LISTA E KUQE KOMBËTARE NË MAQEDONINË E VERIUT

Bretkosa e perrenjeve

Rana graeca

Македонски

Поточна жаба

English

Greek stream frog

Përsëri në përmbledhjen e specieve
<< I mëparshëm – Bretkosa e malit
Bretkosa kërcimtare – Në vijim >>
Nuk është I

Vlerësuar

Të dhëna të

pamjaftueshme

Më pak I

rrezikuar

AFËR

RREZIKIMIT

I prekshëm I rrezikuar Kritikisht i

rrezikuar

I zhdukur në

natyrën e egër

I zhdukur
NE DD LC NT VU EN CR EW EX
Taksonomia
Informacioni i vlerësimit
Popullata
Habitatet dhe ekologjia
Kërcënimet
Përdorimi dhe tregtia
Ruajtja
Bibliography

Taksonomia

Emër shkencor

Rana graeca

Autoritet

Boulenger, 1891

Sinonimet

/

Informacioni i vlerësimit

IUCN Red List Category and Criteria

NT, B2b(ii,iii)c(ii,iii)

Data e vlerësimit

Nëntor 2019

Vlerësuesi(t)

Bogoljub Sterijovski

Dragan Arsovski

Rishikuesi(t)

Crnobrnja-Isailović, J.

Kontribuesi(t)

/

Lehtësuesit/Hartuesit

Hofman, M.P.G.

Arsyetimi i vlersimit

Bretkosa e përrenjve është e përhapur në të gjithë Maqedoninë e Veriut, por megjithastë është përhapur në vendbanimet e përshtatshme të pyjeve dhe rrjedhave të maleve të larta dhe lumenjve (në përgjithësi), e kështu zona e banimit (ZB) është më e kufizuar, por mund të jetë lehtësisht e nënvlerësuar. Gjatë gjithë ZB, popullacionet janë të kërcënuara me fragmenitm për shkak të degradimit të pyjeve, zabeleve me shkurre dhe livadhet, dhe kullimi dhe ndotja e ligatinave. Mbi të gjitha, ky ujëtokësor kërcënohet nga ndërtimi dhe funksionimi dukshëm i pakontrolluar i hidocentraleve të vogla të cilat shpesh dështojnë që të ofrojnë minimumin e nivelit ekologjik të ujit në qendrat e shumimit të ujëtokësorëve të cilat i ndikon. Këto kërcënime shkaktojnë luhatje ne ZB dhe cilësinë e vendbanimit. Nga studimet e fundit të monitorimit, luhatja ekstreme dhe rënia e vazhdueshme që janë vëzhguar, janë shkaktuar nga puna jo e duhur dhe mungesa e kontrollit të hidrocentraleve të vogla. Për më tepër, llojet përballojnë trajtimet e njëjta në të gjithë shtetet fqinje (veçanërisht përpjekjet intensive në vendosjen e hidrocentraleve të vogla) kështu pavarësisht pranisë të tij dhe pavarësisht ZB mundësisht të nënvlerësuar, me shumë gjasa nuk do të përfitojë nga efektet e shpëtimit rajonal, që përfundimisht imponon vlerësimin e kërcënimit të afërt.. Global: LC; Evropa: LC.

Popullata

Trendi i popullatës aktuale

Në rënie

Përshkrim

Ky lloj konsiderohet i zakonshëm në vendbanime të përshtatshme në Maqedoninë e Veriut. Sidoqoftë, studimet paraprake të monitorimit tregojnë trendin në rënie të popullacionit, në nivel nacional (të dhëna të papublikuara) dhe fragmentim të mundshëm. Përgjatë punës jo të duhur të hidrocentraleve të vogla, po vëzhgohen luhatjet dhe rënia e vazhdueshme e këtyre llojeve.

