Davidson, C., Benard, M.F., Shaffer, H.B., Parker, J.M., O’Leary, C., Conlon, J.M., Rollins-Smith, L.A. 2007. Effects of chytrid and carbaryl exposure on survival, growth and skin peptide defenses in foothill yellow-legged frogs . .p 1771-1776.

Sterijovski, B. 2014. Conservation and Protection Status of Amphibians in Macedonia Pelagic Publishing . .p 78–84.

Zelenakova et al. 2018. Environmental Impact of Small Hydro Power Plant—A Case Study. . .p 1-10.

Slavevska & Hinic. 2017. Ecological integrity assessment of four rivers in Macedonia affected by derivation hydropower schemes based on aquatic macroinvertebrates. Final Report. Skopje. .p 31.

Gasc, J-P., Cabela, A., Crnobrnja-Isailović, J., Dolmen, D., Grossenbacher, K., Haffner, P., Lescure, J., Martens, H., Martinez-Rica, J.P., Maurin, H., Oliveira, M.L., Sofianidou, T.S., Veith, M., Zuiderwijk, A. 1997. Atlas of Amphibians and Reptiles in Europe Societas Europaea Herpetologica & Museum Nationall d’ Histoire Naturelle (IEGB/SPN). Paris . .p496.

2011. Official gazette of Republic of Macedonia. No.139. Skopje . .p/.
.