LISTA E KUQE KOMBËTARE NË MAQEDONINË E VERIUT

Angelica palustris

Angelica palustris

Македонски

Барска Ангелика

English

Marsh Angelica

Përsëri në përmbledhjen e specieve
<< I mëparshëm – Ramondë e Serbisë
Lindernia procumbens – Në vijim >>
Nuk është i
vlerësuar
Të dhëna të
pamjaftueshme
Më pak i
rrezikuar
Afër
rrezikimit
I prekshëm I rrezikuar KRITIKISHT I

RREZIKUAR

I zhdukur në
natyrën e egër
I zhdukur
NE DD LC NT VU EN CR EW EX
Taksonomia
Informacioni i vlerësimit
Popullata
Habitatet dhe ekologjia
Kërcënimet
Përdorimi dhe tregtia
Ruajtja
Bibliography

Taksonomia

Emër shkencor

Angelica palustris

Autoritet

Hoffm.

Sinonimet

/

Informacioni i vlerësimit

IUCN Red List Category and Criteria

CR   B1ab(i,ii,iii)+2ab(i,ii,iii)

Data e vlerësimit

Nëntor 2019

Vlerësuesi(t)

Matevski, V.

Rishikuesi(t)

Charni, A.

Kontribuesi(t)

Cvetkoska, C.

Kostadinovski, M.

Ćušterevska, R.

Lehtësuesit/Hartuesit

Hofman, M.P.G.

Arsyetimi i vlersimit

Popullata e vetme e kësaj specie në vend ndodhet në një lokalitet të vetëm dhe Zona e saj e okupimit (ZeO) dhe shtrirja e ndodhjes (SheN) janë shumë të vogla. Ndërtimet e infrastrukturës (restorant, urë që lidh ishullin dhe tokën, shtigjet, etj) janë kërcënime për zvogëlimin e zonës dhe cilësinë e habitatit. Vetëm 170 individë të maturuar ekzistojnë, por nuk ka të dhëna të mjaftueshme nga e kaluara për të vlerësuar rënie të vazhdueshme.

Sipas Vlerësimit të Listës së Kuqe të IUCN të BE-së, kjo specie është MDh.

Popullata

Trendi i popullatës aktuale

Në rënie

Përshkrim

Në Maqedoninë e Veriut numri i popullatës së species është shumë i vogël. Gjatë hulumtimit në terren u përcaktuan të dhënat e sakta për statusin e numrit të popullatës së kësaj specie në vendin e specifikuar. Numri i popullatës së species është 170, në sipërfaqe prej 5.000 m2.

Habitatet dhe ekologjia

Sistemet

/

Habitatet dhe ekologjia

Preferon të rritet në tokë të ndryshme, nga toke me lagështirë, rërë dhe argjilë dhe mund të tolerojë pozicion me diell ose me gjysmë.
Në lokalitetin e vetëm të njohur në Maqedoninë e Veriut, zhvillohet në zona me hije, menjëherë pranë burimeve të lumit Drini i Zi, nën tendën e gjerë të Alnus glutinosatrungjeve. Zona ku zhvillohet kjo specie është në kontakt të drejtpërdrejtë me sipërfaqet e parkut që vazhdimisht mirëmbahen me kositja (të dhëna personale nga V. Matevski).

Përdorimi dhe tregtia

Përdorimi dhe tregtia

Familja Apiaceae, e cila përfshin llojin angjelika, paraqet një nga familjet bimore me përqindje më të lartë të bimëve mjekësore. Disa specie të llojit angjelika njihen si bimë mjekësore, por përdorimi i specieve Angelica palustris për qëllime mjekësore nuk është i njohur. Mirëpo, shpërndarja e kufizuar e saj në territorin e Maqedonisë së Veriut dhe popullata e pakët e kësaj specie, nuk paraqet interes të veçantë nga ai aspekt.

Kërcënimet

Kërcënimet

Angelica palustris është specie bimore me shpërndarje të gjerë, por popullata e saj është shumë e fragmentuar dhe e izoluar. Për shkak të kësaj, specia është nën kërcënim. Popullata e bimës është përgjithësisht e vogël dhe e reduktuar në numër, kryesisht për shkak të humbjes së habitatit, dhe shfaqin zvogëlim të theksuar të vitalitetit biologjik.
Në Maqedoninë e Veriut, Angelica palustris rritet në zonë me aktivitet turistike intensive në lokalitetin e Shën Naumit, veçanërisht në periudhën e verës dhe vjeshtës. Duke ecur nëpër park ku rritet kjo specie, një pjesë e popullatës së saj është e ekspozuar ndaj shkeljes. Ndërtimet infrastrukturore (restorante, një urë që lidh ishullin dhe tokën, shtigjet, etj) janë kërcënime për mbijetesën e kësaj specie në këtë lokalitet.

Ruajtja

Ruajtja

Vendndodhja ku rritet kjo specie ndodhet brenda kufijve të PK Galiçicës dhe në vijën e bregut të Liqenit të Ohrit, e cila është pjesë e listës së UNESCO-s si trashëgimi natyrore.
Specia duhet të ketë status të veçantë të mbrojtjes, duke pasur parasysh që ky lokalitet është qendër turistike me dukshmëri të madhe veçanërisht në verë dhe vjeshtë, kur bima ka periudhën optimale vegjetative dhe riprodhuese të zhvillimit. Duhet të merret në konsideratë në Planet Hapësinore të PK Galiçica.

Për shkak të statusit të saj, si e mbrojtur në mbarë Evropën, kjo bimë është përfshirë në Konventën e Bernit dhe më pas është vendosur në Aneksin II të BE, Direktivës për Florën-Faunën — Natura 2000.

Bibliografia

Bibliografia

Tutin, T.G., Heywood, V.H., Burges, N.A., Moore, D.M., Valentine, D.H., Walters, S.M. and Webb, D.A. 1968. Rosaceae to Umbelliferae, Flora Europaea. Cambridge University Press. Cambridge. .p 469.

Micevski, K. and Matevski, V. 2005. Flora na Republika Makedonija. .p 1433-1715.