Habitatet dhe ekologjia

Sistemet

Ujëra të ëmbla, tokësore (= ujërat e brendshme)

Habitatet dhe ekologjia

Ky është lloj kryesisht ujor i shoqëruar me rrjedha dhe burime të ftohta, të vegjël dhe të pastër, shpesh të lokalizuara në pyje të errëta gjithërënëse dhe të përziera. Gjithashtu mund të ndodh në këneta dhe livadhe dhe reth pishinave glaciale në liqene. Shumimi dhe zhvillimi i larvave po ndodh në këto trupa ujor. Supozohet se llojet mund të tolerojnë modifikime të lehta të vendbanimeve. Bretkosa e përrenjve është aktive nga mesi i marsit deri në fillim të tetorit. Aktiviteti mund të shtyhet dhe të shkurtohet në lartësi të larta duke filluar në mes të të prillit deri në mes të shtatorit. Riprodhimi fillon në mes të prillit ose majit (në rajonet malore, riprodhimi është vëzhguar në fillim të qershorit).

Përdorimi dhe tregtia

Përdorimi dhe tregtia

Nuk ka shfrytëzim dhe shitje të konfirmuar të këtyre llojeve në Maqedoninë e Veriut.

Kërcënimet

Kërcënimet

Një kërcënim serioz të këtyre llojeve është humbja e vendbanimeve të përshtatshme, që rezultojnë nga zjarret e pyjeve, drenazha respektivisht kullimi i ligatinave, ndërtimi i digave etj. Në disa vende ndikohet edhe nga ndotja.

Sipas Sterijovskit (2015) modifikimi dhe fragmentimi i vendbanimeve, sidomos në dhe përeth qendrave të riprodhimit, ka qënë një kërcënim historik që mbetet edhe sot. Ndryshimi klimatik mund të paraqesë një kërcënim serioz për këto lloje, veçanërisht nëse ndikon disa prej refugiave të saj siç janë gryka e Taorit, gryka e lumit Treska, Lumi i Zi, së bashku me grykat e lumenjve Raec dhe Blasnica, pastaj Jama, rajoni i Mavrovës-Radikës, mali Baba, rajoni i Ohrit-Prespës, dhe vargmali i Nixhes dhe Kozhufit (MMJPH, 2003a; 2003b). Së fundi, ndërtimi dhe puna operative e hidrocentraleve të vogla paraqesin një kërcënim serioz për këto lloje. Monitorimi i fundit po tregon rezultatet e luhatjeve ekstreme dhe rënies të popullacioneve të shkaktuara nga puna jo e duhur dhe mungesa e kontrollit në hidrocentralet e vogla.

Në fund dhe fatkeqësisht, kërcënimet e këpurdhave Batrachochytrium dendrobatidis dhe Batrachochytrium salamandrivorans janë detektuar së fundi në Gadishullin Ballkanik. Këto shkaktojnë te ujëtokësorët sëmundjen e njohur si Chytridiomycosis (Whittaker and Vredenburg, 2016 Studimet kanë treguar se ndryshimet klimatike lehtësojnë përhapjen e kësaj sëmundjeje (Pounds, A. 2006), dhe shkëncetarët sygjerojnë se pesticidet mund të pengojnë mbrojtjen e lindur të imunitetit, dhe të rrisin ndjeshmërinë ndaj kësaj sëmundjeje (Davidson et al. 2007). Kjo kërkon masa urgjente parandaluese, kryesisht në formë monitorimi, ashtuqë shenjat fillestare të këpurdhave në Maqedoninë e Veriut janë kapur dhe vendosur në karantinë.

Ruajtja

Ruajtja

Është rradhitur në Aneksin IV të Direktivës të BE-së të Zogjve dhe Vendbanimeve dhe Shtojca III e Konventës të Bernës. Ky lloj është mbrojtur nga legjislacioni nacional sepse është në listën e llojeve të egra të mbrojtura të Maqedonisë së Veriut (Gazeta Zyrtare Nr.139. 2011).

Sipas “Strategjisë nacionale per biodiversitet me plan veprim” (Ministria e mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor, 2018) kënetat e në veçanti kënetat e lartësisë të lartë ndikohen nga degradimi si rezultat i konverzionit të tokës për shkak të intensifikimit të bujqësisë, mungesës të furnizimit me ujë, ujitjes, popullimit të peshqve, mungesës të trajtimit të ujërave të zeza dhe aktivitetet e ndërtimit. Nevojiten urgjentisht planet e veprimit për ruajtjen e qendrave të riprodhimit të kësaj këpurdhe dmth ligatinat.

Veprimi nacional për “parandalimin e humbjes, degradimit dhe fragmentimit të vendbanimeve natyrore të rëndësisë nacionale dhe ndërkombëtare” prioritizon këto veprime (Ministria e mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor, 2018):

o   10.4 Mbrojtja dhe restaurimi i vendbanimeve kënetore/ligatinave dhe vendbanimeve ripariane

o   10.4.1 Identifikimi i kënetave ultësinore më të ndikuara/ligatinat dhe përgatitja e planit të veprimit për ruajtjen e tyre

o   10.4.2 Identifikimi i kënetave më të ndikuara të lartësisë të lartë /ligatinat dhe përgatitja e planeve të veprimit për ruajtjen e tyre

o   10.4.3 Hartimi i planit dhe realizimi i aktiviteteve për parandalimin e degradimit të kënetave dhe ligatinave për shkak të intensifikimit të bujqësisë, ujitjes, popullimit të peshqve dhe aktivitetet tjera të sektorëve ekonomik

o   10.4.4 Realizimi i pilot masave për restaurimin e ligatinave.

Bibliografia

Bibliografia

Sillero, N., Campos, J., Bonardi, A., Corti, C., Creemers, R., Crochet, P.-A., Crnobrnja-Isailović, J., Denoël, M., Ficetola, G.F., Gonçalves, J., Kuzmin, S., Lymberakis, P., de Pous, P., Rodríguez, A., Sindaco, R., Speybroeck, J., Toxopeus, B., Vieites, D.R., Vences, M. 2014 Updated distribution and biogeography of amphibians and reptiles of Europe . .p 1-31.

Sterijovski, B. 2015. Conservation and protection status of amphibians in Macedonia. Pelagic Publishing. Exeter, UK . .p67-73.

Doflein, F. 1921. Mazedonien, Erlebnisse und beobachtungen eines Naturforschers im gefolge des Deutschen heeres. Verlang von Gustav Fischer Jena. .p 592.

Dimovski, A 1981 Vodozemci i vlečugi na Nacionalnot park Galičica. [Amphibies et reptiles du park national de Galitchitsa].. .p 63-74. [in Macedonian, with French summary]

Džukić, G. 1972. Herpetološka zbirka Prirodnjačkog muzeja u Beogradu. (Herpetological collection of the Belgrade Museum of Natural History).. .p 165-180.

Karaman, S. 1922. Beiträge zur Herpetologie von Mazedonien. . .p 278-299.

Karaman, S. 1928. III Prilog herpetologiji Jugoslavije. . .p 214-241. [in Serbian]

Karaman, S. 1931. Zoološke prilike Skopske kotline. . .p 214-241. [in Serbian]

Melovski, Lj., Ivanov, Gj., Angelova, N., Velevski, M., Hristovski, S. 2008. Monospitovsko blato. Poslednoto mocuriste vo Makedonija. Opstina Bosilovo. Bosilovo. .p 56.

Muller, L. -1933. Beitriige zur Herpetologie der siidosteuropiiischen Halbinsel. IL Herpetologisch Neues aus Bulgarien . .p 1-4.

Sidorovska, V., Petkovski, S.,Dzukic, G., Smith, R. D. 2006. The Pelister Dragon: Faunal and Zoogeographical Characteristics of Mt. Pelister Amphibians and Reptiles . .p 65-94.

Sterijovski, B., Stamatoski, B. 2002b. Results of the herpetological investigation on Ogražden Mt.. . .p 155-158.

Sterijovski, B., Stamatoski, B., Jovanoski, N., Spasikova, S. 2002a. Qualitative research of herpetofauna of Jakupica Massif . .p 151-154.

Sterijovski, B., Aleksovska, K., Tasevski, S. 2010b. Distribution and valorization of amphibians and reptiles on Jablanica Mountain . .p 81-85.

Sterijovski, B., Malceska, F., Tokov, T., Stamatoski, B., Tasevski, S. 2010a. Qualitative research of Amphibians and Reptiles on Kozuf massive. .p 87-93.

ES “Ursus Speleos”-Skopje. 2011. Study for valorization of natural values of Multipurpose Area “Jasen”. GEF/UNDP/MoEPP. Skopje. .p 150.

MoEPP. 2010b. Study for revalorization of natural values of protected area “Tikves” Strict Nature Reserve . Skopje . .p/.

Micevski, B. 2015. Report of Biodiversity conditions of amphibians and reptiles of Ograzden Mt. 2014-2015 . Skopje . .p/.

Oxfam Italia. 2011. Study for revalorization of Protected Area Mavrovo. Skopje . .p/.

Uzunova, D., Kitanova, D., Spirovska, M., Hristovski, S. 2015. Integral Report for the Project implementation. Final report of the project “Ecological data gap analysis and ecological sensitivity map development for the Bregalnica river watershed”. Skopje . .p/.

Sterijovski, B. 2018. Final report for monitoring. Maneko. Skopje . .p/.

Pharmachem. 2018. The Study on Biological Diversity in the Area of Sasa Mine – Makedonska Kamenica. Pharmachem Skopje. Skopje . .p/.

Buckland, S. T., Anderson, D. R., Burnham, K. P. and Laake, J. L. 1993. Distance Sampling: Estimating Abundance of Biological Populations Chapman and Hall. London . .p/.

Ministry of environment and physical planning. 2018. National biodiversity strategy and action plan : for the period 2018 – 2023 Ministry of environment and physical planning. Skopje. .p 183.

Ministry of Environment and Physical Planning. 2003a. Country study of biodiversity of the Republic of Macedonia. First National Report. Ministry of Environment and Physical Planning. Skopje. .p 218.

Ministry of Environment and Physical Planning. 2003b. Biodiversity strategy and action plan for the Republic of Macedonia Ministry of Environment and Physical Planning. Skopje. .p 134.

Whittaker, Kellie & Vredenburg, Vance 2016 “An Overview of Chytridiomycosis”
Pounds, A. 2006 .Widespread Amphibian Extinctions from Epidemic Disease Driven by Global Warming . .p 161-167.

Davidson, C., Benard, M.F., Shaffer, H.B., Parker, J.M., O’Leary, C., Conlon, J.M., Rollins-Smith, L.A. 2007. Effects of chytrid and carbaryl exposure on survival, growth and skin peptide defenses in foothill yellow-legged frogs . .p 1771-1776.

Zelenakova et al. 2018. Environmental Impact of Small Hydro Power Plant—A Case Study. . .p 1-10.

Slavevska & Hinic .2017. Ecological integrity assessment of four rivers in Macedonia affected by derivation hydropower schemes based on aquatic macroinvertebrates. Final Report. Skopje. .p 31.

Gasc, J-P., Cabela, A., Crnobrnja-Isailović, J., Dolmen, D., Grossenbacher, K., Haffner, P., Lescure, J., Martens, H., Martinez-Rica, J.P., Maurin, H., Oliveira, M.L., Sofianidou, T.S., Veith, M., Zuiderwijk, A. 1997. Atlas of Amphibians and Reptiles in Europe Societas Europaea Herpetologica & Museum Nationall d’ Histoire Naturelle (IEGB/SPN). Paris. .p 496.

2011. Official gazette of Republic of Macedonia. No.139 . Skopje . .p/.